Politikë

Rama: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! Të nxirret urdhri i pezullimit të AKU, më shumë bën dëm se rregullon

2 Korrik, 19:16| Përditesimi: 3 Korrik, 09:25

  • Share

Qeveria shqiptare do ndërhyjë në çmimin e naftës. Kryeministri Edi Rama  njoftoi se brenda këtij viti do të vendoset një ekuilibër i ri të çmimi i naftës për konsumatorët, me qëllim lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët.

Deklarata u bë gjatë një takimi për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku Rama tha se është koha për të rishikuar skemën aktuale të naftës dhe për të vepruar më konkretisht në këtë sektor.

“Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam që të ndërhyjmë edhe për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), duke e kritikuar  atë se ka krijuar më shumë dëm sesa ndihmë për qytetarët.

“Në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU). AKU-ja duhet të ndalohet me urgjencë të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa të miratojë, ajo po shkakton dëm. Duhet të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të analizuar të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkimit të inspektoriateve, i parashikuar me ligj, duhet të kalojë në një proces seleksionimi të kujdesshëm. Në këtë komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për legalizimin e strukturave prodhuese në zonat rurale, që pritet të nisë brenda muajit gusht.

“Ne mund të dalim me një vendim dhe ti kërkojmë bashkive që në bashkëpunim me Kadastrën të bëjnë legalizimin e strukturave prodhuese në hapësirat rurale. Duhet ta marrim përsipër dhe duhet që t’ja përcjellim strukturave që brenda muajit gusht të përcjellim në agjencinë e kadastrën të gjitha procedurat për legalizimet dhe nuk besoj se fermerët duhet që të presin për të legalizuar strukturat e tyre prodhues që nga stallat”, shprehet Rama.

Rama nënvizoi edhe nevojën për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore, duke paralajmëruar se shitja e pa kontrolluar përbën një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Ora 19:53
Rama në dialogun për 'Bujqësinë': Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës! Qeveria do të krijojë kushte për sipërmarrjen

 

Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për ndërhyrje në çmim.

“Do duhet të kemi një dokument rekomandimesh paraprake dhe një kuvend kombëtar të bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me UBT. Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet, subvencione dhe kërkesa nga buxheti. Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa. Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda vitit do jemi pjesë në import dhe shpërndarje nafte në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, sepse do të kenë qeverinë garantë.”-tha Rama 

 

Ora 19:40
'Kemi krijuar një linjë kredie me Bankën e Shqipërisë', Rama me fermerët: 250 milionë euro me 2% interes, bankat e nivelit të dytë ta kenë të qartë

 

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 përqind sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.

"Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 mln euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga BSH dhe të akseskohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë. Duhet ta japin nga 0.5 përqind në 2 përqind, jo në 3.5. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.
Përsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që ta ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e parë. Kemi bashkinë e Roskovecit që ka bërë hapa në këtë drejtim."-tha Rama 

Ora 19:37
Rama: I domosdoshëm unifikimi i TVSH-së, produktet e pafaturuara, rrezik për shëndetin

 

Kryeministri Edi Rama tha se është e domosdoshme unifikimi i TVSH-së, një propozim që sipas tij Ministria e Financave e ka tashmë të përgatitur.

Ai u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe nuk mund të tolerohet më.

‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve', tha ai. 

Ora 19:36
‘Legalizimi i strukturave prodhuese duhet të mbyllet brenda gushtit’, Rama me fermerët: Nuk duhet që të pritet më

 

Në përfundim të ditës së parë dialogut me fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi dhe blegtori, kryeministri Edi Rama theksoi se ishte ajo e legalizimit të strukturave prodhuese rurale, që sipas tij po pengon aksesin në kredi, në fondet e BE-së dhe në instrumentet mbështetëse për sipërmarrjen.

Ai kërkoi nga kadastërat dhe bashkitë të ndërhyjnë menjëherë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.

'Kam parasysh çështjen e legalizimit të strukturave prodhuese që është problem për një pjesë. Ka implikime pastaj të rënda, bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes qoftë nga financimet evropiane, aksesin në gjithë ato instrumente që bëhet e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen. Besoj që qoftë edhe fakti që edhe një diskutim dalim me një vendim ti kërkojmë kadastrës që në bashkëpunim, ose ti kërkojmë bashkive të bëjnë legalizimin e menjëhershëm strukturave prodhues rurale të vendit.

Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe t’ja përcjellim domosdoshmëri që brenda gushtit në kadastër, dokumentacionin e legalizimit. Fermerët nuk duhet të presin akoma të legalizojnë strukturat prodhuese. Nga kjo deri tek gjërat më të përgjithshme janë shumë që them se ne mund të dalim me një qasje të re. Duhet të theksoj se është e domosdoshme të ndryshojë e qeverisë, e ministrisë, pushtetit vendor, ministrive. Të jenë proaktive në këtë proces', tha ai. 

Ora 19:26
Rama bën për ujë të ftohtë strukturat e qeverisjes vendore: Keni qasje skandaloze, në vend t'i lutemi ne blegtorëve për kontratën e kullotës ju i lodhni me burokraci

 

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë. 

'Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze. Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati.'-tha Rama 

 

 

Ora 19:21
Dialogu për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', Rama: AKU-ja më shumë bën dëm se punë! Duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të 'Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural' ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor. 

"Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës."-tha Rama 

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?