Humbje përqëndrimi, stresi, pagjumësisa dhe ankthi ishin pjesë e së përdishmes të juristes Sidita Lacej. Pas shumë receta të mjekëve, sërish kthehej në po atë gjendje derisa zbuloi dhe mësoi si të meditonte dhe të ndihmonte veten. Për Sidin, meditimi nuk është vetëm qetësim i mendjes por një nga metodat që e ka ndihmuar që të zvogëloj stresin.
“Probleme të tilla më kanë shoqëruar për 16 vite. Vite të cilat unë jam hasur me problematika të cilat si individ më kanë shkaktuar pikërisht këtë lloj gjendje. Gjendjen e stresit, ankthit dhe kryesisht gjumi i cili është një nga faktorët kryesor në zvogëlimin qoftë të stresit por edhe të aktiviteteve tona, thotë Sidita Lacej.
Për Sidin, në këto 16 vjet ilaçet nuk i kanë shërbyer që të reduktojë ankthin, stresin apo gjendjen emocionale.
“Në 16 vite jam përpjekur të përdor ilaçe ndoshta dhe të kontaktohem dhe me mjekë psikolog të cilat në njëfar pike dhe ka ndihmuar. Por kjo thjesht ka qenë periodike. Por që nuk e kanë arritur këtë efekt që unë kam dashur total zvogëlim të stresit apo qoftë dhe të përmirësimit të gjumit”, thotë ajo.
Në praktikën e meditmit, Sidita ka gjetur qetësinë e munguar .
“Përmirësimi i gjumit, zvogëlimi i stresit, rritja emocionale e imja apo dhe ankthi më është larguar totalisht tashmë nga kjo praktikë që sapo përmenda, meditimi”, vijon Lacej.
Parë nga këndvështrimi i një mjeshtri, si ndihmon në të vërtetë meditimi dhe si ndikon në jetën e atyre që praktikojnë. Që të bëhësh një biznesmen i suksesshëm, ky është sugjerimi i ekspertit të meditimit Justin Goçi.
“Në punë njerëzit janë më të qetë me njëri-tjetrin, më pozitivë. Nuk ka më ngarkesa emocionale, inate që mund t’i kenë gjatë punës. Kjo është një arritje shumë e madhe për një person që është business leader, është një dejtues të një biznesi se i bën njerëzit të jenë shumë mirë në punë ata janë më shumë produktiv dhe vijnë në punë me më shumë kënaqësi”.
Por kur është mosha që një person të meditojë?
“Meditimi fillon që nga mosha 4 vjçare. Nxënësi më i vogël që kam pasur ka qenë 6 vjeç dhe ata praktikojnë një teknikë me sy hapur dhe u bën shumë mirë. I ndihmon të jenë më të kthjellët, të largojnë pak frikën. Më të mëdhenjtë mund të kenë qenë në moshën 75, 80 vjec. Kam pasur një zotëri 80-veçar i cili ka ardhur dhe ka mësuar. Ai ka thënë “Pse e kam humbur gjithë jetën time pa e praktikuar këtë gjë”.
Po efektet negative si rritet e panikut, stress, biles e dy e halucinacioneve i di zonja???!!!
Përgjigju