Kronikë

Pas Vlorës, vritet në lokalin e tij një 62 vjeçar në Lushnje, plagoset i biri! Ngjarja pas një sherri me bashkëfshatarin e dehur (VIDEO)

3 Qershor 2021, 07:27| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 16:46

  • Share

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit në Vlorë është regjistruar një tjetër vrasje në Lushnje. Rreth orës 23:47 të mbrëmjes së kaluar, autori Sofokli Shani, ka vrarë me armë zjarri 62 vjeçarin Hirakli Qorri në lokalin e tij, ndërsa ka plagosur djalin e viktimës Kejdi Qorri 31 vjeç.

62 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas të dhënave të para shkak i ngjarjes është bërë një debat i çastit në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Pasi është konfliktuar autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën që e mbante pa leje e më pas është rikthyer në lokal ku dhe ka qëlluar.

Autori pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes bashkë me armën e krimit. Mësohet se ai ishte i dehur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë. Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë  kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

 

Ora 09:04
Vrasja në Lushnje, kush është viktima dhe djali i tij, i cili mbeti i plagosur pas sherrit në lokal

Report Tv ka siguruar fotot e viktimës Hirakli Qorri, 62 vjeç, dhe të djalit të tij, i cili mbeti i plagosur Kejdi Qorri 31 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në lokal gjatë mbrëmjes së djeshme.

1622703800_hiraklikejdiqori.jpg

Hirakli Qorri dhe Kejdi Qorri
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?