I njohur si lideri i padiskutueshëm i kartelit shqiptar që vepronte në të njëjtin nivel me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës, Dritan Rexhepin që u arrestua fillim jave në Turqi, ku kishte hyrë me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia, e kërkon jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia.
Në një komunikatë të policisë italiane, mbi arrestimin e Rexhepit thuhet se të premten i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që kërkesën për arrest provizor t'ia përcjellë autoriteteve kompetente turke, të shoqëruar me dokumentacionin e ekstradimit në rrugët e zakonshme diplomatike. ‘Dritan Rexhepi është një nga kriminelët më të mëdhenj shqiptarë, i njohur në mbarë botën.
I arratisur nga Shqipëria në Itali, profili i tij kriminal u pasurua nga kryerja e shumë grabitjeve dhe trafikut ndërkombëtar të drogës”, thuhet në komunikatën e policisë italiane. I arrestuar dhe i dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Firences, ai u arratis nga burgu i Voghera në vitin 2011. Më pas i arrestuar në Belgjikë për kryerjen e grabitjeve të shumta, ai u arratis sërish nga burgu belg. Në vitin 2014 Rexhepi u arrestua në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 13 vjet burg dhe u bë sërish i pagjurmueshëm në vitin 2021.
Gjatë qëndrimit në burgun e Guayaquil, ai arriti, nëpërmjet përdorimit të bisedave të koduara, të krijonte një kartel shqiptar të trafikut të drogës të quajtur "Kompania Bello" i dedikuar për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, prodhuar në Kolumbi, të transferuara në Evropë dhe të shpërndahet nën markën ekskluzive “BELLO”..
Nga një përgjim u zbulua edhe rasti i trafikimit të 283 kg kokaine nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli, ku dhe një pjesë e drogës ishte marrë nga kontejneri. Kjo ngjarje, dyshohet, u bë shkak për rrëmbimin e Jan Prengës dhe zhdukjen e trupit, në 17 janar 2020 në Kamëz.
Pesë ditë pas pengmarrjes në Tiranë, Rexhepi u përgjua duke folur me vëllain e Jan Prengës në Angli . Emri i Dritan Rexhepit doli me vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. U denua me 25 vjet burg, por kur arrestua, kohën që figuronte si student Drejtësie, qendroi vetëm pak orë në paraburgimi e policisë së Durrësi, pasi u arratis.
Kush do e ekstradojë Dritan Rexhepin? Shqipëria e kërkon për rrëmbimin e Jang Prengës, Italia për trafik droge
- SKEDA/ Dritan Rexhepi, studenti që u bë 'mbreti i drogës'
- Arrestohet në Stamboll 'bosi' i trafikut të kokainës Dritan Rexhepi!
- Kompania ‘Bello”, karteli i drogës që drejtonte Dritan Rexhepi! Brenda dy vitesh trafikoi kokainë me vlerë 141 milionë euro
- Dritan Rexhepi tentoi të arratisej gjatë operacionit të arrestimit, ‘bosi i kokainës’ u ndalua me forcë
Redaksia