SARANDË- Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen e tij në qytetin bregdetar të Sarandës dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Gazetari po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë dhe nuk është ndjerë mirë. Menjëherë ata kanë telefonuar një ambulancë, e cila ka marrë Zhejin rreth orës 16:10 për ta dërguar në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, por atje ka mbërritur pa shenja jete.
"Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", informoi Policia e Sarandës.
Reagime të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta të Zhejit, jo vetëm nga bota e medias, por edhe nga ajo e politikës.
Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai la pas bashkëshorten, dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.
Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, një tryezë debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.
Artur Zheji lindi në Tiranë më 29 gusht të 1961 dhe u nda nga jeta vetëm pak ditë nga 64 vjetori i tij. Ai la pas bashkëshorten, dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.
Zheji ishte djali i gjuhëtarit e përkthyesit të njohur Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami. Ky formim familjar e shoqëroi gjatë gjithë jetës, duke i dhënë një dimension të veçantë intelektual e kulturor.
Ikja e parakohshme e Artur Zhejit lë pas një boshllëk të madh në median shqiptare, por edhe një trashëgimi të pasur profesionale e intelektuale që do të kujtohet gjatë.
Ndarja e papritur nga jeta e gazetarit të njohur Artur Zheji ka sjellë reagime të shumta jo vetëm nga bota e medias, por edhe nga ajo e politikës. Nga krerët më të lartë të shtetit, te gazetarët miqtë e bashkëpunëtorë të afërt të tij kanë ndarë një mesazh lamtumire.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi këto rreshta për t’i dhënë lamtumirën mikut të tij: "Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin".
Presidenti Begaj shkroi se Zheji ishte një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më kontribuues në debatin publik në Shqipëri.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribuues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Begaj.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali thotë se një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë publikut shqiptar.
“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.
Ministri Taulant Balla shkroi “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se "Arturi ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut."
Deputeti Niko Peleshi e quan Zhejin mendje e mprehtë dhe zë i guximshëm: "I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!"
Një reagim e pati edhe kreu i PD, Sali Berisha.
"Miq, gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin" - shkruan Berisha.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se “është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale. Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!”
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e cilësoi Zhejin si një intelektual të spikatur dhe një zë të guximshëm në debatin publik. “Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median dhe shoqërinë,” u shpreh Gjekmarkaj.
Ish-deputeti Ervin Salianji, mes të tjerash, shkruan: "Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij. Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti! Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë. Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes."
Deputeti i PD, Gazment Bardhi, shkruan: "Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!"
Edhe Lulzim Basha reagoi për ndarjen nga jeta të Zhejit.
“Me thellësinë e dramaturgut dhe bisturinë e mendjes politike, me patriotizëm të kulluar dhe sarkazëm të mprehtë kozmopoliti, Zheji provokonte gjithmonë një ndjesi të jashtëzakonshme mirëqenieje intelekti dhe shpirti. “Mendimet dhe lutjet e mia dhe të Aurelës shkojnë për Klodin, bashkëudhëtaren e tij, dhe për fëmijët, Besianën, Patrikun dhe Gerin. Familja ishte dashuria e madhe e jetës së Turit. Do të mungosh shumë të gjithëve. U prehsh në paqe, mik i paharrueshëm!” – shkruan Basha.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.
“Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në fushën e publicistikës dhe medias, Zheji u shqua si një nga personalitetet më të respektuar të gazetarisë shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me analizat, shkrimet dhe kontributin e tij në zhvillimin e mendimit kritik e profesional në vend. Në këtë moment të dhimbshëm, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të tij, duke ndarë me ta dhimbjen për humbjen e një personaliteti të rrallë të medias shqiptare”, thuhet në mesazh.
Gazetari Martin Leka shkruan se është pa fjalë: "Pa fjalë! Lamtumirë o Tur Zheji! Nuk ishte koha për të ikur o shoku im!"
"Lamtumirë, Mjeshtër!" - shkruan analisti Gentian Gaba.
Edhe gazetari Roland Qafoku reagoi me dhimbje: “Shumë i trishtuar nga ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Padyshim është një nga emblemat e gazetarisë shqiptare pas vitit 1990, por edhe një nga mendjet më të ditura që kam njohur. Me njohuri të paana, me një sens analitik të fortë dhe një logjikë të fortë në argumentimin e fenomeve, veçanërisht ato politike, ai mbeti përherë profil i lartë. Djali i gjuhëtarit të madh Petro Zheji dhe aktores së madhe Besa Imami, me atë që bëri në media, Artur Zheji u bë një pasardhës i denjë i të dyve.
Më 4 nëntor 2024 kisha fatin ta kisha të ftuar në emisionin tim “Dekalog”. Ishte ndoshta e vetmja intervistë jete që ai ka dhënë për një media. Sa shumë kemi biseduar dhe folur! Dhe ai rrëfeu aty si rrallë herë shumë detaje për veten. Të qoftë dheu i lehtë Artur!”
Analisti Ilir Kulla ndau një kujtim personal: “Para pak ditësh pimë kafen e fundit dy orëshe me Zhejin, duke folur për planet e të ardhmes. Ja që Zoti paska pasur plane të tjera.”
Gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha sjell në vëmendje një anë dhe kontribut të panjohur të Zhejit që ka të bëjë me dramaturgjinë: "Trishtim. U nda nga jeta Artur Zheji. Ngushëllime familjes dhe miqve. Biseda e fundit që pata me të ishte për dramaturgjinë. E pyeta në se kishte ndër mend të shkruante ndonjë dramë të re. Përveçse nje erudit dhe gazetar serioz, Turi ishte edhe një dramaturg i talentuar në kërkim të thyerjes së skemave. Drama e tij RAJMONDA në vitet tetëdhjetë ishte një sukses në Teatrin Kombëtar."
Teatri Kombëtar shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit i cili jo vetëm si gazetar, por edhe publicist dhe dramaturg ka lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.
“Në krijimtarinë e tij, fjala u bë reflektim i kohës dhe i shoqërisë, duke pasuruar jo vetëm medien dhe debatin publik, por edhe skenën tonë kombëtare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e artit dhe kulturës sonë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar.
Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar një personalitet të veçantë në gazetarinë shqiptare Artur Zhejin, ndërsa shpreh ngushëllime të sinqerta familjarët të tij për ndarjen para kohe nga jeta.
“Artur Zheji ishte një personalitet i veçantë në gazetarinë shqiptare. Ishte shkrimtar, dramaturg; njohës i thellë i artit dramaturgjik dhe shumë teatror; por edhe individ i thjeshtë; pavarësisht se ishte pasardhës i një vargu të madh shkrimtarësh dhe artistësh: Petro Zheji. Vera Zheji;.Gjergj Zheji; Besa Zheji ( Imami) etj.
Asnjëherë nuk u imponua me dijen e tij të gjerë dhe asnjëherë nuk u shty të imponohej, por që kuptohej që ishte njeri me talent dhe në rrjedhën e fisit shumë të iluminuar Zheji – por sidomos djali i gjenialitetit Petro Zheji.
Po ndihem shumë i lënduar sepse Artur Zheji ka qenë nga miqtë e mi më të afërt. Fli i qetë miku im se në qiellin e bukur të pret e gjithë aradha ZHEJI; një pjesë e veçantë kjo e iluminizmit kombëtar që u themelua shkencërisht në historinë e Shqipërisë." - shkruan Ngjela.
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Deputet në Kuvendin e RMV-së, Ziadin Sela, shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtë një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë.
“Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë! Nuk ishte thjeshtë një gazetar, por një zë i shqiptarëve të çdo treve. Ngriste zërin në Tiranë për shqiptarin në Strugë e Likovë, në Çamëri e Guci, në Preshevë e Prishtinë.
Mjeshtër i pendës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në këtë moshë e papritmas, do të lë një zbrastirë të thellë në opinionin mbarëkombëtar.
Pusho në paqe, Artur! Ngushëllime të përzemërta për familjen, kolegët dhe mbarë popullin”, shkruan ai.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Spiropali thotë se një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë publikut shqiptar.
“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkruan Spiropali.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në një mesazh të shkurtër, Rama i jep lamtumirën mikut të tij të dikurshëm me këto rreshta: Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.
Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet për familjen, ndërsa shkruan se Zheji ishte një prej zërave më aktivë dhe më kontribuues në debatin publik në Shqipëri.
“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribuues në debatin publik në Shqipëri”, shkruan Begaj.
Komente

Do ket qen e paperzime fare e bardha, 100% e paster Se kta t gjith I ngrofin pjatat
PërgjigjuPasi e lexova në disa portale lajmesh mu desh ta besoja. Sinqerisht ishte një lajm i papritur dhe tepër i trishtueshëm. Ishte i vetmi emision (360 gradë), që e shikoja me shumë dëshirë. Nuk është humbje vetëm për familjen, por për një shumicë e madhe shqiptarësh. Sinqerisht më erdhi keq. Nuk është e drejtë të ikin këta lloj personazhesh publikë..!!!!
PërgjigjuLajm I dhimbshem ne te gjitha Dimensionet. I vetmi Analist qe e shikoja me qejf dhe nuk nderroja kanal. Ti rrojne femijet dhe te gjithe te dashuri!
PërgjigjuNgushellime! RIP (mos te jete lajm si i Artan Lames)
PërgjigjuI vetmi analist qe kisha qef me e ndi
PërgjigjuHumbje e madhe njeri i madh nga derë e madhe....iku Zhej dhe rron plera Fatos Lubonjë....pse o Zot mer plerat të pastrohet ky vënd....
PërgjigjuNgushëllime të gjithë shitësve të rakisë dhe pijeve alkoolike, për rënien e xhiros ditore!
Ngushëllime familjes
PërgjigjuNgushellime i perjetshem qoft kujtimi tij. Zoti i dhent force familjes
PërgjigjuLajm i Tmerrshëm ! Një nga Gazetarèt mé té mirè tè SHQIPÈRISÉ ! NGUSHÉLLIME FÉMIJÈVE dhe gjithè tè Dashuréve tè ARTUR ZHEJIT ! U Prehsh nè Paqe i madhi Artur Zheji
PërgjigjuNgushéllime !
PërgjigjuOoo Zot sa lajm i hidhur. Thellësisht, me vjen shumë keq per këtë humbje te parakohshme. Ngushëllimet më te sinqerta familjes, te afërmve, kolegëve. Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë humbje. RIP Artur Zheji.
Përgjigju