Kombëtaret e futbollit janë impenjuar për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në zonën e Amerikës Latine u zhvilluan pesë ndeshjet e radhës për raundin e 17-të ose të parafundit. Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Uruguai fituan me nga tre gola, teksa e kanë siguruar një vend në finalet e Kupës së Botës që do zhvillohet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Paçka barazimit 0-0 mes Paraguait dhe Ekuadorit, edhe këto vende e kanë siguruar një biletë për në fazën finale, duke e çuar në gjashtë numrin e tyre nga zona e Amerikës Latine (CONMEBOL).
Në 'Monumental' të Buenos Aires, Argjentina mposhti 3-0 Venezuelën në 'kërcimin e fundit' të Lionel Messit para tifozëve të tij. 'Pleshti' nuk zhgënjeu dhe shënoi dy gola, por lotët nuk munguan. Në moshën 38-vjeçare, Messi e ka të sigurt që do jetë pjesë e Kupës së Botës, por ende nuk e ka vendosur nëse do vijojë të jetë pjesë aktive e futbollit në fushë, ndaj kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit para tifozëve në Argjentinë, diçka që ka emocionuar tetë herë fituesin e 'Topit të Artë'. Në fushë duhej minuta e 39-të që ndeshja të zhbllokohej. Julian Alvarez asistoi për Messin dhe ky i fundit e ndali topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e dytë, para se Messi dhjetë minuta nga fundi të gjente golin e tretë të ndeshjes dhe dopietën personale. Me 38 pikë pas 17 ndeshjeve në zonën e Amerikës Latine, Argjentina prin grupin duke lënë pas me dhjetë pikë Brazilin.
Në mitikun 'Maracana', Brazili nuk e pati të vështirë dhe fitoi 3-0 kundër Kilit. Kjo ishte ndeshja e parë për Carlo Ancelottin në këtë stadium dhe të besuarit e tij nuk zhgënjyen në Rio de Janeiro. Estevao i Chelsea hapi serinë e golave pas 38 minutave lojë, ndërsa Lucas Paqueta dhe Bruno Guimaraes shënuan në pjesën e dytë. Me 28 pikë Brazili mban vendin e dytë në zonën e Amerikës Latine dhe e ka siguruar një vend në finalet e Kupës së Botës 2026.
Zona e Amerikës Latine tanimë garon vetëm për një vend final që do dërgojë në Kupën e Botës 2026 dhe garimi bëhet mes Venezuelës dhe Bolivisë. Venezuela me 18 pikë luan ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Kolumbisë, ndërsa në La Paz Bolivia pret Brazilin më 10 shtator.
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 - Zona e Amerikës Latine - Raundi 17-të:
Argjentinë 3-0 Venezuelë
Kolumbi 3-0 Bolivi
Paraguai 0-0 Ekuador
Uruguai 3-0 Peru
Brazil 3-0 Kili
Renditja:
Lionel Messi zhvilloi të enjten mbrëma ndeshjen e fundit me fanellën e Argjentinës në atdhe. Në Buenos Aires kampionët në fuqi të botës fituan 3-0 kundër Venezuelës dhe 'Pleshti' shënoi dy gola.
Në moshën 38-vjeçare ai ende nuk e ka konfirmuar nëse do vijojë të jetë pjesë e kombëtares për të ardhmen, andaj lotët nuk munguan në përballjen e fundit para tifozëve në atdhe. E sigurt është se Messin e tundon Kupa e Botës 2026 dhe forma e mirë nuk e pengon te jetë për të fundit herë në një turne madhor, por dashuria dhe vullneti për sportin tregoi anën e brendshme të tij, me lotët që u bënë shoqërues të ovacioneve nga publiku.
“Siç e kam thënë, nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror… Në moshën time është logjike ta mendosh kështu”, tha Messi për “TyC Sports”, - Ditë pas dite përpiqem të ndihem mirë dhe të jem i ndershëm me veten. Nëse nuk e shijoj më, nuk ka pse të jem në fushë. Nuk e kam vendosur ende. Do ta shoh veten pas sezonit dhe përgatitjeve”.
Ai foli edhe për emocionet e lamtumirës në Buenos Aires: “Ta mbyllja kështu me njerëzit e mi ishte ëndërr. Shumë vite pata dashurinë e Barcelonës, por më donin edhe këtu. Do të mbaj mend vetëm momentet e bukura”.
Me dopietën e tij, Messi e çoi në 114 gola rekordin me Argjentinën.
Seeing Lionel Messi cry makes me cry ngl ?
— MC (@CrewsMat10) September 4, 2025
Messi please don’t retire ?
pic.twitter.com/7w00h11XFC

Komente