Carlos Garcia, trajneri i Flamurtarit

Sport

Ndeshja kundër Tiranës në kryeqytet, Carlos Garcia: Flamurtari shkon për të fituar

12 Shtator, 12:11| Përditesimi: 12 Shtator, 12:15

  • Share

VLORË - Carlos Garcia, trajneri i Flamurtarit e sheh të vështirë transfertën kundër Tiranës për raundin e tretë të Superligës. Vlonjatët udhëtojnë drejt kryeqytetit pasi të shtunën në orën 16:00 luajnë kundër Tiranës në 'Selman Stërmasi'.

Përpara stërvitjes së radhës, nga Vlora, spanjolli i Flamurtarit ka vlerësuar rivalët, por ka kërkuar tri pikë nga ekipi i tij.

"Ndeshja kundër Tiranës? Është një ndeshje e vështirë, do shkojmë në Tiranë bërë të bërë një ndeshje të mirë dhe për të treguar identitetin tonë, rritjen e ekipit dhe për të fituar. Kemi dy javë që nuk luajmë dhe dëshira është për t'u rikthyer te loja.

Futbollistët? Kemi pasur katër lojtarë që kanë qenë me ekipet kombëtare. Kemi edhe disa lëndime që duket se kanë nevojë të rikuperohen. Kjo kohë na shërbeu që të zhvillonim disa teste për minutat e futbollistëve.

Skema? Nga sezoni në sezon gjerat ndryshojnë. Futbollistët kanë veçori të ndryshme dhe mund të kemi skemë tjetër. Na duhet fokus dhe kjo javë është shumë e rëndësishme. Te Tirana trajneri i ri ka vetëm një javë kohë dhe do tregojë çfarë dëshiron të bëjë", tha Carlos Garcia mes të tjerash.

Pas dy ndeshjeve të sezonit të ri, Flamurtari e sheh veten në pozitën e tetë me një pikë, kjo pas një barazimi dhe një humbje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?