Procesi i nisur në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, aksion që e quan ‘Rilindja urbane 2.0’, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk është një sulm veror, por një proces konstant që do të shoqërojë mandatin e katërt.
"Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror.", tha Rama.
Arsyen e lidh jo vetëm me rrugën drejt Bashkimin Evropian, duke thënë se një rregullore e re kombëtare është gati për të vendosur pikat mbi 'i' për menaxhimin e hapësirës së përbashkët.
"Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë. Do të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kapërcyer kufirin që është i komunitetit.", tha kryeministri.
Paralajmëroi edhe reformim të strukturave të kontrollit të territorit.
"Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban."
Por, ndëshkimin për këdo që ka mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje ia lë në dorë drejtësisë, për të cilën Rama evidentoi se nuk merr më urdhra politike.
"Këtë e bën drejtësia, e cila funksionon me fakte e prova. Lavdi zotit nuk kemi më drejtësinë që e bënte qeveria e i pari i shtetit. 'Merri e futi në burg' është një shprehje që nuk duhet ta përdorësh se është jashtë kontekstit të mënyrës se si funksionon rendi demokratik. Por kur ka fakte e prova, gjithsekush do të ballafaqohet me drejtësinë.", u shpreh Rama.
I gjithë ky aksion tha kreu i qeverisë nuk lidhet aspak me turizmin, edhe pse për këtë të fundit artikuloi jo pak kënaqësi.
“Çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshëm. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.
Qeveria lancoi një ditë më parë edhe një platformë denoncimi për zaptimin e hapësirave publike. Rama tha se ajo do të ndihmojë për evidentimin në kohë të zaptuesve.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej".
Rama thotë se janë kryer procedurat dhe se metrat katrorë shtesë do të vihen në shërbim të interesit publik. Kreu i qeverisë shtoi se kush do të ndërtojë në mënyrë të paligjshme, s'do t'i gëzojë dot.
Ndjekësi: A do të prishen tete kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?Rama: Kam një informacion, çdo metër katrorë te ajo ndërtesa që u konstatua aso kohe e paligjshme nuk është më e ndërtuesit. Janë bërë të gjitha procedurat dhe sikundër edhe në disa raste të tjera, ato metra katrorë do t’i marrë shteti për interes publik, pra për zyra, aktivitete të ndryshme publike. Pra do të jenë të një institucioni të caktuar, nuk është përcaktuar akoma. Por ama janë ndërkohë kaluar me letra dhe në momentin kur do të kryhet ndërtimi do të jenë të shtetit. Ashtu sikundër të gjitha ato u publikuan si raste me shtesa, kanë kaluar nëpër procese të ndryshme. Një pjesë janë parablerë nga ndërtuesit me çmimin e tregut, një pjesë tjetër sekuestruar e konfiskuar. Kush do të ndërtojë një metër katror të paligjshëm nuk do e gëzojë dot. Ose do ta marrë shteti, ose do të bjerë në tokë e gjithë godina. Kjo do të jetë e qartë dhe e prerë për të gjithë.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe komentit të një ndjekësi lidhur me shembjen e pallatit vite më parë në bregdetin e Vlorës të familjarëve të Lulzim Bashës. Ndjekësit që i shkroi se ky aksion është i përkohshëm dhe më pas kryeministri më pas do "t'ia fusë gjumit", Rama i tha se po e ngatërron me Bashën.
Ndjekësi: A e mbani mend në 2014 shkatërrimin me tritol të vilës i kryetarit të atëhershëm të PD dhe shumë shtëpi të tjera, nxorri edhe ligje të forta për ndërtimet pa leje, dhe disa muaj do zgjasin këto shkatërrime dhe kryeministri do t’ia fusë gjumit.
Rama: Te gjumi më ngatërron me atë që i ke vajtur mbrapa për shumë kohë. Meqe ra llafi, bëhej fjalë për njëpallatnë det. Kur flitet për atë vilë në thonjëza, flitet edhe për para të dhëna nga shteti, por asnjëherë nuk janë dhënë nga shteti për ndërtuesit e asaj vile dhe jo sa të jem unë.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, duke komentuar ndërtimet pa leje, tha se shteti ka përgjegjësitë e veta por nuk mund të amnistohen shkelësit e ligjit.
“Kthimi në gjendjen e mëparshme po realizohet, pasi pjesa dërrmuese e ndërhyrjes bëhet në objekte të çmontueshme. Aty ku ka llaç e tulla e beton do të duhet më shumë punë, por nuk ka aq shumë, kështu që do të ecim me shpejtësi. Kjo është vetëm faza e para e një programi të ri të Rilindjes Urbane 2.0. Do të krijojmë cilësi, do të kërkojë kohë, por do të rikthejmë hapësira publike cilësore. Edhe njësive të shërvbimit do t'u japim mundësinë që të rikthehen cilësisht brenda vilës ku do të kenë kufirin. Do t'u japim detyrime përkundër të cilave do të kenë disa të drejta. Shteti ka përgjegjësitë e veta, ne jemi një shtet ndërtim dhe do të jemi një shtet i ndërtuar kur të hyjmë në BE. Për asnjë rast përgjegjësia e shtetit amniston shkelësit e ligjit. Nuk mund të thuash që “po hedh beton dhe po s’më kapet s’ke çfarë më bën”, tha Rama.
Një ndjekësi që shkruante se kush lejon ndërtimet leje duhet të jenë në burg, Rama tha se këtë e bën drejtësia.
"Edhe një herë tjetër, e para një herë, që kjo puna e burgut duhet të jemi shumë të qartë, që unë jam kryeministri i Shqipërisë, e kam shpjeguar këtë shumë herë. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht përgjegjësi shumë e madhe, por ndër të gjitha pjesët e shumta të kësaj përgjegjësie nuk hyn përgjegjësia për të futur në burg njërëz. Këtë e bën drejtësia, dhe drejtësia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi më drejtësinë që e bënte partia, qeveria dhe i pari i shtetit. Nuk e kemi më atë drejtësi, kështu që, merri futi në burg, është një shprehje që nuk duhet ta përdorësh për veten njëherë, sepse është një shprehje shumë jashtë kontekstit të mënyrës si funksionon rendi demokratik. E dyta, patjetër kur ka fakte dhe prova, gjithse kush do të ballafaqohet me ligjin dhe me drejtësinë, nuk diskutohet.", u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake.
“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policite bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban. Por do të jetë teknologjia që do të vendoset në qendër. Tanimë e kemi të ngritur thuajse plotësisht të gjithë bazën e të gjithë të dhënave vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha që janë afektohen nga ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se “Rilindja urbane 2.0” nuk është një “ aksion veror” por do të zgjasë për katër vitet e mandatit. Kreu i qeverisë shpreku pakënaqësi edhe sa i përket industrisë së turizmit, teksa tha se ka disa që nuk po veprojnë strategjikisht, ndërkohë që paralajmëroi masa drastike edhe për plazhet.
“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjëra të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot', dhe po i bën gropën vetes nesër. Pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos çmime, të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshëm. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri.”, u shpreh Rama.
Komente

Plazhi publik i dhermiut ok..po parkimi 20 mij lek ja kan gjet hilen banoret bandit te dhermiut hoqen shezllonet dhe ti marrin leket me parkim..shqiperia nuk behet!
PërgjigjuNuk kuptoj pse ju kur e dinit situaten e kontrollit te territorit qe kishit per faqe te zeze te bashkive nuk pergatitet keto rregullore,akte te tjera ligjore per rregullimin e situates para se te merrnit Sopaten!!!
Përgjigju