Kopertina e librit të Bashës

Libri/ Basha: Më ka ndjekur Sigurimi që 15 vjeç, luftoja komunizmin në gjimnaz! Si e takova Aurelën me Berishën, 3 momentet më të vështira në krye të PD

22 Mars 2021, 16:34| Përditesimi: 22 Mars 2021, 21:39

  • Share

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, provës së tij të dytë për të risjell në pushtet Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka botuar një libër me titull “Misioni im”. Përmes librit, Basha rrëfen në vetën e parë ngjarjet që kanë shënuar karrierën e tij politike. Basha përshkruan shprehjen e pakënaqësive dhe ‘heroizmat’ e para të tij kundër regjimit komunist që kur ishte 15 vjeç, duke pretenduar madje se nisi ndiqej nga ish-Sigurimi i Shtetit, për shkak të ‘luftës’ së tij kundër regjimit. 

“Në të vërtetë, po të bëj një kthim të shkurtër të fillim të viteve ’90, më kujtohet që mjedisi në të cilin gjallonte Shqipëria në atë kohë – kur isha jo më shumë se 15-16 vjeç – mbartte një atmosferë ngjarjesh për të cilat nuk mund të mos shpreheshe, ndaj të cilave nuk mund të qëndroje indiferent. Ditën pas rënies së Murit të Berlinit, mbaj mend që në orën e mësimit mësuesja kujdestare na pyeti se çfarë mendonim për ato ngjarje. Nxënësit nuk po flisnin ndaj dhe unë, së bashku me një shok, morëm fjalën. Sot nuk më kujtohet saktësisht se çfarë thash, por sigurisht ishte diçka kundër regjimit komunist dhe Partisë së Punës. Unë isha rritur në atë frymë në familjen time, e cila nuk e pranoi atë regjim asnjë ditë. Mbaj mend që një shok tjetër më tha ‘hej...kujdes se erdhi Aro’. Arot ishin tipat e makinave famëkeqe të regjistrimit që shoqëronin çdokënd që fliste kundër tij. Bëhej fjalë për Sigurimin. ...Vajtja jonë si nxënës gjimnazi në mitingjet në Qytetin Studenti është ndoshta kujtimi im më i pashlyer i asaj kohe.  Ndjeja se diçka e bukur po vinte për shqiptarët...”.

Në librin me titull “Misioni Im”, Lulzim Basha, rrëfen ndër të tjera kontaktin e parë me Partinë Demokratike, afrimin me Sali Berishën dhe lobimin për të takuar shoqen e tij të klasës, Aurelën, me Sali Berishën. Basha thotë se që nga ai takim, ai dhe Aurela, e cila më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij, krijuan një lidhje shpirtërore me PD-në.

“Në ndërtesën e parë të PD-së në rrugën Fortuzi kam shkalur për një arsye të çuditshme, por edhe të thjeshtë për kohën. Sapo kishte dalë numri i parë i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, gazeta e parë opozitare. I gjithë qyteti i kërkonte. Gazeta e parë ishte prodhuar në dhjetëra mijëra kopje dhe ishte përpirë që në minutat e para në treg. Njerëzit ishin të uritur për fjalën e lirë. Shkova në zyrat e PD-së për të kërkuar një numër të saj dhe me vështirësi arrita të siguroj dy copë, nga të cilat njëra kopje nuk e kishte fletën e mesit. Një kopje të numrit të parë të kësaj gazeta e ruan sot e kësaj dite babai im, Xhelali, pa ditur asokohe se i biri do të behje një ditë kryetar i Partisë Demokratike...

Në ato fillim, në godinën e PD-së, të cilën unë e vizitoja shpesh, hynin dhe dilnin shumë njerëz. Më vonë ajo u zhvendos në selinë tjetër në Rrugën e Kavajës. Më kujtohet se si një herë ia plotësova Aurelës, shoqes time të klasës, dëshirën e madhe që kishte për të takuar personalisht Sali Berishën. Si aktivist i partisë dhe veprimtar i shoqërisë civile, unë kisha kontakte të herëpashershme me liderin e opozitës. Një ditë arrita të ‘loboj’ që Aurela të takonte doktorin për disa minuta në zyrën e tij. Që të dy ne, atëherë vetëm shokë gjimnazi, krijuan kështu një lidhje shpirtërore me Partinë Demokratike...”.

Lulzim Basha rrëfen edhe tre momentet më domethënëse dhe të vështira gjatë drejtimit të Partisë Demokratike. Dhe këto momente nuk janë humbja e të gjitha zgjedhjeve që kur mori drejtimin e PD-së.

“I pari shënjohet nga akti i parë që bëri qeveria kundërshtare: pezullimi i Ligjit të Shërbimit Civil, çka hidhte në erë ligjin e miratuar me 84 vota në seancën e fundit të parlamentit të 2013-ës, si një kusht i BE-së për avancimin e mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Kjo më shokoi. E përjetova si një përgjegjësi personale që mijëra njerëz, punonjës të administratës publike, do të vuanin "persekutimin" nê kundërshtim flagrant të ligjit të aprovuar me konsensus, por të ndryshuar pabesisht. Ata po pushoheshin nga puna, atyre do t'u ndryshonte rrjedha e jetës familjare, do t'iu shkonte dëm investimi profesional që kishin bërë për realizimin e tyre në administratë dhe do të zëvendësoheshin nga militantë partiakë.

Atë natë e përjetova sikur të isha edhe unë njëra nga ato familje shqiptare që do ta pësonte atë fat. Kur disa prej të pushuarve nga puna u futën në grevë urie në krah të Kryeministrisë, situata u bë edhe më kritike. Këta njerëz ishin çuar në pikën që të sakrifikonin deri dhe jetën e tyre dhe mua më priste një opozitë e vështirë! Pas kësaj, kryeministri tha me cinizëm në parlament shprehjen e tij famëkeqe: "S'keni parë gjë akoma!". Vërtet çdo gjë shkoi nga keq, në mos më keq, dhe ky akt i pabesë do të përbënte vetëm atentatin e parë ndaj demokracisë sonë dhe ligjësive të saj, ndaj besimit të partnerëve ndër kombëtarë.

Simboli i dytë i kësaj opozite të vështirë është skema e paprecedentë e goditjes së një deputeti demokrat nga një deputet socialist me rekorde kriminale, brenda në parlamentin e Shqipërisë. Sekuencat e xhirua ra nga kamerat nxjerrin hapur revanshin e kriminelëve të Edi Ramës të veshur me pushtet dhe imunitet parlamentar. Shkurt, kundërshtari më kishte përcaktuar rrugën. Qëndresë, mbrojtje nga arbitrariteti i pushtetit, por dhe rezistencë ndaj krimit.

Në atë moment kuptova se Partia Demokratike dhe unë, nuk kishim të bënim me një qeveri normale, e cila njeh kundërshtarin dhe e respekton atë, por me një qeveri dhe grup parlamentar që arsyen e kishte zëvendësuar me muskujt e bandave, dinjitetin e një deputeti me njerëzit e rrugës dhe rregullat e politikës me rregullat e krimit.

Momenti i tretë ishte beteja për dekriminalizimit e gjithë politikës shqiptare. Kjo ishte dhe beteja ime e parë: lufta kundër kriminalizimit dhe ligji për dekriminalizimin, i cili vazhdon të nxjerrë përditë në pah aleancën e shumëfishtë dhe integrale të Edi Ramës me botën e errët të krimit në Shqipëri. E vërteta është se këtë aleancë ai e kishte filluar që kur ishte në opozitë me bindjen se "..do t'i kundërvihemi kriminelëve të pushtetit me kriminelët e rrugës". Ligji i dekriminalizimit, i cili u aprovua me këmbënguljen e Partisë Demokratike dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, sigurisht që ka dhënë efektet e tij pozitive, por fatkeqësisht fenomeni ende nuk është ndalur. Njerëzit me rekorde kriminale vazhdojnë të jenë në pushtet. Dhe kur nuk janë vetë personalisht, sponsorizojnë njerëz të tyre”.

Shënim: Vijon në shkrimin tjetër...

Ora 19:20
Basha propozon pakt të ri politik: Status për opozitën, më shumë komisione parlamentare për të drejtuar, ligj të ri për partitë politike  

Kreu i PD tërheq përbetimin se nuk do të bëjë më marrëveshje politike me Ramën, propozon në librin e tij një pakt për më shumë të drejta për opozitën 

Lulzim Basha kërkon dhe propozon një pakt të ri politik, duke tërhequr përbetimin e tij se nuk do të bëjë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Në librin e tij “Misioni im’, Basha propozon një pakt politik, kur legjislacioni elektoral të miratohet me konsensus, miratimin e një ligji të ri për paritë politike si dhe miratimin e një statusi me të drejta për opozitën. Basha e shpreh propozimin në librin e tij, në pozitat e kryeministrit, duke e konsideruar si të mirëqenë fitoren e zgjedhjeve dhe vlerësuar PS-në në pozicionin e opozitës. Basha propozon gjithashtu që opozita të drejtojë më shumë komisione parlamentare në Kuvend si dhe t’i garantohet informacioni mbi veprimtarinë e qeverisë. 

Basha shkruan:

Unë propozoj dhe besoj në një rrugë krejt tjetër, krejt të re. Jo vetëm nuk do të krijoj asnjë rrethanë rënduese për rregullat demokratike për kundërshtarin tim, por do t'i krijoj kryetarit të ardhshëm të opozitës mundësi krejt të tjera. 

Në radhë të parë, unë do të propozoj kthimin në shtratin demokratik të traditës 25-vjeçare të demokracisë shqiptare, ku ligji zgjedhor dhe kuadri i garës elektorale të miratohet në mënyrë të përbashkët dhe konsensuale. Ky është një kusht minimal, pa të cilën demokracia nuk mund të ecë përpara dhe as të konsolidohet.

Ky është zotimi im në qeverinë e re. Asnjë ligj, asnjë nen kushtetues apo asnjë rregull i përbashkët për garën demokratike dhe bashkëjetesën normale politike, nuk do të aprovohet pa konsensusin dhe miratimin e opozitës,

Unë propozoj një ligj të ri për partitë politike, në mënyrë që funksionimi i tyre të rregullohet mbështetur jo thjesht në situatën e brendshme, por në norma ligjore si një detyrim publik në shtetin e së drejtës. 

Partitë politike kanë misione kushtetuese, ato përcaktojnë politikat kombëtare, ato përfaqësojnë qytetarët apo marrin pjesë në formimin e pushteteve të tjera. Në këtë kuptim, ato janë pasuri publike kombëtare. Dhe si të tilla, ato duhet të funksionojnë dhe të organizohen në mënyrë demokratike, ashtu sikurse e përcakton Kushtetuta.

Ne duhet t'i kthejmë partitë politike nga institucione private në institucione publike, ku të sanksionohen qartësisht dhe me fort të drejtat dhe mirëfunksionimi i opozitës parlamentare dhe opozitës në përgjithësi, me të drejta më të garantuara dhe shumë më demokratike.

Unë propozoj sanksionimin e zyrës së kandidatit të opozitës për kryeministër, me të gjitha të drejtat, aksesin në informacion që ajo duhet të ketë për të përgatitur dhe garantuar një garë të drejtë dhe konkurruese, në dobi të interesit publik dhe të demokracisë shqiptare dhe konsolidimit të rregullave të demokracisë.

Unë propozoj një status të ri të opozitës, ku të sanksionohen qartësisht të drejtat dhe mirëfunksionimi i opozitës parlamentare. Në një demokraci, opozita është më e rëndësishme se sa qeveria e radhës. Qeveritë shqiptare kanë pasur gjithmonë një opozitë, por rrallëherë në historinë tonë këto opozita kanë qenë funksionale.

Unë do të kërkoj dhe do të ofroj konsensus për rregullat e lojës dhe garantoj se nuk do të ndryshoj asnjë rregull, asnjë formulë për garën elektorale në mënyrë të njëanshme, duke fuqizuar fort kontrollin parlamentar të opozitës mbi veprimtarinë e qeverisjes, nëpërmjet dhënies së drejtimit të më shumë komisioneve parlamentare.

 Mbi të gjitha, si iniciatori i ligjit dhe betejës për dekriminalizimin, garantoj se nuk do të ketë më njerëz me rekorde kriminale në parlament, nuk do të ketë më deputetë kriminelë që rrahin dhe dhunojnë fizikisht deputetët e opozitës në tempullin e demokracisë shqiptare”. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nick: 24/03/2021 17:49

    15 vjec !! 91-shi !! PPSH TE NDICTE DHE TE PERSEKUTONTE !! Pupupupupupu !! Hauam JOVAN BREGUN

    Përgjigju
  • ore Nastradin: 23/03/2021 21:24

    Paske pjerdhur nga mendja or i shkrete. 16 vjec ne 90-ten kush te kishte ne refene ty or spurdhiak...ndiqeshe nga sigurimi dhe shpetove pa lagur , ne nje kohe qe po te te fusnin ata (sigurimi) ne rreth te kishte lepire gjarpri. Ne 90-ten nuk kishte me denim per agjitacion e propagande more karafil . Kujt ja shet keto dokrra ti..!!!!!?????..Nejse nuk ke faj se ke qene i vogel dhe nuk mban mend...Per mendimin tim lere politiken se nuk ben per ty..Politikanet ndahen ne dy lloj kategori: Politikan me koqe dhe koqe politikan..Ti zgjidh ne cilen kategori futesh....

    Përgjigju
  • Like: 23/03/2021 17:39

    Te paskan bere oferte ashtu sic ben oferte per te vrare zemin

    Përgjigju
  • Like: 23/03/2021 16:54

    O lulke ta paskan bere foton e kopertines si te ENVERIT po ne fakt as te thoj i kembes nuk i vjen e para se ti je injorante dhe e dyta se ke vjedh e shkaterruar kete Shqiperi. Do te kesh kohe ta lezosh librin ne biruce se bashku me like injorantin e kokemadhin, mona surrat kali, salqeni e te tjere

    Përgjigju
  • Tutu: 23/03/2021 06:36

    Jam kurioz si e pershkruan vjedhjen e Rruges se Kombit dhe shmangien e gjyqit.., apo cfare thote per 21 janarin.., per prishjen e Zogut te zi... spo mareveshjen e detit...

    Përgjigju
  • Dukagjin: 23/03/2021 05:55

    Liber me perralla.

    Përgjigju
    • Like: 23/03/2021 16:54

      Me perralla per te vene popullin ne gjume

  • kastriot: 23/03/2021 05:06

    ike ore mashtruse jo po mose ke luftuare me Barjame Currin

    Përgjigju
  • Iris: 23/03/2021 02:54

    More Lul,merre shtruar, se ca gjera qe ke shkruar, sikur nuk shkojne.Se pari, c'Sigurim do merrej me ty?!Edhe klasa ku isha une, te gjimnazi P.N.L.,vendosi te shkonte te studentet dhe degjuam B.Gonxhen,por e beme per arsye tjeter,jo dhe aq te ndereshme dhe me perjashtim te nja dy mesuesve,qe nuk u pelqeu veprimi jone,asnje tjeter nuk pyeti.Sigurimi nuk ishte budalla,e dinte nga kush mund te kishte probleme, qe ishin studentet dhe qytetaret,qe po ngriheshin,jo me buzequmeshtore si ju dhe une e bashkmoshataret tane neper gjimnaze.Sa per momentet e veshtira te opozites,keto nuk ishin as te parat ,as te fundit.Mos harro, qe i pari qe e filloi kete pushim e perjashtim te adm.ishte Enveri i sapo ardhur ne pushtet ne 44', qe e filloi qe i hoqi,i burgosi dhe pati raste dhe ekzekutoi.Baba Saliu e vazhdoi si nxenes i tij i devotshem ne 90,'duke hequr jo vetem njerezit e Sigurimit e Min.Brendeshme(qe e meritonin heqjen),por e vazhdoi dhe e zgjeroi sipas vendit,kuvendit dhe interesit.Sa per rahjen e demokratit,mund te them qe jeni shlyer se dhe ju s'keni mbetur mbrapa ne akte;mjafton te pyesni Ramen,Bracen,Pellumbin,etj.Sa per kriminalizimet e dekriminalizimet,te gjithe jeni njesoj.

    Përgjigju
  • edi: 23/03/2021 01:39

    Dhe kenaqesia qe ne ato vite teper te embla jo vetem lidhje me ate qe ke grua por Bota yte tu hapen portat qe enderroje kur fillove kamarier me bakshishe qesharake me disa kacidhe Fillove ne Qeverine Berisha pa nje klase shkolle lidhur me detyrat qe bere si minister ne shume variante Pse jo lake/krosi bente ligjin ne cdo dikaster te Qeverise more miliona dollar nga Soros per shkolle dhe bere nje vit pra asnje dipllome Dhe jo sja dite po fute shume trape qe ke ne ate fole grenxash qe te flisnin jo mire per Soros Karakter i krahines ku ke lindur Zerqani Sot na josh me librin tend prekes ja sa shum e ndjen barren e te qenit (Creature)Thuaj Popullit ne faqen shtese kur benit business me familjen patriote Chambazi-Ardita dhe Firmatorin Berisha Mjalte permbi Mjalte

    Përgjigju
  • Arditi: 22/03/2021 22:39

    Fallco je nga kembet te kaplloqja

    Përgjigju
  • Mondi: 22/03/2021 19:59

    Luli po e ke lexuar servantesin do te kishte personifikuar me Don Kishotin Moderrn ty the Dulqinjen tende te hollandes. Semundjen e paske shume te avancuar.te rruat kosherja se miza spaske pasur kurre. Mos ta kane shkruar edhe ty nnekrologjine Cajupi para ngordhjes

    Përgjigju
  • O luli: 22/03/2021 19:20

    O luli po kur rren sqarohu me saliun se ai tha te fevzo qe ka takuar aurelen te paren kur ishte ne nje think tank e mbaj mend se mendoca ca lidhje ka aurela ne mendimin.

    Përgjigju
  • Toni: 22/03/2021 18:37

    Po me UFO-t kur u takove? Kësulëkuqen ti e shpëtove nga ujku i keq? Borëbardhën nga Holanda e shpëtove nga droga duke e puthur në buzë dhe pastaj u martove me të? Dhe një pyetje të fundit:kush nga 7 xhuxhat është Ilir Meta?

    Përgjigju
  • Patrioti: 22/03/2021 17:47

    Nese ky i ka shkruar vertet keto pasazhe qe ka publikuar shqiptarja.com, paska nevoje per psikanalist, se qenka shume rende. Kushdo qe ja ka mbushur mendjen qe te botoje nje budallallek te tille ja ka futur bukur fare. Delirant i kalibrit superior. E vetmja merite qe ti ke per te qene aty ku je sot eshte sherbimi qe ju ke bere agjensive soros dhe udb te cilat urdheruan shefin tend Sali qe te lironte vendin "de jure" ne krye te PD. Kaq dhe asgje me shume.

    Përgjigju
  • Berat: 22/03/2021 17:41

    Ik o luli fli fli te paska ber keq pandemia po shef filma me sy hapur,Per Spiun ma mbush mendjen po per kto tjerar bjeri maces me luge

    Përgjigju
  • LUL ANTIKOMUNISTI: 22/03/2021 17:12

    QE PARA NGJIZJES KA QENE ANTIKOMUNIST LULI!PASTAJ ME NJOHJEN E BERISHES E SHPREHU EDHE ME SHUME,AQ SHUME SA ME FALSO SE LULI NUK GJEN.PER FALLSITET JA U KALON EDHE MALLRAVE KINEZE.

    Përgjigju
  • Gon sallata: 22/03/2021 16:49

    A TE QIFSHA ROBT KU TI KESH MOR DIBRON PA DIN E PA IMON,,,15 VJEC TI SE DIJE A ISHE NE TIRANE APO NE DIBER MOR SHKERDHATE...KOMUNIZMIN SE LUFTUAN BURRA TAMAM.. E JO TI MOR KELYSH KURVE...KOMUNIZMI RA VETE ,,ASKUSH NUK KISHTE BYTHR TA RREZONTE..RA SE I RA EKONOMIA ...S'KISHIN BUKE NJEREZIT ATEHERE....

    Përgjigju
    • Gon Sallata: 22/03/2021 16:55

      Popullor por me fjalor pak te moderuar, e ke then 100% saktë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?