Makina në Vlorë fluturon në humnerë, inxhinieri: Barrierat ishin ngulur në zhavorr! ARRSH përgjegjëse, të kontrollojë gjendjen e rrugës

17 Prill 2023, 14:24| Përditesimi: 17 Prill 2023, 23:59

  • Share

VLORË- Dy ditë pas aksidentit me dy të plagosur në rrugën e Lumit të Vlorës, ARRSH-ja ende nuk ka riparuar barrierat mbrojtëse! Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ishte në fshatin Brataj, në vendin ku ndodhi aksidenti dhe siç raportoi nga vendi i ngjarjes, barrierat ishin vendosur në zhavorr, duke bërë që të shkulen plotësisht në të gjithë gjatësinë e rrugës, e për pasojë makina ku udhëtonte çifti i të moshuarve të përfundonte në greminë. Të rrezikuar ndihen dhe banorët e fshatit Brataj, pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

‘Ishin të ngulura si fije shkrepësesh. Nuk janë vënë në atë mënyrë që duhet të përballonin edhe një goditje elementare. Kjo tregon se puna në këtë segment është bërë jo cilësore, madje mund të themi se edhe 20 veta të mbështeteshin aty kjo barrierë do të binte.’- tha banori.

Aksidenti do të ishte evituar nëse barriera anësore e rrugës do të ishte vendosur sipas standardeve të përcaktuara në vendimin e këshillit të ministrave. I bindur për këtë inxhinieri Alfred Hasanaj, tha në studion e “Repor tv” tha se ARRSH-ja duhet të kishte audituar dhe vlerësuar sigurinë rrugore. Hasanaj ilustroi argumentin e tij përmes një stimulimi kompjuterik.

‘Një mjet është shumë i lehtë, kjo është alarmante. Organet e shtetit të bëjnë hetime dhe të shikojnë se e kujt është përgjegjësia. Tani duhet ndarë nëse është problem i projektuesit apo i zbatuesit. Mjeti që është përfshirë në aksident është një mjet me peshë të vogël dhe në këtë rast barriera duhet ta kishte mbajtur, pasi në bazë të VKM-së, duhet të mbarë deri në 10 mijë kg, pra sa 10-fishi i automjetit.  Nëse do të ishte montuar sipas normave europiane dhe VKM-së që ne kemi makina do ta godiste dhe do të kthehej sërish në rrugë. ARRSH për detyrë që të kontrollojë gjendjen teknike. Enti pronar i rrugës duhet të kontrollojë gjendjen teknike të rrugës. Automjeti do të godiste barrierën dhe do të kthehej sërish në rrugë. Pse nuk e ka mbajtur? Çfarë shkoi keq? Është miratuar jo në përputhje të plotë me aktet normative.'- u shpreh inxhineri.

ARRSh-ja duhet të mbajë përgjegjësi, tha Hasanaj dhe të nisë menjëherë kontrollin në akset nacionale ku barrierat janë pa cilësi apo mungojnë.

“Enti pronar i rrugës duhet të auditoj segmentet rrugore, të kontrolloj si janë instaluar, pasi ka raste që del nga rruga bashkë me mjetin. Të auditoj të gjithë segmentet rrugor, ku mungojnë barrierat. Kemi qafën e Muzinës ku automjeti ranë nga ura, 5 të vdekur. Aty edhe sot nuk kemi asnjë barrierë mbrojtëse, madje ka disa elementë betoni në anë të rrugës që nuk mbrojnë asgjë. Absurde! Procesi punës realizohet, por nuk respektohen normat teknike”.- tha inxhinieri.

Rruga e Lumit të Vlorës u ndërtua një vit më parë dhe 10.4 miliardë lek. Sot ajo nuk ofron asnjë siguri për udhëtarët e shumtë që lëvizin drejt bregdetit të jugut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 18/04/2023 06:44

    Ore njerëz, makina është bërë për të ngarë në rrugë, jo mbi trotuar e barriera...respekto shpejtësinë, gjithnjë drejtoni gishtin nga tjetri, gjithnjë faji është i tjetër kujt, aspak reflektim për veten. Provoni të drejtoni gishtin, a nuk janë tre të tjerët që të drejtohen ty? Reflekto e mos fol me pasion! Makina është për në rrugë, jo mbi trotuar...në fillim s'kemi rrugë, tani që janë bërë një pjesë rrugësh nuk janë mbrojtëset e forta, edhe prej betoni të ishin kur nuk di të ngasësh ose nuk respekton shpejtësinë, këtë fund prit, nuk të mbron askush! Thirrini mëndjes, para se të drejtosh gishtin nga të tjerët, drejtoje nga vetja, mos ngit si i cmëndur.

    Përgjigju
  • GENTI: 17/04/2023 21:40

    Ne te njejten gjendje jane edhe barierat e rruges Kote - Sevaster ne Vlore. Levizin me dore. Atehere u be edhe reportazh ne nje tv lokal po fondi shqipetar s.e vuri ujin ne zjarre fare.

    Përgjigju
  • TAXI E MESNATËS: 17/04/2023 21:07

    Ky është një shembull i mirë për t'i dhënë një tender kompanisë së një "kasapi" pa ndonjë përvojë të mëparshme në ndërtimin e rrugëve. Ju mund të pyesni: a do të ofrojë kompania me përvojë të njëjtin çmim të ulët në tender? 30% për xhepat zbresin në 10%? Kjo është pyetja kryesore! 3 milionë shqiptarë duhet ta shkruajnë përgjigjen në fletëvotim!

    Përgjigju
    • Or tej: 17/04/2023 21:38

      Ka marre fund ky vend perderisa nuk kemi alternativa tek fletevotimi or teeeejjjjj

  • Xhelali Kot: 17/04/2023 20:08

    Vertet ato shtyllat e barrierres jane si hunj gardhi por kur kaloi ai meluni fatkeq une po kullosja dhite dhe pash qe e ngiste shum keq maqinen

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 17/04/2023 18:44

    Montini i barrjeres Ka defekte.Por ne rastin konkret ,po' ta shikoni ,Ka nje trotuar rreth dy metro nga buza e teotuarit ne karrexhate ,tek bariera.Barierat nuk Jane mure mbrojtese qe te llogaritet per mbajtje te goditjrs se mjetit,por kufizime te rruges,qe shoferi me sy ne balle te shohe kufirin anesor te rruges.Pra ,bariera nuk eshte shkak i aksidentit ,por shpejtesia e levizjes ardhjen ne qejf,etj.Ne rastin konkret,me nje trotuar prepara makina Ka qene me shpejtesi.Ne ate rruge nuk duhet lejuar shpejtesia mbi 60 km ne ore. .

    Përgjigju
    • Shokutarras: 18/04/2023 04:29

      Pike se pari ajo barriere duhet te ishte midis trotuarit dhe rruges, sepse supozohet te mbroj kembesorin. Dhe para dorezimit, mbaj mend ne rrugen durres-kukes, kompania amerikane e Encha beri teste ne disa barriera qe ajo zgjodhi. Leshoi nje autobuz me shpejtesin e lejuar dhe ne te gjitha pikat rezistoi. Pastaj i mori leket e mbetura kompania qe i beri. Kurse keta e kan leshuar po duar fare, ska ngel alabak pa marr tender, shkelet cdo lloj kriteri...

    • luli: 17/04/2023 21:32

      O kaso barrierat Jane mure mbrojtes se per ate pune jane shpenzuar ato miliona Por ti dhitë mbaji larg qe ti kesh shendoshe se per barrjerat nuk passe faber fare.

  • Turi: 17/04/2023 15:05

    Kush do mbaje pergjegjesi kur leket i vjedhin te gjithe bashke , kur del tenderi eshte gjysmuar qe ne vend pastaj imagjino gjate rruges deri sa te kryhen punime . Komunizmi ishte sistem jo i mire por nje gje kishte te mire kush do te hidhte firmen do te mbante pergjegjesi te rende se ja qr ai shtet kurse tani eshte nje pisllek qe sa vjen dhe po degradon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?