Përplasja për investimin infrastrukturor/Anila Denaj-Metës: Mos e pengo Vlorën, s'është bahçe e LSI! Pse ndryshoi projekti dhe pse nuk duhet autorizimi

6 Janar 2021, 11:36| Përditesimi: 6 Janar 2021, 17:14

  • Share

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ashtu siç paralamëroi mbrëmë i ka kthyer paraditen e sotme një përgjigje Presidentit Ilir Meta lidhur me projektin Vlorë-Orikum.

Përmes një konference për shtyp, Denaj ka deklaruar se e gjithë procedura është krejtësisht ligjore. Ajo ka bërë me dije se Presidenca është është informuar me dy shkresa dhe nuk bëhet fjalë për një hua të re por për një dakordësi të arritur mes palëve, ndaj grupi negociator bëhet i panevojshëm.

"Termi negociatë dhe dakordësi janë ato që duhet të kuptohen në këtë proces. Termi negociim kur dakordësia ekziston mes palëve nuk ka nevojë të ngrihet grup negociator. Dakordësia mes palëve është realizuar, grupi negociator është i panevojshëm.  Kërkesa e dhënies së autorizimit për vazhdimin e procesit është e lidhur vetëm me faktin që dakordësia është arritur. Çdo marrëveshje është bërë në këtë frymë, kur dakordësia realizohet negocimi është i panevojshëm.  Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond dhe burim financiar të realizohet një projekt tjetër infstratuktore, në të njëjtin qark.

Dakordësia me Fondin Saudit u realizua në muajin gusht dhe hapi dy procese paralele, së pari ratifikimin në Kuvend të këtij ndryshimi dhe si rrjedhojë anulimin juridik të marrëveshjes së mëparshme të ratifikuar në Parlament më 17 shtator të vitit të kaluar. Kundërshtia me Kushtetutën nuk qëndron në asnjë gërmë, as në frymë. Sqaroj zyrën e Presidentit se vetëm në kushtet kur projektmarrëveshjet e propozuara ku institucionet nuk janë dakord, vetëm në këto raste ngrihen grupet negociatare duke kërkaur edhe autorizim", tha Denaj.

Ministrja sqaroi pse u bë ky ndryshim. Sipas saj u arrit në konkluzionin se projekti i parë ishte joekonomik.

"Kërkoj të sqaroj publikisht se cila është nevoja për këtë ndryshim të projektit infrastruktorte.  Analiza e vlerësimit trë projektit të parë të lotit të katërt është krye nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nxori një vlerë më të lartë se huaja dhe jo projektin e parë  joekonomik. Prandaj u dakordua për një tjetër projekt infrastrukturor në të njëjtin qark. Siguroj banorët e kësaj zone se projekti i ri është gati dhe fondi shqiptar i zhvillimit është gati për të arritur financimin.  U analizua se i gjithë projekti nuk është ekonomik. Në një kontratë të realizuar, dakordësuar dhe të kaluar në Parlament u pa e nevojshme se derisa të gjendet një tjetër projekt për lotin e katër të rrugës së Lumit të Vlorë u pa e udhës që të kalonin fondet në një tjetër projekt në të njëjtin qark", tha Denaj.

Në postimin e saj në Facebook të konferencës për shtyp ministrja i bën thirrjet Presidenti Meta që të mos e pengojë Vlorën.

"Mos e pengo Vlorën Ilir, sepse Vlora s'është bahçe e LSI, po është konaku i Shqipërisë. Projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s'është kaçak i LSI-së", shkruan Denaj.

Mbrëmjen e djeshme nga Presidenca, Ilir Meta akuzoi Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik serioz shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit, një marrëveshje që sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë për të dhe as nuk është kërkuar autorizimi i tij për të bërë një marrëveshje të tillë siç e kërkon ligji për marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky reagim i Metës erdhi pasi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, nga Vlora ngriti shqetësimin se presidenti Ilir Meta, ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin. Rama tha se ka që nga fillimi i nëntorit që pritet plotfuqia për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi janë bërë të gjitha negociata me fondin Saudit nga ana e qeverisë dhe deri në momentin që të jepet miratimi nga Presidenti, projekti do të mbetet i bllokuar.

 

Ora 14:12
LSI mbron Metën/ Luan Rama: Kryeministri qëndrim spekulativ, pse i anuloi fondet për rrugën e Selenicës?

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka dalë sot në një deklaratë nga Selia e kësaj force politike dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri e spekulime duke iu referuar deklaratave të tij në Vlorë për çështjen e projektit të rrugës Vlorë-Orikum.

Duke i dalë në mbrojtje Presidentit Meta, Luan Rama tha se Kryeministri ka fyer e poshtëruar së pari qytetarët e Vlorës teksa e pyeti se përse i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës.

"Me qëndrimin spekulativ, abuziv dhe korruptiv që ai mbajti në Vlorë, duke fyer dhe poshtëruar pikë së pari vetë qytetarët e Vlorës, por edhe duke ia bërë të qartë atyre portretin e tij real. Ndaj sot jam këtu, që jo vetëm për qytetarët e Vlorës, jo vetë për qytetarët e Selenicës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, ta pyes Kryeministrin Edi Rama. Përse i hoqi apo i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës? Çfarë ndodhi që projekti i  trumbetuar me aq të madhe, u gjymtua? Dhe përse fondet e dedikuara për banorët e Selenicës dhe të gjithë asaj bashkie, përse fondet e dedikuara për rrugën që lidh Peshkpinë me Selenicën dhe në anën tjetër Selenicën me autostradën Levan-Tepelenë u hoqën? Përse vazhdon të lihet mjerisht në një situatë skandaloze e gjithë popullsia e Selenicës, e cila në 30 vjet me radhë ka qenë dhe laboratori më i shëmtuar i papërgjegjmërisë së qeverisë?", tha ai.

Luan Rama tha se nuk është vetëm Selenica, nuk është vetëm lumi i Vlorës, nuk  është vetëm rrethina e kësaj zone me potenciale të mëdha njerëzore, intelektuale, natyrore që do të mund ta bënin Vlorën ashtu siç duhet të jetë, qendrën apo mbretëreshën e turizmit shqiptar.

"E gjithë zona e Vlorës, edhe në qytet nuk mund të  fshihet prapa fasadave të një rrugë, qoftë kjo edhe Lungomare, e cila është kthyer në një makth jo vetëm për vlonjatët, por për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që duan të kalojnë në zonën e bregut. Jo vetëm për këtë, por për ujërat e zeza që derdhen në det, edhe atje ku kryeministri shkon dhe bën spektaklin e vet. Për mungesën e infrastrukturës rrugore, se vetëm 10-15 metra larg Sheshit të Flamurit apo larg Lungomares janë rrugët të mbushura nga balta, nga gropa dhe që janë fytyra e vërtetë e shëmtisë së qeverisjes së Edi Ramës në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë", tha ndër të tjera ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 06/01/2021 14:30

    Ky "Bufi i Notes" duhet te ndjeki nga pas Nasip Nacon se po qendroi akoma tek LSI mbas 25 Prillit, koha e tij ditore nuk duke te jete duke u kapardisur me veshje firmato por duke lojtur domino gjithe diten me pensionistat e lagjes , nese ata do ta lejojne te ulet mes tyre.

    Përgjigju
  • Kucjoti: 06/01/2021 12:47

    A te pacim moj bije.na i zbardhe faqen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?