I ekstraduari Arben Lamçja

Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja! Si pastroi paratë e grupit kriminal

23 Gusht, 13:15| Përditesimi: 23 Gusht, 15:07

  • Share

TIRANË- Vrasësi me pagesë, Arben Lamçja është ekstraduar nga Kosova në vendin tonë. Lamçja u arrestua më 4 gusht në Kosovë, për llogari të autoriteteve të shqiptare, pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar masën arrest me burg, pasi akuzohet ka ndihmuar bandën e vëllezërve Çopja në aktivitetin e tyre kriminal.

GJKKO ka caktuar ndaj 50-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale”.

Sipas dosjes së zbardhur nga SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë.

Për llogari të Franc Çopjas, vrasësi me pagesë kishte nisur punën për të planifikuar vrasjen e Nuredin Dumanit. Ai kishte takuar një person i cili do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit, duke i kërkuar që ta ndjekë atë dhe ta lokalizojë vendndodhjen me qëllim që ta ekzekutonin. Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.

Gjithashtu Arben Lam֛çja është person i besuar i Franc Çopjas dhe akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale. Lamçja ka menaxhuar vlerat monetare CASH të Çopjas, të cilat më pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?