Elton Marko, me detyrë topograf është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ndaj tij ishte caktuar nga prokuroria masa ‘arrest me burg’. 43-vjeçari është arrestuar ”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi. ‘- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Vlorë, përvetësuan mbi 13 mijë metra katrorë tokë me dokumente false në Himarë!Vlera 2.7 mln euro! Arrestohet topografi, në hetim e motra
M.Q./ReportTv.al