Dita e verës mblodhi në kryeqytet me mijëra qytetarë, të cilët edhe pse dielli mungoi këtë 14 mars ata shijuan aktivitetet e shumta që u organizuan.
Muzikë, lojëra për fëmijë, stenda me ushqime dhe produkte tradicionale, lojëra sportive apo ekspozitë me piktura apo edhe panairi libri dhe makina retro ishin vetëm disa aktivitetet.
Vëmendje e veçantë në planin e aktiviteteve të hartuara nga Bashkia Tiranë, i është kushtuar të vegjëlve, ku marketi i posaçëm ku mund të sheshin lodrat e tyre ishte gjetja, ndërsa nuk munguan aktivitete edukuese si ëorkshopet për të mësuar gatimin efekt
Risia këtë vit në kryeqytet, 4 balonat gjigande shumëngjyrëshe të pozicionuara në qendër, ta parashikuara të dhurojnë në mbrëmje muzikë për të gjithë.
Panairi i makinave retro në sheshin “Skënderbej” erdhi me modele të vjetra, ndërsa pak metra më tutje ishin makinat of road.
Në ditën e Verës nuk mund të mungonin stendat e vendosura me produktet shqiptare duke nisur me demonstrimin se si gatuhen ballokumet tradicionale të kësaj dite, ndërsa u ekspozuan vajra, mjaltë e deri tek dyqane te improvizuara lulesh.
Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga Kryeministria te Presidenca, hapësira i është kushtuar thuajse e gjitha sporteve, ekipore apo edhe individuale.
Programi me dhjetëra aktivitete, do të vazhdojë deri në mesnatë, me muzikë nga këngëtarët më të ndjekur dhe me Dj të njohur.
Komente
