Lëkura, lajmëtarja e pashprehur e gjendjes tonë shëndetësore / Altin Joka: Ja si i reflekton lëkura sëmundjet

10 Korrik, 18:05| Përditesimi: 10 Korrik, 18:09

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për lëkurën, organin më të madh të trupit tonë, e cila konsiderohet si një lajmëtar i gjendjes tonë shëndetësore.

”Si fillim dua të them që unë personalisht nuk përdor kremra, pasi mendoj se vitamina D nuk përthithet mirë nga përdorimi i tyre” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se pjesa më e madhe e kremrave ka nivele shumë të larta kimikatesh. Barriera më e madhe fizike që ndan pjesën e jashtme nga e brendshme e trupit tonë është pikërisht lëkura si organi më i madh.

”Ne kemi mikrobiomën e lëkurës si dhe ekosistemin e saj dhe në lëkurën tonë ka me dhjetra lloje bakteresh të rrezikshme që janë pozicionuar aty” shtoi Altini.

Por, a është lëkura një lajmëtare e pashprehur e gjendjes tonë shëndetësore? Si e reflekton lëkura një patologji? Një njeri normal ka 25 metra katror lëkurë ose një dhomë 5 me 5, ndërsa më parë në natyropati është parë që lëkura, sytë dhe gjuha kanë qenë elementë kryesor për të përcaktuar nivelin e sëmundshmërisë.

”Nëse shihni një njeri me lëkurë të lëmuar, pa akne, pa shenja apo nishane, atëherë ai ka një shëndet të plotësuar të mirë të brendshëm” tha Altini në studio.

“Në aspektin e jashtëm, çdo sëmundje reflektohet në lëkurë, psh ata që kanë probleme me veshkat, kanë një enjtje të syve në mëngjes kur çohen. Çarjet e kapilarëve të lëkurës tregojnë probleme me zemrën. Kur ka probleme me stomakun, shohim disa probleme lëkure rreth veshëve apo tek pjesa e grykës, sikurse kur ka probleme me anenimë lëkura është më e zbehtë, pra të gjitha gjendjet shëndetësore reflektohen në lëkurë” thekson Joka.

Por përse rrudhet lëkura?  Sa më shumë ekspozohemi në diell, konsumimi i ilaçeve, përdorimi i kremrave me kimikate, apo ajri i veshur me nivele të larta të helmeve, ndikojnë shumë në rrudhosjen e lëkurës. Më pas vjen dhe pjesa e brendshme si niveli i stresit, që e dëmton lëkurën 24%, flasim këtu për stresin kronik. Më pas është ushqimi që përdorim, performanca fizike, konsumi i ujit periodikisht dhe konsumimi i disa ushqimeve të dëmshme, apo antibiotikët, konsumimi i kontraceptivëve, suplementet në sasi, duhani, alkooli, gjumi, aparati celular si dhe në fund faktori gjenetik.

”Në pjesë të ndryshme të trupit rriten lloje të ndryshme të baktereve dhe madje ka baktere të ndryshme në lëkurën e një burri dhe një gruaje” shtoi Altini.

Sa i takon vitaminës D, të gjithë mendojnë se ka rënë niveli i miniraleve në ushqimet tona, dhe kjo është e vërtetë, por dielli nuk ka ndryshuar dhe ai është burimi kryesor i vitaminës D. Sipas Universitetit të Bostonit ne kemi nevojë për 3600 vitaminë D në ditë , kështu që qëndrimi në diell duhet të jetë më shumë sesa 2 orë në ditë për të çliruar vitaminën D. Rritja e obezitetit vështirëson përthithjen e vitaminës D. Gjithashtu konsumimi i sheqerit, pijeve me gaz gjatë ekspozimit në diell vështirëson përthithjen e vitaminës D. Ka ushqime që mund t’a nxisin përthithjen e vitaminës D, tregon Joka, është vitamina F, disa vajra bimor si vaj ulliri, vaj susami, vaj avokado, konsumimi i jeshillëqeve dhe arroreve është ide e mirë gjithashtu, si dhe proteinat shtazore.

Në fund Altini tha se përdorimi i syzeve nuk e pengon marrjen e vitaminës D, pasi nuk merret nga sytë, por nga lëkura.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?