Për largimin e trupave amerikanë nga Afganistani, presidenti Joe Biden tha se është kryer një nga operacionet më të mëdha në histori , ku nga ajri janë evokuara mbi 120 mijë persona. Biden tha se do të ndihmojnë për evakuimin e amerikanëve që janë me shtetësi të dyfishtë dhe nuk duan të qëndrojnë në Afganistan.
"Janë 100-200 amerikanë të tillë ende në Afganistan", tha Biden ndërsa shtoi se talebanët duhet të flasin me vepra e jo fjalë në lidhje me premtimet se do u sigurojnë atyre kalim të sigurt në aeroport.
Biden pati një paralajmërim edhe për këdo që tenton të kërcënojë SHBA, duke thënë se përgjigja do jetë e fortë pasi "SHBA nuk falin dhe nuk harrojnë". Ai shprehu mbështetjen për afganët, ku tha se do i ndihmojnë përmes diplomacisë dhe ndihmës .
Më herët talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas gati 20 vitesh në Afganistan, duke e përshkruar tërheqjen e tyre si një "moment historik" ndërsa deklaruan se vendi tani është një "komb i lirë dhe sovran".
Me largimin dje nga Kabulli të avionit të fundit ushtarak të SHBA-së me të evakuar, ka marrë fund lufta 20-vjeçare e SHBA. Duke folur me gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja e grupit të tij "u përket të gjithëve".
"Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran", tha ai, duke shtuar se amerikanët "nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake".
Ai gjithashtu premtoi se Afganistani do të ketë "marrëdhënie diplomatike pune" me Perëndimin, duke u zotuar se afganët "do të mbrojnë lirinë, pavarësinë dhe vlerat islame".
Më parë, gjenerali marins Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, njoftoi se trupat e fundit amerikane të dërguara për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik nga talebanët kanë fluturuar nga Kabuli në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1'200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën. Përpjekjet e luftës amerikane nganjëherë dukej se po vazhdonin pa pasur ndonjë objektiv përfundimtar, me pak shpresë për fitore dhe vëmendje minimale nga Kongresi për mënyrën se si u shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë për dy dekada. Kostoja njerëzore ishte e lartë: dhjetëra mijëra amerikanë u plagosën përveç të vdekurve, për të mos përmendur pasojat psikologjike.
Presidenti i SHBA, Biden pati një paralajmërim për të gjithë ata që kërcënojnë Amerikën duke thënë se "Ne nuk do të falim, harrojmë, ne do t'ju gjuajmë deri në skajet e tokës dhe ju do të paguani çmimin përfundimtar".
Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës. Ai shton se Amerika do të flasë për të drejtat e njerëzve afganë, përfshirë gratë dhe vajzat.
"Unë kam qenë i qartë se të drejtat e njeriut do të jenë në qendër të politikës së jashtme", thotë ai.
Sa i përket zotimit të talebanëve për të lejuar evakuimet Biden tha se ata marrin për bazë veprat jo fjalët. Presidenti amerikan tha se megjithëse SHBA ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, do të punojë për të siguruar që talebanët të përmbushin premtimet e tyre, përfshirë sigurimin e kalimit të sigurt për ata që duan të largohen nga vendi.
Biden iu referua një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB për krijimin e një zone "kalimi të sigurt" për njerëzit që kërkojnë të largohen nga aeroporti i Kabulit.
"Rezoluta dërgon një mesazh të qartë të asaj që bashkësia ndërkombëtare pret që talebanët të ndërmarrin në vijim, veçanërisht lirinë e udhëtimit, lirinë e evakuimit," tha Biden.
"Ne jemi bashkuar mbi 100 vende që janë të vendosur të sigurohen që talebanët të mbajnë premtimet”, tha Biden
Biden e ka cilësuar misioni i evakuimit të projektuar nën "stres dhe sulm të rëndë". Që nga marsi, amerikanëve në Afganistan u ishin dhënë "paralajmërime të shumta" dhe një shans për të lënë vendin.
Pas fillimit të evakuimit, SHBA identifikoi rreth 5,000 qytetarë amerikanë që tani donin të largoheshin.
Rreth 100-200 amerikanë mbeten - shumica e të cilëve kanë kombësi të dyfishtë. "Përfundimi" është 90% e amerikanëve që donin të largoheshin ishin në gjendje, tha Biden, ndërsa shtoi se SHBA mbetet e përkushtuar për t’i nxjerrë jashtë nëse duan të dalin
Presidenti Biden tha se ai pranon përgjegjësinë për vendimin për t'u tërhequr nga Afganistani, duke shtuar se ai beson se qëndrimi më i gjatë nuk ishte një opsion.
"Disa thonë se ne duhet të kishim filluar evakuimin masiv më herët dhe nuk mund ta kishim bërë këtë në një mënyrë më të rregullt, unë nuk pajtohem ", tha ai.
Biden tha se ai beson se edhe nëse evakuimet do të kishin filluar në qershor ose korrik, prapë "do të kishte pasur një nxitim për në aeroport".
"Ende do të kishte qenë një mision shumë i vështirë dhe i rrezikshëm," tha ai, duke shtuar se asnjë evakuim nga fundi i luftës nuk mund të ishte bërë pa të njëjtat "kompleksitete dhe sfida".
Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp pas përfundimit të lutën 20 vjeçare në Afganistan dhe tërheqjes përfundimtare të trupave amerikanë. Biden e filloi fjalimin e tij duke falënderuar personelin ushtarak amerikan për punën e tyre duke evakuuar më shumë se 120,000 nga Kabuli.
"Ky numër është më shumë se dyfishi i asaj që shumica e ekspertëve mendonin se ishte e mundur," tha ai. "Asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë."
Ai tha se operacioni nuk do të ishte i mundur pa "aftësinë, trimërinë dhe guximin vetëmohues" të trupave amerikane, diplomatëve dhe personelit të inteligjencës.
"Ata e bënë atë duke u përballur me një turmë të madhe turmash që kërkonin të largoheshin nga vendi dhe e bënë atë duke ditur që terroristët e Isis-K, armiqtë e betuar të talebanëve, fshiheshin në mes të atyre turmave.", tha Biden,
Trembëdhjetë trupa amerikanë u vranë në operacion, si dhe 20 u plagosën.
Biden pranoi se ushtria afgane u rrëzua më shpejt nga sa pritej para afatit të 31 gushtit.
"Unë ende udhëzova ekipin tonë të sigurisë kombëtare që të përgatitet për çdo eventualitet, madje edhe atë," tha ai. "Ne ishim gati kur forcat afgane të sigurisë ... nuk qëndruan aq gjatë sa priste dikush."
Më shumë se 2,400 ushtarakë amerikanë u vranë në luftën afgane, me gati 23,000 të plagosur.
Në një artikull të Corriere della Sera janë përllogaritur kostot e luftës më të gjatë në historinë moderne të SHBA. Në shumicën e përllogaritjeve, “çmimi" i konfliktit është rreth 815.7 miliardë dollarë, një shifër e cila, megjithatë, mbulon vetëm shpenzimet operative.
Lufta që kurrsesi nuk mund të fitohej, siç e përcaktojnë shumë tani, i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara, nga 7 tetori 2001 e deri më sot, plot 2.313 miliardë dollarë: një shifër që është e vështirë edhe të imagjinohet. Në fakt jo se Kongresi është shqetësuar aq shumë, por pesë herë çështja është ngritur nga anëtarët e Nënkomitetit të Mbrojtjes.
Shpenzimet nuk kanë të sosur dhe në shumicën e analizave, për shpenzime operative janë shpenzuar të paktën 815.7 miliardë dollarë, sepse ky është raporti më i fundit i vitit 2020 nga Departamenti i Mbrojtjes.
Kjo shifër mbulon shpenzimet operacionale, nga ushqimi për ushtarët tek karburanti për automjetet, nga armët në municion, nga tanket tek aeroplanët.
Por interesi i paguar për kreditë e mëdha që Uashingtoni ka marrë për të financuar operacionet, ndihmën për veteranët dhe kostot që do të vazhdojnë të rriten në vitet në vazhdim, miliarda ndihma humanitare dhe mbi të gjitha shpenzimet për "ndërtimin e kombit" nuk llogariten..
Nga trajnimi i trupave në ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe projekteve të tjera infrastrukturore, projekte që i kanë kushtuar vendit 143 miliardë dollarë që nga viti 2002, sipas Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (Sigar).
Raporti shpjegon sesi kaq shumë nga këto para dhe projekte janë bërë tym dhe shumë shkolla dhe spitale kanë mbetur të zbrazëta, autostrada dhe diga kanë përfunduar të shkatërruara dhe e gjithë kjo për shkak të paaftësisë së qeverisë amerikane për të luftuar korrupsionin e aleatëve afganë, nga Hamid Karzai te presidenti i fundit Ashraf Ghani (i cili, çuditërisht, iku me një vjedhje gjigande sapo ra Kabuli).
Bilanci i viktimave
Më shumë se 47,000 civilë afganë kanë humbur jetën që nga viti 2001 (dhjetë u shtuan të Dielën, pas një sulmi amerikan "i synuar" ndaj një anëtari të ISIS-K).
Midis 66 dhe 69 mijë, janë të përllogaritur në kampin tjetër, policë apo ushtarë afganë dhe mbi 51 mijë talebanë dhe terroristë nga grupime të ndryshme.
Këto të dhëna janë mbledhur nga burime të ndryshme nga Pentagoni në Kombet e Bashkuara. Në vitin 2011, në kulmin e përpjekjeve ushtarake, gjatë të ashtuquajturës "valë presioni" të imponuar ndaj Obamës nga gjeneralët, kishte rreth 130,000 trupa aleatë në Afganistan, me vetëm 14,000 në shkurt, para se Joe Biden të dërgonte përforcime për evakuimet atje, rreth 2,400 trupa.
Në total rreth 800,000 amerikanë kanë marrë pjesë në këtë luftë, 2,442 burra dhe gra pjesë e departamentit të mbrojtjes dhe gjashtë civilë nga Departamenti i Mbrojtjes kanë humbur jetën, duke i shtuar në këtë listë edhe trembëdhjetë të rinj të vrarë në sulmin kamikaz të së enjtes në Kabul. Ndërkohë që të paktën njëzet e një mijë janë plagosur. Ndërkohë nga vendet aleate janë regjistruar 1,144 viktima, 457 britanikë (e dyta në viktima pas SHBA) dhe 53 italianë.
Më pas vjen edhe bilanci i atyre për të cilët flitet shumë pak, sepse Pentagoni nuk e ka raportuar shumë atë, ajo e kontraktorëve të vdekur amerikanë, e cila do të ishte rreth 3,800.
Të paktën 77 gazetarë kanë humbur jetën në 20 vitet e fundit dhe 444 punonjës humanitarë. Ndërkohë që edhe miliona të tjerë kanë emigruar, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 2.7 milionë afganë kanë ikur nga vendi, 780,000 nëpërmjet Iranit, 1.4 milionë banorë nëpërmjet Pakistanit dhe Evropës. Sidoqoftë, shifra nuk përfshin emigrantët e parregullt. As njëqind mijë të evakuuar ditët e fundit dhe shumë të tjerë që po përpiqen të largohen nga vendi dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në muajt në vazhdim. Dhe pastaj janë refugjatët e brendshëm, këtu po flasim për tre deri në katër milionë njerëz për një vend me rreth 38 milion qytetarë.
Gjërat që duhen shpëtuar
Sipas të dhënave të Bankës Botërore jetëgjatësia në Afganistan është rritur nga 56 deri në 64 dhe tetë vjet nuk janë pak. Vdekshmëria e lindjeve është përgjysmuar, analfabetizmi ka rënë ndjeshëm dhe indeksi i shkrim -leximit është rritur nga 8 në 43 përqind, martesat e fëmijëve janë ulur me 17 për qind. Të paktën në qytete, qasja në ujë të pijshëm ka arritur në 89 përqind krahasuar me 16% njëzet vite më parë. Gjithashtu sipas Bankës Botërore, vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar, ashtu si edhe numri i fëmijëve nën peshë.
Tanimë gjysma e popullsisë ka qasje në kujdesin mjekësor, krahasuar me 25 përqind në fillim të viteve 2000.
Financial Times, e cila disa ditë më parë mblodhi të dhëna për këto përmirësime në një seri grafikësh, raporton se ka 8.2 milionë fëmijë më shumë në shkolla sesa në vitin 2001.
Problemi është se shumica e ekonomisë afgane, një nga më pak të zhvilluarat në botë, është e bazuar në ndihmën ndërkombëtare dhe me marrjen nën kontroll të talebanëve situata me shumë mundësi do të përkeqësohet.
Gazetarja e cila u pa nga të gjithë si shpresë se qëndrimi I talebanëve ndaj grave mund të ishte moderuar disi, pasi zhvilloi një intervistë me një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për shkak të frikës.
“unë u largova nga vendi sepse njësoj si miliona persona të tjerë unë kam frikë nga talebanët,” thuhet në deklaratën e saj për CNN.
Beheshta Arghan, e Tolo News, i vetmi kanal ndërkombëtar i Afganistanit, intervistoi zëdhënësin e talebanëve Maëlaëi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani.
Dy ditë më vonë, ajo gjithashtu intervistoi Malala Yousafzai, aktivisten që i mbijetoi një atentati të talibanëve, në atë që Tolo e përshkroi si herën e parë që zonja Yousafzai ishte intervistuar ndonjëherë në TV afgan.
“Nëse talebanët bëjnë atë që kanë premtuar dhe situata në vend përmirësohet, kur të jem e sigurtë se nuk jam e kërcënuar , unë do të kthehem në vendin tim dhe do të punoj për vendin tin. Për popullin tim, ”tha ajo për CNN.
Gazetarja 24-vjeçare tani është larguar nga vendi, sipas CNN, sepse ajo mendonte se ishte e rrezikshme për të që të vazhdonte të jetonte në Afganistan. Thuhet se ajo u nis me një fluturim të Katarit të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.
Ushtari i fundit amerikan që u largua
"Keni sjellë një dritë në një nga vendet më të errëta në botë. U keni dhënë një buzëqeshje njerëzve të panumërt që përndryshe nuk do të kishin pasur asgjë për t'u gëzuar. Ju u treguat, për një moment të shkurtër se cilat janë vlerat e Amerikës. Por mbi të gjitha, jeni sjellë me nder. Shumë të tjerë nuk mund ta thonë. "
Në këto orë, letra e një veterani të Vietnamit drejtuar ushtarëve që luftuan në Afganistan po mësohet përmendësh nga amerikanët, të cilët refuzojnë të ndihen të mundur. Nuk është për t'u habitur që autori i kësaj letre është koloneli legjendar Keith Nightingale, i cili ishte instruktori i njeriut të fundit që u largua nga Kabuli, Gjenerali Chris Donahue .
Fotografia e Donahue me mitralozin në dorë teksa hipte në aeroplan po bën xhiron e planetit. Ndoshta Shtëpisë së Bardhë nuk do t’i pëlqejë, sepse është bërë shpejt ikona e një ushtrie që nuk donte të tërhiqej, që luftoi dhe sakrifikoi veten deri në fund për të kryer si duhet misionin.
Ashtu si trembëdhjetë marinsat e vrarë të enjten nga një sulm vetëvrasës ndërsa ndihmonin civilët afganë për tu larguar.
Tani miliona ushtarë që në njëzet vjet kanë rrezikuar jetën në luginat e Khost dhe në rrugët e Kandahar mund të shohin veten në imazhin e oficerit që mban përkrenaren dhe një dritë të vockël në kokoren e tij, duke u treguar plotësisht operacional.
Chris Donahue, është përfshirë në ushtri në 1992, ai i përket brezit që nuk e përjetoi Luftën e Ftohtë apo edhe çlirimin e suksesshëm të Kuvajtit. Karriera e tij ka qenë tërësisht në shërbim të luftës globale kundër terrorit, me deri në 17 dislokime jashtë shtetit.
Ai ka qenë pjesë e Beretave të Gjelbra, departamenti më i vjetër i forcave speciale, në regjimentin e 75 -të rojeve që ndërmori sulme në Afganistan menjëherë pas sulmit në Kullat Binjake, u dërguan fillimisht vetëm trembëdhjetë ushtarë, historia e të cilëve është treguar disa vjet më parë nga një film me të njëjtin titull, i cili mbi kalë drejtoi ushtritë e Aleancës Veriore deri në pushtimin e Mazar-I-Sharif. Ishte fillimi i disfatës së talebanëve.
Ashtu si të gjithë ushtarët e tjerë, Donahue është përballur me përplasje në malet afgane, fshatrat irakiane dhe shkretëtirat siriane. Ai mori nderime dhe medalje, nderin në nderin më të lartë në komandën e trupave ajrore që mishërojnë traditën e ndërhyrjeve ndërkombëtare amerikane.
Kur Kabuli ra në mes të gushtit, Pentagoni mobilizoi menjëherë divizionin e 82 -të për të vënë nën kontroll aeroportin.
"Të gjithë amerikanë" sepse në fillim ishte i vetmi grup i krijuar me qytetarë nga të gjitha shtetet, gjithmonë në vigjilent, gati për të arritur në çdo cep të planetit në tetëmbëdhjetë orë. Në më pak se dy ditë, mijëra parashutistë morën pozicione në kryeqytetin afgan për të mbrojtur transportin ajror më të madh në historinë e kohëve të fundit.
Disa prej tyre kanë ëndërruar të përsërisin fjalinë e shqiptuar nga parà Martin në Bastogne, kur në Krishtlindjet 1944 ai bllokoi tanket që iknin para panzerdivizioneve gjermane që pushtuan Ardenët:
"Sprapsuni, ne jemi divizioni i 82 -të dhe ata bastardët nuk do të shkojë më tej ".
Nuk ndodhi kështu. Pavarësisht triumfit të talebanëve, Presidenti Biden nuk e mendoi tërheqjen nga marrëveshja e Dohas dhe e respektoi atë: të gjithë u larguan në mesnatë. I fundit është komandanti, i pajisur dhe gati për të luftuar si çdo ushtar i zakonshëm.
Me një hakmarrje të veçantë, sepse fotot në dritën jeshile ishin të njëjta me ato të postuara nga Pentagoni në Tetor 2001, ato tregonin marinsat që zbarkonin nga helikopteri në Afganistan për të ndëshkuar bombarduesit e Kullave Binjake. Njëzet vjet më vonë me të njëjtën foto, por në drejtim të kundërt.
Fluturimi i fundit per evakuim ndodhi dje,sot lufta u mbyll zyrtarisht.Shpresoj qe afganet te mos hyjne me vone, ne debatin e kote ,pa fund se kur morri fund lufta ne 30.apo 31.Gusht,si neve per 28,apo 29 Nentor.
PërgjigjuPo si mund te jet i drejte nje vendim i pallogjikshem. Ne kege komitet nuk duhet te pranohet asnje person i cili ka interesa personale te cilat lidhen me covidin si prsh laborator ose punon per llogari te firmave farmaceutike. Jemi i vetmi vend qe falimentojme biznesin. Nuk goxoje te uleshe ne lokal se ne 12 vine xhambazet e policise se cfare kuptimi ka qe deri ne 12 lejohet dhe pastaj nuk lejohet muzika sikur covidi fle gjume pas 12 kjo eshte komplet pa asnje llogjike
PërgjigjuKe ngatrru lajm o Miri ktu flitet per lufte jo per covidm hahaha