LSI mbron Metën/ Luan Rama: Kryeministri qëndrim spekulativ, pse i anuloi fondet për rrugën e Selenicës?

6 Janar 2021, 14:12| Përditesimi: 6 Janar 2021, 14:22

  • Share

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot në një deklaratë nga Selia e kësaj force politike dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri e spekulime duke iu referuar deklaratave të tij në Vlorë për çështjen e projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Duke i dalë në mbrojtje Presidentit Meta, Luan Rama tha se Kryeministri ka fyer e poshtëruar së pari qytetarët e Vlorës teksa e pyeti se përse i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës.

"Me qëndrimin spekulativ, abuziv dhe korruptiv që ai mbajti në Vlorë, duke fyer dhe poshtëruar pikë së pari vetë qytetarët e Vlorës, por edhe duke ia bërë të qartë atyre portretin e tij real. Ndaj sot jam këtu, që jo vetëm për qytetarët e Vlorës, jo vetë për qytetarët e Selenicës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, ta pyes Kryeministrin Edi Rama. Përse i hoqi apo i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës? Çfarë ndodhi që projekti i  trumbetuar me aq të madhe, u gjymtua? Dhe përse fondet e dedikuara për banorët e Selenicës dhe të gjithë asaj bashkie, përse fondet e dedikuara për rrugën që lidh Peshkpinë me Selenicën dhe në anën tjetër Selenicën me autostradën Levan-Tepelenë u hoqën? Përse vazhdon të lihet mjerisht në një situatë skandaloze e gjithë popullsia e Selenicës, e cila në 30 vjet me radhë ka qenë dhe laboratori më i shëmtuar i papërgjegjmërisë së qeverisë?", tha ai.

Luan Rama tha se nuk është vetëm Selenica, nuk është vetëm lumi i Vlorës, nuk  është vetëm rrethina e kësaj zone me potenciale të mëdha njerëzore, intelektuale, natyrore që do të mund ta bënin Vlorën ashtu siç duhet të jetë, qendrën apo mbretëreshën e turizmit shqiptar.

"E gjithë zona e Vlorës, edhe në qytet nuk mund të  fshihet prapa fasadave të një rrugë, qoftë kjo edhe Lungomare, e cila është kthyer në një makth jo vetëm për vlonjatët, por për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që duan të kalojnë në zonën e bregut. Jo vetëm për këtë, por për ujërat e zeza që derdhen në det, edhe atje ku kryeministri shkon dhe bën spektaklin e vet. Për mungesën e infrastrukturës rrugore, se vetëm 10-15 metra larg Sheshit të Flamurit apo larg Lungomares janë rrugët të mbushura nga balta, nga gropa dhe që janë fytyra e vërtetë e shëmtisë së qeverisjes së Edi Ramës në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë", tha ndër të tjera ai.


Lajmi kryesor:

Përplasja për investimin infrastrukturor/Anila Denaj-Metës: Mos e pengo Vlorën, s'është bahçe e LSI! Pse ndryshoi projekti dhe pse nuk duhet autorizimi


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?