LIVE/ Shqipëri 0-0 Serbi
TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot (e shtunën) në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve. Tifozët u futen në stadium që në orën 18:00 dhe e kanë mbushur impiantin.
Ndërkohë, autobusi që transportoi ekipin serb nga hoteli për në stadium u qëllua me një shishe uji nga një fëmijë, me policinë që ndërhyu menjëherë. Edhe tifozë të tjerë ndoqën pas autobusin me lojtarët serbë, por nuk raportohet asnjë incident.
Komentet më të rëndësishme:
90' Gjashtë minuta shtesë.
85' Julljan Shehu del nga fusha i lënduar, në fushë Ylber Ramadani.
76' Në stadium janë 20 mijë e 427 tifozë.
75' Aleksandër Mitrovic i bën vend Luka Jovic te Serbia.
75' Broja del nga fusha, Uzuni në lojë.
72' Daku pason bukur te Bajrami, goditja nga brenda zone ishte shumë e lehtë.
69' Samardzic dhe Terzic i bëjnë vend Maksimovic dhe Stefan Mitrovic te Serbia.
65' Ndalet për disa çaste ndeshja, pasi një send plastik godet një futbollist të Serbisë. Kryesori Massa flet me kapitenët Gjimshiti dhe Mitrovic. Vijon ndeshja. Spikeri në stadium paralajmëron se nëse ndodh sërish kjo situatë, arbitri do tërheqë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Policia vendos kordon sigurie te tifozët.
62' Manaj dhe Hoxha i bëjnë vend Dakut dhe Bajramit.
53' Strakosha mban tanët në lojë, shpëton portën nga goditja me kokë e Mitrovic.
48' Rast i mirë për tanët, Broja shtyn në sulm, por vetëm këndore.
46' Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.
45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1' Elseid Hysaj ndërrmer një sulm nga e djathta dhe pasi rikuperon bukur, ndalet me faull në zonë. Për kryesorin Massa ishte 11 metërsh. Nga pika e bardha u paraqit Rey Manaj, i cili gaboi. Portieri Petrovic kuptoi krahun, duke bërë që Kombëtarja të humbiste shansin më të mirë.
19' Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.
17' Pavlovic merr karton të verdhë.
12' Mitaj provon nga jashtë zone, pret Petrovic në pozicion. Rasti i parë i ndeshjes.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.
PRAGNDESHJA DHE ANALIZA
Ky është takimi i shtatë mes dy skuadrave në gjithë historinë, edhe kur Serbia ishte Jugosllavi, me tanët që nuk kanë asnjë fitore; përjashto atë 0-3 në tavolinë më 14 tetorin e 2014 në Beograd, kur ekipi kuqezi u dhunua në fushë nga huliganët serbë. Kjo ndeshje quhet e braktisur nga UEFA dhe nuk futet në statistikat e dy skuadrave.
Serbia na ka mposhtur pesë herë dhe skuadrat në një rast janë ndarë në barazim. Katër gola ka shënuar ekipi ynë, kundrejt 15 të pësuar. Takimi i sotëm është i treti mes dy skuadrave pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me tanët që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë. Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup. Megjithëse ndeshja luhet në Tiranë, kompanitë e basteve shohin më të favorizuar ekipin serb për të fituar.
LLOGARITË - Me Anglinë që shihet si favorite për vendin e parë, Shqipëria dhe Serbia duhet të garojnë për vendin e dytë që të dërgon në play-off për një shans bilete në finalet e Botërorit 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Tanët do duhet patjetër të marrin një fitore kundër Serbisë nëse duam të jemi për herë të parë në një Kupë Bote dhe sot është shansi i madh.
VLERA E SKUADRAVE - 108.55 milionë euro vlejnë në treg futbollistët e Shqipërisë që Sylvinho ka të gatshëm në këtë grumbullim. Më i shtrenjti është Asllani me 15 mln euro në ‘Transfermarkt’, ndjekur nga Broja me 12 mln euro, Muçi me 11 mln euro, Gjimshitit me 8 mln euro dhe Ismajli dhe Nedim Bajrami me 6 mln euro.
Nga ana tjetër Serbia vlen 245.9 mln euro sipas ‘Transfermarkt’, pra më shumë se dyfishi i vlerës së Shqipërisë. Emra si Milenkovic, Pavlovic, Samardzic, Mitrovic apo edhe Vlahovic janë yje në Serie A dhe jo vetëm.
RENDITJA NË FIFA - Në përditësimin e fundit, Shqipëria mban renditjen e 66-të në FIFA, ndërsa Serbia ndodhet në pozitën e 31-të.
SIGURIA - Për të mos u përsëritur ajo 'deja vu' e shëmtuar e Beogradit nga tifozët serbë më 14 tetorin e 2014, janë marrë të gjitha masat e mundshme me tre gardhe sigurie, 2 mijë forca policore, anti-dronë, qen kontrollues, kamera inteligjente, patrullime; si edhe bileta të personalizuara. Skuadra serbe mbërriti në Tiranë pas mesditës më 6 qershor dhe gjatë gjthë qëndrimit në Tiranë do ketë një trupë sigurie nga policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA, për të shmangur çdo incident të mundshëm apo shfaqje të pakëndshme jashtë futbollit.
ARBITRI - UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë duel duke ia besuar gjykimin një trupe nga Italia me kryesor arbitrin Davide Massa. Si një ndër më të vlerësuarit në Serie A, Massa do ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Ciro Carbones, ndërsa arbitër i katërt do jetë Fabio Maresca. Në VAR do jenë Aleandro Di Paolo me ndihmës Daniele Doveri. Kryesori Massa e ka gjykuar vetëm në një rast kombëtaren shqiptare. Në datën 16 nëntor 2015 ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
TIFOZËT - 22 mijë zemra kuqezi do jenë sot në ‘Arenën Kombëtare’ dhe miliona të tjerë kudo ku ka shqiptarë, teksa ‘vullkani kuqezi’ pritet të mbushë Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Më shumë se 200 mijë ishte numri i kërkesave për të hyrë në stadium, ndërsa në rast të një tri pikëshi për tanët, e sigurt është se Tirana dhe jo vetëm do e gdhijë me festë. FIFA ka dënuar ekipin tonë pas ndeshjen kundër Moldavisë dhe një pjesë e tribunave pas porte (20 përqind) do mbushet me tifozë të përzgjedhur në luftën kundër diskriminimit. Kujtojmë se në këtë përballje nuk do ketë tifozë serbë në stadium, kjo pasi ata janë të dënuar nga FIFA për ndeshjen e radhës në udhëtim, duel që përkoi ky i Tiranës.
Formacioni - Portieri Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin sfidën kundër Serbisë nga shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare". Në bazë të rregullave të UEFA-s, trajneri Sylvinho do ketë të gatshëm 23 futbollistë për sfidën e sotme, teksa emrat më sipër janë të sakrifikuarit, duke qenë se braziliani grumbulloi 27 futbollistë për dy sfidat e qershorit, atë sot kundër Serbisë në Tiranë dhe pas tri ditësh përballjen në Letoni.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja Trajner: Sylvinho
Serbia (3-4-3): Petrovic; Pavlovic, Milenkovic, Erakovic; Zivkovic, N. Maksimovic, Lukic, Terzic; Samardzic, Mitrovic, Vlahovic Trajner: Dragan Stojkovic
Renditja në Grupin K
65' Ndalet për disa çaste ndeshja, pasi një send plastik godet një futbollist të Serbisë. Kryesori Massa flet me kapitenët Gjimshiti dhe Mitrovic. Vijon ndeshja. Spikeri në stadium paralajmëron se nëse ndodh sërish kjo situatë, arbitri do tërheqë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Policia vendos kordon sigurie te tifozët.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Elseid Hysaj ndërrmer një sulm nga e djathta dhe pasi rikuperon bukur, ndalet me faull në zonë. Për kryesorin Massa ishte 11 metërsh. Nga pika e bardha u paraqit Rey Manaj, i cili gaboi. Portieri Petrovic kuptoi krahun, duke bërë që Kombëtarja të humbiste shansin më të mirë.
Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Serbi, teksa këndohej himni serb, fëmijët që shoqërojnë futbollistët gjatë daljes në fushë, kanë bërë me duar shqiponjën duke provokuar kështu futbollisët serb.
Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë.
Gjatë momentit kur himni serb u vendos në "Arenën Kombëtare", ai thuajse nuk u dëgjua në stadium pasi u fërshëllye nga 22 mijë tifozët kuqezi. Ndërkohë himni kuqezi u këndua në kor nga 22 mijë tifozë.
Tifozët e kombëtares shqiptare kanë mbushur "Arenën Kombëtare" në Tiranë, ndërsa me futjen në fushë të ekipit serb kanë brohoritur "UÇK" si dhe kanë kënduar këngën "Mora Fjalë".
Ndeshjen Shqipëri- Serbi ish- futbollisti Liridon Leci, e ka cilësuar si një ndeshje me rëndësi.
Në një lidhje skype për Report Tv, ai tha se kjo është më shumë se një ndeshje.
‘Është një atmosferë e mirë dhe një entuziazëm shumë i madh dhe në Kosovë dhe mezi po e presim ndeshjen. Është një ndeshje me shumë dëshirë e kemi pritur. Kjo është më shumë se një ndeshje’, tha ai.
Teksa u ndal tek mungesa e tifozëve 'Kuq e Zi' në stadium për shkak të përplasjeve me FSHF, ai tha se ata nuk duhet që të mungonin pasi janë lojtari i 12 në fushë.
‘Kjo është diskutimi më i madh që duhet të flitet, sepse ata janë prej 20 vitesh pjesë e ndeshjeve të kombëtares së Shqipërisë dhe përjashtimi i tyre është gjëja më skandal që mund të ndodh. Unë them se ata kanë të drejtë sepse është e papranueshme të mos jenë ata sepse ata janë lojtari i 12 në fushë’, tha ai.
Leci tha se edhe në Kosovë tifozët janë duke festuar në mbështetje të kombëtares shqiptare.
‘Në Prishtinë shumica e lokaleve janë mbushur plot dhe janë mbledhur shumë njerëz, sikur janë në stadium. Ata kanë kënduar dhe festuar në mbështetje të kombëtares shqiptare’, tha ai.
Grupimi "Tifozat Kuq e Zi" nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë për shkak të një përplasje me FSHF-në. Ultrasit e Kombëtares do e ndjekin sfidën nga një ekran i madh në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", teksa kanë ironizuar edhe FSHF-në.
"Na hiqni biletat na vini përpara policinë, s'e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë", shkruan TKZ.
Lojtarët e Kombëtares kanë prekur fushën e "Arenës Kombëtare", teksa janë pritur me brohorima nga tifozët që janë futur në stadium.
Ish sulmuesi i Kombëtares Altin Rrakli foli në Report Tv pak orë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, ku tha se sot lojtarët kuq e zi duhet të japin maksimumin për fitoren, pasi sipas tij, skuadra kundërshtare nuk klasifikohet si një ekip i pathyeshëm. Gjithashtu, ai parashikoi se Armando Broja mund të shënojë gol.
“E përgjithshmja është se sot ne duhet të rrezikojmë, duhet të rrezikojmë, duhet të provojmë ta sulmojmë ekipin kundërshtar, nuk jemi përballë një ekipi elite që është i vështirë që t’i gjesh hapësira dhe kur i sulmon të të kapë në kundrasulm, nuk kemi të bëjmë me këtë lloj ekipi. Kemi të bëjmë me një ekip fizik të fortë, që vrapon shumë, që luftën shumë, fizikun e ka armën e vet… Unë mendoj sot ne si skuadër, si gjithmonë duhet të jemi komplekse dhe kur të sulmojmë duhet të sulmojmë me guxim, duhet të jemi më të guximshëm sot, duhet ta provojmë të fitojmë ndeshjen”,- tha Rrakli.
“Të gjithë lojtarët tanë e meritojnë të shënojnë kundër Serbisë. Ekipi i ka të gjithë lojtarët për ekipin, nuk i ka të veçantë, nuk jemi në tenis. Unë kam një rezultat që e kam thënë qysh në fillim para një jave… se kush e bën golin ta bëjë kush të dojë, rëndësi ka ta bëjmë. Kam një përshtypje që Broja e bën një gol sot”,- shtoi ai.
Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojkovic kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri - Serbi, e cila nis në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja Trajner: Sylvinho
Serbia (3-4-3): Petrovic; Pavlovic, Milenkovic, Erakovic; Zivkovic, N. Maksimovic, Lukic, Terzic; Samardzic, Mitrovic, Vlahovic Trajner: Dragan Stojkovic
Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në "Arenën Kombëtare". Rrugës, pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, një tifoz i vogël në moshë e ka goditur nga pas autobusin me një shishe uji. Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, ndërsa tifozët e tjerë e kanë ndjekur autobsuin nga pas dhe kanë nisur të sharrat. Nuk raportohet për incidente të tjera me autobusin serb. Video e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Joana Preja.
Pano Xhixho, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së tha në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu se sfida kundër Serbisë nuk është si gjithë të tjerat. Gjithashtu, për dënimn që FSHF mori nga FIFA me bllokimin e 20 përqind të stadiumit për thirrjet raciste, Xhixho tregoi se tribunat pas porte do mbushen me tifozë familjarë dhe ata të Fun Club të Kombëtares.
"Sfidën e Beogradit e përjetova si çdo shqiptar, isha në drejtim të ngjarjeve në Radio Televizionin Shqiptar. Si sot, me rrugët plot me tifozë dhe kuqezi nuk kemi qenë as në sfidën kundër Greqisë, të fituar në Tiranë.
Tifozët dhe menaxhimi - Kërkesat kanë qenë shumë të mëdha, më shumë se 200 mijë. Është bërë si një datë historike, që kushdo të jetë atje. Si ata që me krenari thonë kam qenë në sfidën e Beogradit.
Dënimi nga FIFA për stadiumin - 20 përqind e stadiumit do jenë me familjarë. Do jetë Fun Clubi i Kombëtares, ka dhjetë vite që funksionon. Këta do jenë këtu, sepse kishim dënim nga FIFA për këtë duel. Secili aplikonte për katër bileta, një tifoz që aplikonte me familjen dhe aplikimi kishte një mbiemër për katër tifozë, ata kanë pasur prioritet për këtë zonë që u dënua nga FIFA, por nuk do mbetet bosh.
Çfarë ndeshje pret? Është një atmosferë që nuk ka nevojë për t'u ndezur më shumë sesa duhet. Kam ndjekur seancat dhe kam parë entuziazëm mes trajnerit dhe futbollistëve. Ndeshja kundër Serbisë nuk është si të tjerat dhe ka ngarkesë emocionale. Të kujdesemi mos u injektojmë emocione të tjera lojtarëve, sepse mbingarkohen. Lojtarët tanë nuk do e bëjnë këtë, janë profesionistë. Këtë e tregoi edhe Gjimshiti në komunikiin për mediet. Përtej diplomacisë, kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjërat.
Llogaritë - Për mua është e munduar që të dalim të dytët në grup dhe të shkojmë në Botëror. Jo më kot barazuam edhe me Kroacinë në Euro 2024 dhe bëmë mirë në fushë. Pse mos ta tentojmë kualifikimin. Me Anglinë e kemi ndeshjen e fundit në grup dhe është thuajse e kualifikuar. Rivali ynë është Serbia.
Grupi më i mirë i lojtarëve që kemi pasur? Po, është grupi më i mirë. Do doja që të kishin minuta më shumë, por kemi lojtarët më të mirë. Broja doja të luante më shumë, kemi një kapiten që ka ngritur trofe si Gjimshiti, apo Asllani që luajti në finalen e Champions League. Ismajli, Mitaj, Strakosha, Daku etj kanë cilësi", tha Xhixho.
Ditmar Bicaj, ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar në Report Tv me Andi Kapxhiun sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai ka treguar se në sfidën e 14 tetorit 2014 kundër Serbisë, ka qenë mes tifozëve serbë në Beograd. Ky duel u luajt vetëm 42 minuta pasi huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunaun ekipin tonë.
"Në 2014 kam qenë mes tifozëve serb në Beograd. Kam qenë në stadium me dy miq dhe e kam përjetuar jo mirë, sepse e njoh edhe gjuhën. Ka pasur thirrje raciste dhe ambienti ka qenë jo për një ndeshje futbolli. Shumë urrejtje, një ambient lufte. Më kanë lënë gjurmë negative. Futbollistët u prekën me dorë dhe këtu dështuan organizatorët serbë. Në kthim, në Elbasan nuk ndodhi asgjë dhe serbëve nuk u "hyri gjemb në këmbë". Të luhet futboll dhe të fitojë Shqipëria.
Mungesa e Tifozave Kuq e Zi - "Kur shqiptarët ngatërrohem mes veti, gëzohen armiqtë". Përplasjet mes TKZ dhe FSHF duhet të zgjidhen dhe do ndihet mungesa e tyre. Pas Beogradit në 2014, kjo do jetë hera e dytë që Tifozat Kuq e Zi nuk do jenë në stadium për Kombëtaren. Janë 11 futbollistë në fushë, por pas do kenë 12 milionë shqiptarë.
Pritshmëritë - Ndryshe nga ndeshja në Elbasan, ku nuk ishim dinamikë në fushë, sot pres një sfidë të ngjashme si kundër Greqisë ku ishim shumë agresivë. Nëse ne presim pas rivalët, ata kanë shumë cilësi dhe një barazim do na bënte mirë. Mentaliteti i fituesit në fushë, kjo na duhet.
Këshilla - Të mbrojmë Vlahovic dhe Mitrovic sepse janë të mirë me kokë dhe na duhet të jemi vigjilentë sepse kundërshtarët kanë cilësi. Të kemi mendje të ftohtë dhe këmbët zjarr. Kjo është porosia ime", tha Ditmar Bicaj.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Serbisë në Tiranë, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Përballja më e famshme mes dy skuadrave dhe ajo që ka mbetur në histori daton më 14 tetor 2014 në Beograd, me sfidën që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët e Shqipërisë.
11 vite më pas dy skuadrat do përballen në një realitet thuajse të njëjtë sa i takon marrëdhënieve mes popujve, por këtë herë janë marrë masat që incidentet të jenë sa më të kufizuara, me 2000 efektivë policie dhe shërbimet e tjera shqiptare që do jenë në gatishmëri.
Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për ekipin tonë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që Giovanni de Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë. Thuajse 11 vite pas, vetëm Hysaj është "i mbijetuari" i gjithë atij ekipi, teksa do jetë i gatshëm për sfidën që luhet në qershor. Nga 23 emrat që de Biasi kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.
Ndërkohë në krahun tjetër do jenë tre futbollistë serb që kanë qenë në atë mbrëmje. Portieri Predrag Rajkovic, mesfushori Nemanja Gudelj dhe sulmuesi Aleksandar Mitrovic vijojnë të jenë sërish aktiv për ekipin që sot drejtohet nga Dragan Stojkovic.
Lista e titullarëve dhe rezervave, Serbi - Shqipëri - 14 tetor 2014 në Beograd
Vrasja e mijëra shqiptarëve të Kosovës nga Serbia në fundin e mijëvjeçarit të shkuar, dëbimi i miliona prej tyre nga banesat dhe dheu amë, kanë bërë që sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë të shihet më shumë se një ndeshje futbolli.
Përtej historisë që te shqiptarët kanë lënë shumë shenja, një tjetër faktor pse dueli i sotëm në Tiranë kalon aspektin sportiv është edhe përballja e parë mes dy skuadrave pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Më 14 tetorin e 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit luhej Serbi - Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016, ku Kombëtarja jonë siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në një turne madhor.
Dueli në Beograd nuk përfundoi kurrë, pasi ndeshja u ndërpre pas 42 minutave lojë dhe huliganët serbë u futën në fushë duke dhunuar lojtarët tanë. Anglezi që gjykonte atë takim, Martin Atkinson, i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas muajsh beteje në CAS, drejtësia sportive i dha tri pikë Shqipërisë dhe fitoren 0-3 në tavolinë.
Shenjat e atij takimi kanë mbetur ende dhe përballja e sotme mban shumë emocione në fushë dhe tribuna.
Sot në 20:45 luhet Shqipëri - Serbi në "Arenën Kombëtare", sfidë kjo që vlen për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Përballja është duke u trajtuar më shumë se një ndeshje futbolli nga tifozët, kjo për vetë historinë mes dy popujve dhe luftën që Serbia bëri në Kosovë. Në aspektin sportiv ka ardhur koha për t'i mposhur serbët për herë të parë në fushë, pasi në gjashtë takimet e mëparshme nuk kemi asnjë fitore, përjashto duelin e famshëm të 14 tetorit 2014 në Beograd, kur ekipi ynë u dhunua në fushë dhe CAS në Lozanë na dha tri pikë dhe fitoren 0-3 në tavolinë.
Statistikat dhe përballjet Shqipëri - Serbi:
Përballjet mes dy skuadrave datojnë që në 7 tetorin 1946 në një ndeshje në "Qemal Stafa" të Tiranës. Kombëtarja jonë mposhtej 2-3 nga ish-Jugosllavia e asaj kohe për Kampionatin Ballkanik. Po në Tiranë më 14 shtator 1947, Shqipëria humbiste sërish 2-4 nga ish-Jugosllavia. Ndeshja e radhës ishte në Beograd, me dy skuadrat që barazuan 0-0, më 27 qershor 1948.
Pas 19 vitesh dy skuadrat u përballën sërish në Tiranë më 14 maj 1967, me ish-Jugosllavinë që fitoi 0-2 në "Qemal Stafa" për kualifikueset e Europianit 1968. Në ndeshjen e kthimit në Beograd, ishin vendasit që fituan 4-0 kundër tanëve më 12 nëntor 1967.
Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dy skuadrat u përballën më 14 tetor 2014 në Beograd, në ndeshjen që Shqipëria e fitoi 0-3 në tavolinë, por që nuk quhet një fitore në fushë. Sfida e kthimit në "Elbasan Arena" u fitua nga Serbia 0-2 më 8 tetor 2015.
Në total, hiq fitoren 0-3 në tavolinë të Shqipërisë, Serbia na ka mposhtur pesë herë dhe skuadrat në një rast janë ndarë në barazim. Katër gola ka shënuar ekipi ynë, kundrejt 15 të pësuarve. Duket se ka ardhur koha që Shqipëria të fitojë në fushë kundër Serbisë dhe ndeshja e radhës është pranë, edhe pse me shumë emocione.
"Mirëdita miq", kështu e nisi konferencën për mediet trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, në "Arenën Kombëtare" të Tiranës; teksa më pas uroi Kurban Bajramin. Veç saj, në fundin e saj ai tha "faleminderit shumë".
Historia e shqipes së Stojkovic daton 41 vite më parë, kur në rininë e tij ai kreu shërbimin ushtarak në Prishtinë. Pikërisht pas katër dekadash, Stojkovic u takua me një shok të vjetër që nga koha e ushtrisë. Bëhet fjalë për përkthyesin shqiptar Pleurat Himaduna, që para konferencës kishte një takim dhe përqafim të përzemërt me Stojkovic.
Përpara se të ulej përballë gazetarëve, Stojkovic u përqafua përzemërsisht me Pleuratin, i befasuar që përkrah tij gjendej pikërisht njeriu me të cilin kishte kryer ushtrinë katër dekada më parë.
Në vitin 1984, Stojkovic kishte shkuar në Prishtinë si futbollist, sapo kishte fituar medaljen e bronztë olimpike në Lojërat e Los Angelos, ndërsa Himaduna punonte si producent televiziv në “TV Prishtina”. Siç tregon ai, trajneri aktual i Serbisë ishte shumë i dashur në Prishtinë, madje kishte disa privilegje nga komandantët e rreptë të kohës.
“U përshëndetëm ngrohtësisht. Stojkovic ishte në ushtri në Prishtinë bashkë me këngëtarin Alen Slavica. Rrinim shpesh bashkë. Kalonim kohë cilësore me të dhe me prindërit e Dragan. Ishte krejt logjike që, pas kaq vitesh, të përqafoheshim sërish me dashamirësi, – e nisi rrëfimin Pleurati. – E kujtoj gjithçka, kështu është jeta. Erdhi atëherë si i ri dhe shumë i sjellshëm, prindërit e tij gjithashtu njerëz të mirë. Nuk ishte i habitur që mori thirrje për në ushtri, ashtu ishte koha, ishte normale. Në Prishtinë kishte mbështetje nga eprorët dhe njerëzit që drejtonin gjithçka, prandaj edhe u vendos të qëndronte atje", thotë mes të tjerash për "Blic" Pleurat Himaduna.
Pleurat Himaduna
Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin sfidën kundër Serbisë nga shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare.
Në bazë të rregullave të UEFA-s, trajneri Sylvinho do ketë të gatshëm 23 futbollistë për sfidën e sotme, teksa emrat më sipër janë të sakrifikuarit, duke qenë se braziliani grumbulloi 27 futbollistë për dy sfidat e qershorit, atë sot kundër Serbisë në Tiranë dhe pas tri ditësh përballjen në Letoni.
Komente

Fëmijët janë fëmi por janë viktima të drejtuesve të FSHF! Në fymnin e flamurit Serb Fëmijët shoqërues të futbollistave Serb bon Shqiponjen ky ishte një provokim i pastër që nuk duhet kishte ndollurpër mendimin tim.
PërgjigjuFusni more Uzunin
PërgjigjuTifozet kuq e zi …????!!! Banditet kuq e zi , idiotet kuq e zi … injorantet kuq e zi turpi i kombit kuq e zi .. sport eshte shpirt gare eshte gare eshte miqesi… po idiotet bixhos hi nuk e kuptojne kete .. turp turp .. edhe kur fiton dhe kur humb ka vetem fair play … keta jane mostra si Gjesti i big brother …plehrat e Kosoves qe allakaten neper shqiperi ..!!
Përgjigju