Politikë

Lulzim Basha merr mandatin e 3-të në krye të PD: Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë! Gjana: Kanë votuar 41,097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme

14 Qershor 2021, 14:35| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 17:46

  • Share

Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Pas fitores, me një postim në Facebook, Basha ka falënderuar të gjithë demokratët, ndërsa shton se do të bëjë gjithçka që "Shqipëria të fitojë".

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, një ditë pas zgjedhjeve për kreun e partisë, këtë të hënë kanë zyrtarizuar fitoren e Lulzim Bashës për herë të tretë, ndërsa deklaroi se ka marrë 32,882 vota ose mbi 80% të votave.

Në një deklaratë për media Gjana ka bërë me dije se pas Bashës më i votuari është Agron Shehaj me 6038 vota, e treta vjen Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë. Nga 75 mijë anëtarë të PD, në zgjedhje kanë votuar 41097 anëtarë, nga këto 413 vota kanë dalë të pavflefshme, kurse të vlefshme 40 mijë vota.

"Komisioni Zgjedhor i Pd spao ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundmitar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur kutitë një nga një janë regjistruar të dhënat e dokumentuara. Nga procesverbalet rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në grë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur përfaqësi. Bazuar në të dhëna zyrtare të 76 procesverbaleve rezulton se nga 75 mijë anëtare të PD,  kanë votuar 41097 anëtarë. 413 vota të pavflefshme, të vlefshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë. Për Kadilllim votuan 781 anëtarë. Për Harxhin 983. 6038 anëtarë për Shehajn. 32882 anëtarë kanë votuar Bashën. Bazuar në këto të dhëna komisioni zgjedhor shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën", tha ai.

Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli në një konferencë për medie, tha se standardi i zgjedhjeve të 13 qershorit ishte më i ulët se ato parlamentaret, por shtoi se ndryshe nga Basha ai e pranon rezultatin. Kadilli tha se nuk do largohet nga PD por do shpalosë manifestin e tij politik për ringritjen e partisë. Edhe Agron Shehaj përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar. Kurse Edith Harxhi nuk ka reaguar ende pas daljes së rezultatit.

Procesi zgjedhor u konsiderua i padrejtë nga kandidatët e tjerë, ndërsa u shoqërua me akuza nga rivalët e Bashës, të cilët e konsideruan maskaradë elektorale. Nishani e cilësoi maskaradë elektorale, duke lënë të kuptohet se është manipuluar procesi nga Lulzim Basha, këtë e argumenton me faktin që janë përjashtuar nga votimi shumë anëtarë të PD. Nuk kanë munguar edhe rastet flagrante të fotografimit të votave për Lulzim Bashën, teksa demokratët përfshi edhe Genc Pollon dëshironin të tregonin 'besnikërinë'.

Në garën e brendshme të PD, u evidentua fakti se Basha zgjodhi të mos ngrijë funksionet e tij para zgjedhjeve duke mos dhënë dorëheqjen, por zgjodhi të garojë duke mbajtur postin si kryetar i partisë. Këto zgjedhjet në PD u zhvilluan pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ku Partia Socialiste dhe Edi Rama bënë historinë duke u bërë forca e parë politike që fitojnë 3 mandate qeverisëse radhazi. Pas kësaj humbjeje të rradhës të Bashës, demokratët të zhgënjyer kërkuan largimin e menjëhershëm të tij. Ndërsa Basha jo vetëm që nuk hoqi dorë nga partia, por tha se do të vijojë betejën për të rrëzuar nga pushteti mazhorancën.

Tabela me të dhëna përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve në PD

 

Ora 17:38
U rizgjodh në krye të PD, Basha-demokratëve: Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme, do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë

1623683104_basha780x405.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh falënderimi për të gjithë demokratët, pasi u zgjodh për të tretën herë në krye të kësaj partie.

Me një postim në Facebook, Basha thotë se do të bëjë gjithçka që "Shqipëria të fitojë".

"Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë", shkruan Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 14/06/2021 20:24

    E kush dyshon se ti nuk fiton kur fletvotimet i mbushe sali berisha dhe fazlliq shkau kurse i numeron jemin tita, basha ska dyshim se ka fituar edhe ne burgje aty ku mbahen kriminelet me te ndyre te shqiperise,por edhe ne lazarat,ta gzoni o "demokrat" nese vertet ka ngelur ndonje shqiptar ne PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?