Aurelio De Laurentiis dhe Antonio Conte

Sport

Napoli, sot takim lamtumire mes De Laurentiis dhe Contes! Presidenti: I uroj suksese të mëtejshme

27 Maj, 14:38| Përditesimi: 27 Maj, 14:57

  • Share

ITALI, Romë - Festa, momenti i shenjtë me Papën dhe pastaj lamtumira. Napoli po përjeton orë të tëra emocionesh të papërshkrueshme pas fitores së titullit të katërt në Serie A, paradës së madhe të djeshme në qytet për të festuar titullin me 200 mijë tifozë në rrugë, vizitës së sotme në Vatikan te Papa Leoni XIV dhe tani takimit të shumëpritur midis presidentit  Aurelio de Laurentiis dhe Antonio Contes, i cili do të shënojë lamtumirën e trajnerit.

 “I uroj Contes të vazhdojë të korrë suksese në jetën e tij profesionale, ai është një njeri që punon me përkushtim dhe meriton respekt. Faleminderit Antonio”, tha presidenti i Napolit në darkën për të festuar titullin.

Rezultati i takimit është shkruar tashmë, presidenti i të kaltërve i di qëllimet e trajnerit për t'u larguar (Juve po e pret) dhe ky sigurisht që nuk është lajm duke pasur parasysh se Napoli ka një kontakt tanimë me Massimiliano Allegrin.

De Laurentiis do të bëjë gjithçka për të bindur Conten të përqafojë projektin e tij, siç do të donin lojtarët, të cilët gjithashtu dje deklaruan respektin e tyre për trajnerin.

Por tani gjithçka është vendosur, Conte do të kërkojë dhe do të përsërisë të lirohet nga detyra për të pasur rrugën e lirë. Të dy do të ndahen në paqe, marrëdhëniet njerëzore janë të forta, ka respekt të thellë, nuk do të shohim 'luftën' që pamë me largimin e Spallettit.

Një shtrëngim duarsh do të jetë i mjaftueshëm. Me shumë gjasa nuk do të ketë as kompensim financiar për Napolin. "Nuk detyroj askënd, ata që nuk ndihen rehat në një mjedis duhet të ndërrojnë ajër", thoshte presidenti.

De Laurentiis do të kthehet më vonë në skenë për të folur me Massimiliano Allegrin, të cilin e ka vlerësuar shumë prej kohësh. Ai dëshiron të luajë me siguri dhe të mos e përsërisë përvojën duke zgjedhur Rudi Garcian për të zëvendësuar Spallettin e suksesshëm.

Për trajnerin toskan, një kontratë dy vjeçare është gati me 6 milionë euro në vit plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion të njëanshëm në favor të klubit për një vit të tretë.

Veç stolit, Napoli tanimë e ka akordin me Kevin De Bruyne dhe do e afrojë në ekip.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?