Betejë 5 ditore me flakët në Malin e Çikës, vihet nën kontroll zjarri në drejtimin e Palasës! Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në anën e Himarës (VIDEO)

15 Korrik 2022, 07:55| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 10:21

  • Share

VLORË- Beteja e Malit të Çikës me zjarrin ka arritur në ditën e pestë. Dy avionët e ardhur nga Selaniku për të fikur zjarrin nuk arritën të shuanin ditën e djeshme. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë mundën të fiknin vetëm një pjesë të zjarrit, ndërkohë që sërish sot sipas informacioneve do të rikthehen avionët.

Ministria e Mbrojtjes bwri me dije se janw vwnw nwn kontroll flakwt nw drejtimin e Palasws ndwrsa vijon ndwrhyrja nga toka dhe ajri pwr shuarjen e zjarrit nw drejtimin e Himarws. Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë.

Ndërhyrja me këmbë ishte e vështirë të bëhej për shkak se vatrat e zjarrit ishin në humnerë dhe përbën rrezik për jetën e zjarrfikësve. Për këtë arsye nisën negociatat për ndihmë nga Greqia dhe brenda pak orësh erdhën dy avionë 'Canadair' nga Selaniku.

Ditën e djeshme perfekti i Vlorës bëri me dije se ishin djegur 70 hektarë, ndërsa ende nuk dihet sesa ka avancuar ditën e sotme.

"Situata është relativisht e qetë sot dhe pas ndërhyrjeve që kemi bërë si shtab i emergjencave në bashkëpunim me strukturat e tjera, jemi në terren, një vatër zjarri që është në disa  gropa janë angazhuar rreth 40 FA, kanë ngelur një vatër zjarri që është në një terren shumë të thepisur, që është i pamenaxhueshëm, jemi në kontakt me Agjencinë e Mbrojtjes civile që na konfirmon se do vij një helikopter që do eliminojë vatrën. Nuk ka asnjë rrezik, përveç tymit, zjarri ka qenë në gropë, nuk është rrezik për banesën apo për pushuesit, zjarri është në gropë dhe nuk ka dalë nga ajo gropë.  Zjarri do fiket brenda ditës së sotme. Zjarri ndodhet në lartësi 1100 metra dhe në një terren të tillë që është i thepisur, digjet vetëm barishte, nuk ka zonë pyjore dhe kjo duket, deri tani janë rreth 70 ha që janë përshkruar nga zjarri, 20% me shkurre dhe një pjesë me bredh që është përshkruar nga zjarri, por ka krijuar probleme. Në kuadër e bashkëpunimit me partnerët europian, presim helikoperin", tha prefekti Flamur Mamaj.

Ndërkohë tymi i zjarrit në malin e Çikës u përhap fshatin bregdetar të Dhërmiut, duke krijuar probleme për pushuesit. Disa prej tyre mësohet se janë larguar mbrëmjen e së mërkurës. 

Ora 19:47
Zjarri në Malin e Çikës, reagon Ministria e Mbrojtjes: Vihen nën kontroll flakët nga drejtimi i Palasës, vijon puna në drejtim të Himarës

1657907506_1657864250WhatsAppImage20220715at7.48.41AM.jpeg

Prej 5 ditësh vijojnë flakët në Malin e Çikës. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Ndërkohë vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

"Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!" - shkroi Niko Peleshi.

Ora 14:14
Vijon zjarri në Malin e Çikës, avionët nga Selaniku të pamundur të ndërhyjnë sërish! Pritet të vijnë dy më të vegjël

1657887278_b9509488b4e84630880d14d7340af68b.jpg

Zjarri vijon të jetë me te njëjtat përmasa në malin e Çikës  dhe zona me problematike mesditën e sotme mbetet lindja e malit dhe pikërisht mbi fshatin Dhërmi. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj shprehet se avionët Canader që ishin dje nuk do të vijën më, shkak është madhësia e tyre dhe mbushja me 9 mijë litra ujë kjo e bënë të pa mundur ngjitjen në lartësinë e malit 1900 m të Çikës. Ndërkohë sot sipas prefektit pritet që të vijnë nga Greqia dy avion me të vegjël. Derisa të vijnë avionët zjarri do të vijojë të djegë pyllin me bredha . Po ashtu 20 ushtarë janë në gatishmëri në ndonjë përkeqësim të situatës

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Verinigishtinkokes: 15/07/2022 11:31

    Digjini mos lini gje ne kembe e do ta shihni pastaj sa turiste do tiu vijne! :(

    Përgjigju
  • serge: 15/07/2022 10:47

    shtet 3d i gjithi ,cdo vit bien zjarre dhe cdo vit keta idiote pushtetare vetem nxjerrin justifikime ......te dale ai cuci vete me lopate ta provoje b*then ...legena

    Përgjigju
  • Frangaj: 15/07/2022 09:26

    Zamir mendo per vete, do te bjer cmimi i vilave, te huajt duan jeshillek. Ca palo biznesmen jane,

    Përgjigju
  • Avioni: 15/07/2022 09:23

    Merrni dhe lopatat per te shuar zjarrin

    Përgjigju
  • goni: 15/07/2022 08:30

    SHTET QE E KA MENDJEN VETEM PER TE VJEDHUR,,,JO PER TE BLERE AVIONE...

    Përgjigju
  • Turi: 15/07/2022 08:26

    O legena po eshte normale qe mbas 5 ditesh nuk mund te shuhet zjarri se eshte bere siperfaqja shume e madhe ato gjera behen ne moment kur zjarri ska mare force dhe nuk eshte zgjeriar vatra , po skemi helikoptera se i duhen leket per te bere ndonje vile politikanet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?