Kronikë
Top 24

Qeveria riparon autostradën Tiranë-Elbasan, merr një hua prej 16 mln dollarësh

29 Gusht 2018, 16:35| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 18:46

  • Share

Qeveria shqiptare do të rikonstruktojë autostradën Tiranë-Elbasan. Për këtë është miratuar sot marrja e një huaje prej 16 mln dollarësh nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID). Marrëveshja hyn menjëherë në fuqi.

Autostrada Tiranë-Elbasan prej vitesh ka ngelur e papërfunduar, pavarsisht fondeve shtesë që janë dhënë për këtë aks. 

Prej afro një viti, autostrada funksion me korsi të bllokuar në zonën e Mamlës prej shembjes së masivit shkëmbor. Në dhjetorin e 2017-ës në këtë aks pati rrëshqitje të tokës dhe masivi shkëmbor.

Pak kohë më parë parlamenti miratoi një tjetër shtesë fondi për rrugën Tiranë-Elbasan, ku në atë kohë Ministër i Transporteve ishte Sokol Dervishaj. 

Në vitin 2013 përfundoi hapja e tunelit të Krrabës, por pas kësaj ndërhyrjeje përfundimi i punimeve është shtyrë disa herë, pavarësisht fondeve shtesë.

Për autostradën Tiranë-Elbasan e nisur më 2008 dhe ende të papërfunduar, janë arrestuar dhe akuzuar disa zyrtarë se kanë abuzuar me fondet shtetërore. Pak muaj më parë u arrestua ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy ish-ministra të Transporteve Haxhinasto dhe Dervishaj. 

Albes Alite, ish-drejtori menaxhimit të projektit në autostradën Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të mbetet në burg edhe pas kërkesës se gjendja e tij shëndetësore është e papërshtatshme për të qëndruar në qeli.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave 

Ora 12:31
Zhvillime 2
Ora 12:31
Zhvillime 1
Komento

Komente

  • Maks: 29/08/2018 20:45

    Qeveria tja marri parat firmes qe e ndertoj keq dhe jo ti marr nga taksat e popullit. Apo spo shihni cfar po ben Qeveria italiane qe po kerkon demshperblim te gjith koncesionareve dhe po kerkon nacionalizimin e autostadave

    Përgjigju
  • tosi: 29/08/2018 17:02

    ku shkuan 20 milion dollaret qe dolen nga thesari per rrugen elbasan tirane nje jave pasi Lsi humbi pushtetin por ministri i LSI nuk kishte dorzuar zyren, ato leke u moren per rrugen por shkuan ne drejtim te paditur,,,

    Përgjigju
    • Fredi: 29/08/2018 22:28

      Jo qytetar nuk punojme per zotin por per shtetin dhe jo partine, kete kije parasysh, qe ato qe kam shkruar Jane te Sakta. Pastaj ka dhe nga keta me sinfromrn e Stcholmit si puna e ketij @fredi qe te quan shqupist. Se si jane vjedhur eshte e zbardhur nga prokuroria por ndeshkim nuk po shohim. Do te themi fakte te tjera ketu? Ver emrin te pakten dhe nese na lejon ky portal i shkruajme.

    • Qytetar: 29/08/2018 21:49

      Edhe tosi edhe fredi ju sikur punoni ne sherbim te zotit edhe i dini te gjitha ..e tmerrshme kur i akuzoni te tjeret pa fakte ,,apo i keni qene prezent ne vjedhje ?,ose duhet me ju akuzuar juve se i dini se si qenkan vjedhur ...

    • @Fredi: 29/08/2018 21:16

      Ne fakt keto leke duhet ti paguajn femite e vicidolistit, se ai beri ket rruge dhe ja preu shiritin kur rruga ishte per ibret. Kur vidhen fondet nga autostrad mbetet vetem nje rrugice e vogel o shqupist i sales.

    • Fredi: 29/08/2018 20:36

      Se mos i paguan nga xhepi borxhet Rama. Ne do i paguajme prape. Dashamir Xhiken e liruan me arest shtepie se kishin frike mos fliste per Liken, Haxhinaston dhe Monen. Ku shkuan pyet ti Tosi? Neper portale te pista si ai i Artur Zhejit qe vjell gjithe diten kundra Rames, vellai i gruas se tij Qurduka eshte ne burg ende per vjedhjen e kesaj rruge. Shkuan per dasmen e vajzes se Haxhinastos dhe djali te atij skraparlliut qe ka qene minister drejtesie. Shkuan per orgjite e Jales te LRI dhe ajo qe mbeti nja 10 milion euro i mori Mona per pare xhepi.

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?