Vladimir Putin, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Bota

Negociatat për Ukrainën/ Trump: Do preferoja të mos isha në takimin Putin-Zelensky! Lavrov: Kievi i ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e presidentit amerikan

22 Gusht, 15:27| Përditesimi: 22 Gusht, 22:08

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do donte të ishte në takimin Putin-Zelensky për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se organizimi i një takimi midis Presidentit ukrainas Voldymyr Zelensky dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin është një detyrë e vështirë.

"Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, e dini, për arsye të qarta. Është pak si të përziesh vaj dhe uthull", tha Trump.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përjashtuar për momentin mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Volodymir Zelensky, duke hedhur më tej dyshime mbi iniciativën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një samit që synon t'i japë fund luftës.

Lavrov foli për Nbc Njuzin amerikan ku argumentoi se pse kjo nuk do të ndodhë ku nënvizoi gatishmërinë e Putin për këtë samit. Sipas ministrit të jashtëm rus, Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të hënën ka refuzuar principet mbi të cilat duhet të zhvillohet një samit mes tij dhe Putin. Ato sipas shefit të diplomacisë evropiane ruse, Trump ia ia ka referuar edhe atij edhe liderëve të BE.

“Presidenti Trump sugjeroi pas takimit në Ankorexh në Alaskë disa pika që i ndamë dhe për disa prej të cilave ramë dakord që ne të tregojmë fleksibilitet. Kur Presidenti Trump I çoi ato çështje në takimin e Uashingtonit me Zelenskyn dhe sponsorët e tij europianë, ishte shumë e qartë për të gjithë që janë disa principe të cilat Uashingtoni beson se duhen pranuar, duke përfshirë: mos anëtarësimin në Nato, përfshirjen e diskutimeve për territoret dhe Zelensky tha jo për secilën nga ato. Nuk pranoi as të anullojë ligjin që ndalon gjuhën ruse. Si mund të ketë një takim me dikë që sillet kështu dhe pretendon se është një lider”, tha Lavrov.

Kievi ndërkohë është në pritje të garancive të sigurisë. Në reagimin e fundit në rrjetet sociale Zelensky thotë se ato duhet të ndërtohen në dy shtylla. Një ushtri më e fortë ukrainase dhe një mbështetje e vazhdueshme nga aleatët SHBA dhe BE.

Çështja e territoreve të Ukrainës në Evropë po shihet me skepticizëm të madh, madje shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas tha se Vladimir Putin po e përdor atë për qëllime të tjera. 

“Ky është pikërisht kurthi ku Vladimir Putin kërkon të na fusë. Një diskutim ku flitet vetëm për atë se nga çfarë Ukraina duhet të heqë dorë apo nga çfarë është e gatshme që të heqë dorë. Ndërkohë që ne harrojmë se Rusia nuk ka hequr dorë nga asgjë dhe janë ata agresori në këtë histori. Nëse do të ecim drejt këtij kurthi, atëherë ai do të përsëritet, sepse do të thoshte se agresioni në këtë rast shpërblehet me diçka mbrapsht”, tha Kallas.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri një vizitë të papritur në Kiev. Ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.

"Garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën janë thelbësore dhe ne po punojmë për to", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa një paralajmërim për sulme ajrore u dha në Kiev.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky tha se pret që SHBA dhe BE ti paraqesin një paketë me garancitë e sigurisë Ukrainës brenda 10 ditëve.

Ora 22:06
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

1754569868_vladimirputin.jpg

'Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën', kështu ka deklaruar Presidenti rus Vladimir Putin. 

"Ata thonë se ne e filluam luftën, duke harruar se ata vetë e filluan luftën në vitin 2014, kur filluan të përdorin tanke dhe aeroplanë kundër popullsisë civile të Donbasit. Atëherë filloi lufta dhe ne po bëjmë gjithçka për ta ndaluar atë", tha Putin gjatë një takimi me punonjësit e ndërmarrjeve të industrisë bërthamore ruse. Duke iu referuar takimit të tij në Alaska me Donald Trump, Putin tha se "patëm një takim shumë pozitiv, kuptimplotë dhe të sinqertë" me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ora 20:16
Trump: Do t’i jap Putinit edhe dy javë kohë 

1755332273_vladimirputindonaldtrump.ëebp

"Do t'i jap Putinit disa javë." kështu ka deklaruar presidneti i SHBA Donald Trump duke theksuar se "brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën."

 "Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn', tha ai. 

Kur u pyet nëse ka mundësi që ai të mos bëjë asgjë nëse Vladimir Putin nuk ulet në tryezë, presidenti u përgjigj se duhet që të shihet nëse do të zhvillohet takimi mes liderve rus dhe ukrainas.

"Do ta shohim se kujt i përket faji. Do të shohim nëse Volodymyr Zelensky dhe Putin do të takohen apo jo. Këtë do ta dimë brenda disa javësh', tha ai. 

Ora 19:45
Ministria e Jashtme Ruse: Spekulimet se Moska po minon procesin e paqes në Ukrainë absurde

1755537273_rusi.JPG

Ministria e Jashtme Ruse i ka quajtur spekulimet se Rusia po minon procesin e paqes në Ukrainë si absurde.

"Spekulimet nga disa media perëndimore se pala ruse po pengon procesin e zgjidhjes janë plotësisht të pabaza tha ministria në një deklaratë, duke theksuar se "qëndrimi i Moskës është konsistent. Si mund të nxirret përfundimi nga fjalët e Lavrov se Rusia po 'minon procesin e zgjidhjes'? Përkundrazi, qëndrimi i Rusisë është konsistent dhe deklaratat e ministrit konfirmojnë tezat mbi krizën ukrainase të shprehura në mënyrë të përsëritur nga presidenti rus", vazhdon deklarata. Ne e konsiderojmë këtë si spekulim absurd nga mediat perëndimore mbi çështje të ndjeshme në axhendën ndërkombëtare dhe edhe një herë bëjmë thirrje për një qëndrim kritik ndaj këtij lloji të trillimit", përfundon Moska.

Ora 19:28
Trump: Do të preferoja të mos isha në takimin Putin-Zelensky

1755883861_AA.JPG

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se do preferonte të mos ishte i pranishëm në takimin që mund të zhvillohet mes Putin dhe Zelenskyt.

"Do të shohim nëse Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të punojnë së bashku. Dhe do të shohim nëse duhet të jem atje. Do të preferoja të mos isha." tha Donald Trump.

Ora 18:40
Zelensky: Moska po lëshon vetëm ultimatume, do të vazhdojë luftën

1755290100_volodymyrzelensky.png

'Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën\'. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili po viziton Kievin.

"Çështja e përfundimit të luftës duhet të zgjidhet në nivel udhëheqësish. Por ne shohim se rusët po bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar takimin. Ne jemi të gatshëm të punojmë në mënyrë produktive, në masën më të plotë. Shpresojmë që partnerët tanë do të ndihmojnë në sigurimin e të paktën një pozicioni minimalisht produktiv nga pala ruse. Nëse ata nuk pranojnë një zgjidhje diplomatike për këtë luftë, nëse nuk duan ta përfundojnë atë, nevojiten sanksione shumë të ashpra. Ne mbështetemi shumë në paketa të forta sanksionesh nga partnerët tanë", përfundoi ai.

Ora 18:39
Rutte: Ukraina ka nevojë për garanci të forta sigurie

1755107958_markrutte.webp

"Garancitë e forta të sigurisë për Ukrainën janë thelbësore dhe ne po punojmë për to", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Kiev

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?