Osmani me tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Osmani takon tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe! Ndihmëssekretari i NATO-s në Kosovë: Palët të ulin tensionet

5 Korrik 2023, 17:41| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 23:03

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit. Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus ka mbërritur ditën e sotme (7 korrik 2023) në Kosovë dhe ka zhvilluar takime me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Kjo vizitë e tij vjen pas tensioneve në veri të Kosovës, kur ende nuk është arritur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionim. Goffus e zhvilloi takimin me Kurtin në zyrën e kryeministrisë, ndërsa më pas është takuar edhe me presidenten Osmani.

Goffus, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin hapa për shtensionim të situatës, si edhe të respektojnë të gjitha marrëveshjet e NATO-s.

“Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t'i respektojnë marrëveshjet”, tha Goffus. Të gjitha marrëveshjet me NATOn duhet dhe do të respektohen”.

Goffus ka treguar se ka vizituar ushtarët e KFOR-it në veri, ndërsa ka thënë se ushtarët janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.

“U bëjmë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit. Askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë”, tha Goffus.

Ora 19:29
Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit. Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Tre policët Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa u rrëmbyen nga forcat speciale serbe në veri të Mitrovicës pranë kufirit me Serbinë.

Për disa ditë ata u mbajtën në Beograd me akuzën se kishin shkelur kufirin, por u liruan falë presionit të ndërkombëtarëve ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Të tre policët kanë falënderuar Osmanin për pritjen në Presidencë dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Ora 18:45
KFOR mohon kontrabandimin e armëve nga serbët me ambulanca në veri të Kosovës

1687077542_kfor.JPG

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se nuk ka prova se armët po kontrabandohen nga Serbia në Kishat Ortodokse në Kosovë në autoambulanca, ndryshe nga pretendimet e deputetes së Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

“Nuk ka asnjë provë as në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer me autoambulanca përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, njoftoi KFOR-i të mërkurën.

KFOR tha se Kearns ka të ngjarë t'i referohej një rasti të vitit 2022 “kur Batalioni Mbretëror Fusilier ishte në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it”.

“Prezenca e supozuar e armëve ilegale u raportua në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thuhet në komunikatën për media.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se do të takohet me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it dhe të organeve të sigurisë së Kosovës për këtë çështje.

“Pas takimeve do të mund të themi fjalën përfundimtare. Aktualisht jemi duke mbledhur informacione. Brenda kësaj jave do të merret vesh”, tha Kurti.

Kearns i tha parlamentit britanik të martën se, “për një kohë të gjatë nuk kemi arritur të kritikojmë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës”.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusiliers që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që po kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në Kishat Ortodokse me ambulanca”, tha Kearns.

SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?