Mësohet me kë jetonte me qira në Tiranë Orges Bilbili dhe çfarë u gjet në banesë! Refuzon të flasë

11 Prill 2020, 10:13| Përditesimi: 11 Prill 2020, 16:33

  • Share

TIRANE-Policia e Tiranës dhe RENEA zbulojnë bazën ku strehohej Orges Bilbili në Tiranë. Në këtë bazë policia ka sekuestruar një pistoletë Bereta dhe një pasaportë në emër të shtetasit A.K. tashmë të shpallur në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se prej disa muajve Bilbili jetonte me qira në këtë banesë ndërsa ishte marrë në emër të një personi tjetër i cili po ashtu është shpallur në kërkim. Pas arrestimit Orges Bilbili ka refuzuar të flasë për policinë ndërsa banesa ku ai jetonte me qira është gjetur vetëm pas kontrollit të gjithë pallatit dhe dera e hyrjes është hapur me forcë nga policia duke gjetur edhe armën dhe pasaportën e A.K. i cili nuk është gjetur në banesë dhe dyshohet se të jetë larguar menjëherë sapo ka parë rastin e Bilbilit në media. Aktualisht Orges Bilbili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë në spitalin e traumës ku mbahet nën ruajtjen e policisë i arrestuar.

Si u arrestua dje Orges Bilbili
Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili u arrestua në një kohë kur vendi është në shtetrrethim. Ai lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat dje në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili nxori armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e mori situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë.Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Kush eshte Orges Bilbili
Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?