Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arritje të opozitës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditën e sotme u shoqërua nga oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK.
Nga oborri i parlamentit, pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare (10 shkurt 2025), Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqje e mënjëherdjme e ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,- tha Berisha
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.
"Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve.
Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.
E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove.
Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!",- shkruan Basha në Facebook.
Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, shprehet se "SPAK po çliron drejtësinë nga hijet e pandëshkueshmërisë dhe duhet të vazhdojë pa asnjë kompromis për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur nga qytetarët".
"SPAK po çliron drejtësinë nga hijet e pandëshkueshmërisë dhe duhet të vazhdojë pa asnjë kompromis për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur nga qytetarët.
Erion Veliaj është vetëm fillimi. Fundi i tranzicionit po vjen. Ka ardhur koha që Shqipëria të bëhet! Do të bëhet, por fillimisht duhet ta çajmë sistemin!
Kush është kundër drejtësisë është nga ata që e kanë vjedhur Shqipërinë! Qytetarët duhet të mbrojnë masivisht SPAK dhe GJKKO",- shkruan Lapaj në një postim në rrjetet sociale.
Për deputeten e PL, Monika Kryemadhi pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është radha e kryeministrit Edi Rama.
‘Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote’, shkruan ajo.
Ndërkohë, Tedi Blushi dhe Erisa Xixho nga Partia e Lirisë akuzuan SPAK për standarde të dyfishta, duke rikujtuar mënyrën e arrestimit të kryetarit të tyre, Ilir Metës.
"Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama, që teksa u kujdes maksimalisht të ruante sot imazhin e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në anën tjetër rrëmbeu rreth 4 muaj e gjysëm më parë, në mënyrë të paligjshme dhe banditeske, me horra të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi dhe me makina private, në mes të rrugës ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot vijon të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale", u shpreh Blushi.
"Sot pamë standardin e dyfishtë të drejtësisë së kapur nga Edi Rama, e cila u kujdes të shoqëronte simbolin e korrupsionit dhe ideatorin e skemës më të madhe të abuzimit me paratë e shqiptarëve, ndërsa katër muaj më parë mori peng në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Partisë së Lirisë.
Ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë mbahet prej më shumë se katër muajsh në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale, Erion Veliaj duhej të ishte prej kohësh në burg. Akuza e ngritur ndaj tij është më e lehta ndër veprat e rënda penale që mbajnë emrin dhe firmën e tij. Ndalimi i sotëm është një përpjekje e dështuar për të mbajtur në këmbë imazhin e rremë të një drejtësie që funksionon", shkroi Xhixho.
Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se lista e arrestimeve po vazhdon.
‘Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote’, shkruan ajo.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar arritje të opozitës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ditën e sotme u shoqërua nga oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK.
Nga oborri i parlamentit, pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare (10 shkurt 2025), Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqje e mënjëherdjme e ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,- tha Berisha
Partia Demokratike përmes zëdhënëses Floriana Garo ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Garo thotë se ardhja e Chris LaCivita në Tiranë, trurit të fushatës së Turmp në zgjedhjet e 5 nëntorit ka alramuar Edi Ramën.
LaCivita do drejtoj fushatën e Berishës për zgjedhjet e 11 majit. Ardhja e tij sipas PD-së, bëri që Rama të urdhërojë prokurorët e SPAK të kapin dhe të arrestojnë me anë të BKH-së Erion Veliajn. Më tej Garo se çmontimi i agjendës Soros në Shqipëri po vijon, deri në fitoren e plotë të Berishës më 11 maj.
Deklarata e PD
Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.
Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita. Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.
Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn. Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.
Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën. Çdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Ëashingtoni në Tiranë.
Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri. Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Ik O Lul Picinguli. Shko futja gjume se ndoshta shpeton
PërgjigjuIk njëherë vet bohu burrë njëherë të vetme për 21 janarin dhe rrugën e Kombit pastaj ha m.t
PërgjigjuShif kush flet djali i enver hoxhes biologjik. Yppp gjak i prishur
PërgjigjuE marrte me vete dhe Ermal Dredhen
PërgjigjuIshalla kemben mbare t'ju marre te gjithe ju hajdutave me vete. Mos u hiq sikur zbrite sot nga hena
PërgjigjuEdhe ky hajduti qe kakarit duhet ti bashkohet te mine peza