Sociale

Në fundjavë ‘të gjithë’ plazh në Vlorë, trafik i rënduar në qytet (VIDEO)

21 Qershor, 12:32| Përditesimi: 21 Qershor, 12:42

  • Share

Trafik i rënduar në qytetin e Vlorës. Fundjava ka regjistruar trafik në disa prej akseve kryesore, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të pushuesve, të cilët kanë zgjedhur pikërisht Vlorën për të pushuar. Rruga Transballkanike, por edhe përgjatë vijës bregdetare, kanë regjistruar një numër të lartë automjetesh dhe rrjedhimisht edhe vështirësi në lëvizje.

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një tjetër fakt që tregon se Vlora vazhdon të jetë destinacioni kryesor për pushuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, të cilët preferojnë pikërisht vijën bregdetare, por edhe bukuritë që ofron qyteti i Vlorës.

Një situatë e tillë pritet të na shoqërojë gjatë këtij sezoni, kryesisht në ditët e fundjavës, kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm dhe Vlora popullohet edhe më shumë.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 21/06/2025 13:59

    Rruga Transballkanike me kthen shekuj mbrapa ne kohe kur edhe vete Kissinger, ne lidhje me gjeopolitiken dhe ekonomine si pjese e " lojes" per pushtet nuk e kishte dijenine per Perandorine Austrohungareze dhe pasardhesit e tyre. Megjithese pjesa me e madhe e Austrohungarise dhe aleateve te tyre si nga " ushtria e bardhe" ashtu dhe nga " Liberte Egalite Fraternite", kaloi njehere nga gulagu rus dhe u prezantuan me zinxhiret e vetem "Legalite" legacy qe do te thote barazi per te gjithe... Ne anen tjeter, megjithese une pergjigjem ne anglisht " That is not my business ", USA ka nje tjeter opinion per Legalite...Dhe kur keto lloj aleancash kompani biznesi qe kane investuar, jo nga xhepi i tyre " por per Free" nuk arrijne te gjejne nje gjuhe te perbashket, qe mund te jete nga te gjitha llojet, vetem shqiptare nuk eshte, si mund ta kuptojme ne kete dyndje ekzaltuese te pushuesve qe u lodhen gjithe vitin duke thene : - " Sa eshte ora??" " Si eshte moti neser, me diell, me shi, me vranesira??!" -" I depozitove parate KESH??!" "- Po!"...." Jo"...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?