Për një besimtar katolik të takojë Papën në Vatikan është një bekim por historia e familjes Gjonej është krejt e veçantë.
Për Report tv mjeku ortoped, Arben Gjonaj, rrëfen plot emocion momentet kur Ati i Shenjtë i bekoi gjithë familjen, ndërsa një takim i mëparshëm i planifikuar nuk ishte realizuar por i dyti simbolikën e kishte të plotë.
Ëndrra e familjes u realizua në gusht të vitit 2022, në një periudhë kur familja Gjonej kishte marrë një tjetër bekim: ardhjen në jetë të Lukasit.
“Fëmija i katërt pati një histori të veçantë, sepse mjekët i thanë bashkëshortes që ta abortonte. Po aborti është krim, është vrasje e fëmijës tënd. Nëpërmjet Monsignor Luigi Bonazzi, ish-ambasador i Vatikanit në Shqipëri, (i cili e ka lënë misionin e tij dhe ka ikur nga Shqipëria), u takuam në Vatikan me Atin e Shenjtë. Është një takim i paharrueshëm për ne. Të gjithë Papët kanë qenë të mirë dhe kanë pasur shpirtin e shenjtë për t'i shërbyer kishës, por Papa Françesku kishte diçka më të veçantë për të tjerët. Ishte një Papë shumë afërt me të varfërit, luftoi për paqen në botë me një harmoni fetare, jemi të gjithë bijë të Zotit. Siç u thoshte gjithë komuniteteve fetare ‘unë lutem për ju, ju luteni për mua’, është harmonia më e bukur.
Surprizimi për Papën nga familja shqiptare nuk mbaron këtu. Ai përqafoi dhe bekoi edhe Françeskun, djalin tjetër të familjes Gjonej, i cili emrin e mori pasi erdhi në jetë vetëm pak javë pas zgjedhjes se Papa Françeskut në krye të Vatikanit.
Takimi në Vatikan zgjati rreth 10 minuta, por për mjekun shqiptar ato minuta ishin të mjaftueshme për të lënë një gjurmë të pashlyeshme.
"Kur i thamë për Lukasin që mjekët na thanë që duhej abortuar ne s'pranuam, por e vendosëm në duart e Krishtit dhe Zonjës së Bekuar sepse ne nuk kemi pushtet, por ata kanë gjithëpushtetësinë. Fëmija lindi në ditën e Shën Lukës Ungjilltar, dhe realisht mori emrin Lukas dhe Papa ka pasur një gëzim të jashtëzakonshëm, sa bëri me gishtin e madh të dorës OK, u gëzua shumë. Papa bëri bekimin e të gjithë fëmijëve, takimi zgjati 10 minuta. Mbetet në memorie të pashlyeshme”, përfundoi Gjonej.
Komente

doktorri me human tek spitali ushtarak :)
PërgjigjuKe SHUMË TË DREJTË!!! Mjekë si dr Arbeni janë të rrallë!!! Me vepra dhe fjalë të arta!!! I uroj gjithë të mirat familjes së tij, e jam i lumtur që familja e tij e bukur qenka bekuar nga Ati i Shenjtë! Gjith të mirat dr Arbeni!
Bukur ke shkrujt, kemi nevoje per mesazhe te tilla!