Ornold Bazaj, një nga 4 protestuesit e vënë në hetim penal, pasi protestoi një ditë më parë kundër projektit për Sheshin e Flamurit në Vlorë, tha se do të vijojë që të protestojë, ndërsa procedimin e sheh si shenjë frikësimi për të shuar protestën. Ai ka theksuar se i është bashkuar pas thirrjes në rrjete sociale, thirrje që e ka bërë edhe vetë. Në datë 7 prill tha se do të jetë sërish në protestë.
‘Unë jam njoftuar nga postimet. Nuk kam asnjë njoftim nga institucionet për procedimin tim. Kam bërë detyrën time qytetarë dhe kam marrë pjesë në protestë. Kam bërë postime në rrjetet sociale, duke thënë se do marrë pjesë në protestë. Ne do të mblidhemi me 7 prill, dhe u bëj thirrje atyre që i thonë vetes shqiptarë duhet të vijnë këtu në Sheshin e Flamurit. Është një projekt që është paragjykuar nga të gjithë. Duhet të bëjnë transparencë çfarë po ndodh në Sheshin e Flamurit. Është urdhër për të trembur ato që duan të dalin në protestë.’- tha ai.
Lajmi kryesor:
Nga Lapraka për të bërë protestën në Vlorë kundër ndërtimeve te Sheshi i Flamurit! Procedohen 4 organizatorët! Projekti nga arkitekti belg, “15 katëshi” pritet të kthehet në qendër kulture
M.Q.//ReportTv.al