Arrestimi i 45-vjeçarit Spartak Durmishi, të akuzuar për përdhunim në shtetin grek është bërë i mundur falë ndihmës që nëna e tij i ka dhënë autoriteteve.
Pas arrestimit, ajo ka folur drejtpërdrejt në televizionin grek “Alpha” dhe ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilen dhe u arratis. Iku, u tha se do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur,”, u shpreh nëna e të arrestuarit.
Nëna tregoi se djali i saj, pas natës së ngjarjes ku ai abuzoi seksualisht me një 34-vjeçare greke, ai kishte dhunuar dhe atë.
“Mëngjesin pas asaj nate, më 23 tetor po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu .Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë . Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj.
Lajmi kryesor:
Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë
S.C/ReportTv.al