Politikë

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!

17 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 17 Shkurt, 21:04

  • Share

TIRANE- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, ka reaguar për herë të parë mbi aludimet lidhur me shumta e supozuara për blerje online nga ana e saj. Në një sqarim të detajuar, ajo ka hedhur poshtë si gënjeshtra të pavërteta gjithçka është thënë në media mbi këtë çështje. Xoxa tha se është vënë në shënjestër të një “gjyqi politik, mediatik dhe në rrjetet sociale”, pa një proces të drejtë ligjor.

“Unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustane dhe bizhu. Unë fustanët dhe bizhuteritë 800 mijë euro i kam marrë vesh nga mediat, njësoj si ju!” shkruan ajo.

Xoxa thekson se ka mësuar për shifrën e përfolur nga mediat, njësoj si publiku, ndërsa akt-akuzën e ka marrë në dorë vetëm pasi akuzat ndaj saj ishin tashmë publike. Xoxa premton se do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut për të provuar pafajësinë e saj të plotë.

Duke sqaruar shifrat reale, ajo thekson se ekspertët kontabël kanë analizuar të gjitha transaksionet e saj online në 10 vitet e fundit, dhe totali i shpenzimeve për veshje, produkte kozmetike dhe aksesorë rezulton 75,025 euro. Një shifër shumë larg aludimeve të shumës 800 mijë euro, kryesisht e hedhur onlin nga Sali Berisha, dhe mediat në përdorim nga opozita.

Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë' shkruan Ajo

Shqiptarja.com siguron një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës së Erion Veliajt ku evidentohet se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Ajola Xoxa janë gjetur veshje kryesisht 'Zara', një firmë shumë ekonomike. Dokumenti i siguruar nga Shqiptarja.com hedh dyshime mbi akuzat të cilët pretendojnë se online janë blerë veshje firmato nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj per perdorim personale.

Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.  

Veliaj po hetohet nën ,masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje. 

Reagimi 

Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.

E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.

Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.

E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.

Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).

Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).

E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.

Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.

Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.

Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.

Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).

Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.

Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.

Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…

Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.

Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.

Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa detyrim me paraqitje. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Val.: 18/02/2025 09:40

    Si Nuk I vjen turp qe meren me veshjen e nje te reje,Kur Leni pa mbaruar me Sale matufin qe e ka rrjepur popullin.Ne jemi krenar qe vendi Po ndryshon,keta kriminela kerkojne te permbysin again.Nuk kuptojme perse I jepni te drejte fjale ketyre kriminelave,plaku e ka vending Brenda to nxjeri Ku Ika milionat qe I ka marred me gjithe familjen with.Mos lejoni qe keta kriminela te permbysin vending again.

    Përgjigju
  • Iris: 18/02/2025 03:55

    75000 euro blerje ne 10 vjet i bie 7500 euro blerje ne vit dhe keto vetem online.Asnje nuk ka kontrolluar sa ke blere me cash,apo me carta jo online.S.d.q 7500 euro ne vit per veshje e xhingla jane pak si shume kur mendon sa jane te ardhurat mesatare te atij populli e kostoja e jeteses aty.

    Përgjigju
  • Ali Senjefi.: 17/02/2025 14:36

    O Idjot un pēr her tē par qē komentoi e smē bi mē nē mēnd tē komentoi se nuk jetoi nē Shqipri o i shkreti ti. Po i pafsh hajrin Bami hajdarit.

    Përgjigju
  • Ali Senjefi: 17/02/2025 13:12

    O Elda gjynaf qē stē kan bēr ty prokurore se Shqipria e shqiptarēt do kishin dal nē selamet. O zot çfar tmerri çfar populli. Po qē Durim Bami ēshtē i korruptuar e matrapaz kush e ka fain qē ai maskara ēshtē aty se ktē po e thua dhe ti vet o Elada qē jan maskarenj. Po çohuni pra o Elda si popull e merini zvar kta njerēz tē padrejtēsis si Bami e Dado qē e ka ndar gruaja se e kapi me motrēn e tij. Pty rac pise

    Përgjigju
    • @Ali Senjefi: 17/02/2025 13:43

      Herè Tarras Lala,,herè Ali Senjefi,,,u bone si Haxhi Plasa, o çun. Mjerè ata qè kanè nevojè pèr komentet qè bo ti.

  • roma: 17/02/2025 13:02

    SPAKU kerkon te largoje vemendjen nga afera e inceneratorit dhe 5D...KETU DUHET TE HETOJE SPAKU ERION VELIAJN..SESI VIDHTE KYBPALACO LEKET TONA ME DREJTORET E VET....

    Përgjigju
    • ligji: 18/02/2025 04:52

      Koment brilant!!!

  • Elda: 17/02/2025 12:55

    Ekspertet e tu e nxorën bilancin znj. XOXA? I dime ne qytetaret si jane ata ekspertet, noteret dhe ato studiot ligjore qe përmend ti. I dime ne qytetaret se e kemi pare tmerrin me sy me keq nga ty neper gjygje kur ti dhe ata qe perfaqesojne njerzit si ty na keni vjedhur pronat e na keni shkaterruar jetën. Ankoheni se keni pare tmerr me sy por ju nuk e dine se cfare na kane pare syte ne te tjerëve. Nuk e dini se jeni nga ata qe te nderseni studiot ligjore, ekspertet prokurorit dhe spak dhe nuk begenisni te shikoni se si vuajmë ne te tjeter. Jeni nga ata qe pasi te vidhni me ushtrine tuaj, te perzini nga shqiperia. Tmerr nuk ke pare ti znj.Xoxa, tmerr kemi pare ne qytetaret qe I dhame voten burrit tende. Zoti I bekoftë ata qe e ndaluan z.Veliaj se me rrugen qe kishte nisur do ishte bere me keq se Enveri

    Përgjigju
  • Gjergj: 17/02/2025 12:52

    U preka, nè fund tè leximit tè kètij trakti, duhet ta pranoj, edhe u skuqa nga turpi. Si munda unè tè kem ndonjè ndjenjè negative pèr bashkshorten e Kryebashkiakut tè qytetit tim? Zonja paskèsh trashèguar prona nga prindèrit,,,,(tè tjerèt nè Tiranè trashèguan vetèm speca djegès). Po,,,edhe? Mirè moj zonjè avokate,,,ne qè jetojmè nè kètè qytet, e dimè se çdo tè thotè,,,tè kesh pronè nga familja tè trashèguar,,nga njèra anè,,,dhe realitetin e kthimit apo jo tè kèsaj prone tek i zoti. Pèr tullacin e Saliut tek kompleksi Partizani dhe pèr ju, "paska funksionuar" shteti ligjor. Pèr tè tjerèt nè Tiranè, nuk ka qènè dhe nuk èshtè asgjè e lehtè, nè kètè drejtim. Unè personalisht, nuk e kuptoj se çfarè ju shtyn ju, tè pèrmendni pronat e familjes nè kètè trakt? Pèr tè na thènè vallè, se ju nuk kini nevojè tè abuzoni me asgjè sepse familja......? A e dini çfarè moj zonjè? Pse nuk ia vini gjykatès pèrpara kèto "fakte" qè kini,,dhe ata le tè marrèn vendimin e duhur, nè bazè tè fakteve qè paraqesèn palèt nè sallè? Askush nè Tiranè,,nuk do tè dijè pèr pronat e familjes suaj. Ato, janè punè e juaja. Problemin, ju e kini me akuzèn e SPAK pèr korrupsion pasiv dhe aktiv,,,ju si avokateshè me studio dhe pa studio, duhet ta dinit kètè fakt. Pèrballuni me akuzat, zonjè, dhe merrni nè gjykatè pafajèsinè. Mendimi dhe pèrceptimi im si qytetar i Tiranès, pèr punèn e kryebashkiakut,,,èshtè se nè qytetin tim tè lindjes VLON KORRUPSIONI DHE PASTRIMI I PARASÈ SÈ NDYRÈ. Si pasojè e kètij korrupsioni,,Tirana sot,,,ka probleme tè pafundè,,nga furnizimi me ujè e deri tek mbeturinat. Pèr pastrim parashè, iu ka akuzuar edhe SPAK bashkshortin, apo jo? Tè mè ndjeni zonjè por egoizmi juaj dhe aktrimi juaj si viktimè e padrejtèsisè,,nuk gjen dyer tè hapura tek unè.!!!

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 17/02/2025 12:50

    Zonja Ajola Xoxa un qē po komentoi jam intelektual jam Inxhinjer qē kam mbaruar sdudimet nē fakultetin kimi Industriale nē vitet 78 kam pērfunduar fakultetin. E si intelektual nuk ri dot pa folur. Puna e par qē ti duhet tē bēsh ēshtē tē bēsh denocim kundra Dumanit qē mban nē drejtēsi njē matrapaz tē korruptuar si Durim Bami. I cili ka nxjer tē pa fajshēm kriminelin lezhjan. E ky kriminel mē mbrapa u dēnua me 18 vite burg. Si mundet njē njeri i till tē jet gjykatēs ? ? ? Pra fajtor i pa diskutushēm e bashkēpuntor me tē till Skopje ēshtē Dumani e Edi Rama qē lejon durim Banin gjykatēs. Nē njē koh qē Bami sduhet lejuar as roje porte te drejtēsia. I madhi e trimi rall Idajet Beqiri ja ka faktuar me fakte e me Dokumenta Bamit qē ēsht hajdut e i korruptuarrrr. Pse ti nuk bėn ankes me shkrim tek Dumani qē ta largoi ktē flliqsir. E Sali Berisha ka jashtēzakonisht tē drejt qē do ta shkri SPAKUN me nē krye fshatarin Duman. Po ashtu siç mbahet me pa tē drejt Erjon Veliaj nē burg dhe Ilir meta mbahet me pa tē drejt nē burg. Ka 4 muaj nē burg Iliri e nuk çohet pēr gjykim. A i ka faktet fshatari Duman atēhere pse se çon Ilirin nē Gjykat pra k y njeri i jep vetes rēndēsi e ēshtē njē mjedokēr fshatar. Un sjam Jurist por lexova Manjanin e Arben Ristanin qē thon qē skan tē drejt ta arestoi Erjonin si mendon fshatari Duman qē Ristani e Manjani jan me Erjonin ? Po ashtu dhe Sali Berishēn ka 1 vit qē e ka mar peng e ska as njē gjē kundra Saliut. Kur i ka pse si çon kta njerēz nē gjykat ky fshatar. Pra po bēhet nē Shqipri mē keq se nē kohēn e largqoftit Enver kētē gjē populli shqiptar sduhet ta lejoj kurr. Ajola derrit tregoi vēndin.

    Përgjigju
  • beni: 17/02/2025 12:43

    E PO FAKTET JANE FAKTE,,,,KE BLERE. 860 MIJE EURO....I KE ME FATURA....PSE U CMEND NJE DITE PROKURORI,,,TE AKUZOJE KOT NJEREZIT.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?