Me flokë të prera shkurt dhe me disa kilogramë më tepër, ky është turku Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në një resort në Palasë, ndërsa ishte në kërkim pasi dyshohej se kishte mashtruar mijëra turq nëpërmjet kriptomonedhave. Ai dyshohet se kishte përfituar 2 miliardë dollarë, dhe më pas ishte arratisur drejt Shqipërisë. Kjo foto u është dërguar autoriteteve të policisë turke, nga policia shqiptarë, për të konfirmuar edhe identitetin e 28-vjeçarit.
Lajmi kryesor:
U arratis me 2 mld $ nga Turqia, kapet në Palasë bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej
M.Q.//ReportTv.al