Zjarri vijon të jetë me te njëjtat përmasa në malin e Çikës dhe zona me problematike mesditën e sotme mbetet lindja e malit dhe pikërisht mbi fshatin Dhërmi. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj shprehet se avionët Canader që ishin dje nuk do të vijën më, shkak është madhësia e tyre dhe mbushja me 9 mijë litra ujë kjo e bënë të pa mundur ngjitjen në lartësinë e malit 1900 m të Çikës. Ndërkohë sot sipas prefektit pritet që të vijnë nga Greqia dy avion me të vegjël. Derisa të vijnë avionët zjarri do të vijojë të djegë pyllin me bredha . Po ashtu 20 ushtarë janë në gatishmëri në ndonjë përkeqësim të situatës
Lajmi kryesor:
Betejë 5 ditore me flakët në Malin e Çikës, vihet nën kontroll zjarri në drejtimin e Palasës! Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në anën e Himarës (VIDEO)
G.MO/ReportTv.al