Foto Ilustruese

Lifestyle

Cilat janë frutat që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

17 Gusht, 21:17| Përditesimi: 17 Gusht, 21:26

  • Share

Edhe pse frutat përmbajnë sheqer natyral (fruktozë), shumë prej tyre kanë indeks të ulët glicemik dhe janë të pasura me fibra, gjë që ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Konsumimi i moderuar i këtyre frutave është i rekomanduar për personat me diabet ose ata që kanë nivele të larta të glukozës.

Luleshtrydhet e ngrira

Edhe pse janë të ëmbëla, luleshtrydhet janë të ulëta në sheqerna. 1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira përmban 7 gram sheqer natyral, së bashku me 3 gram fibra dietike. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, e cila ndihmon në mbrojtjen kundër qelizave të dëmshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike si diabeti. Gjithashtu, antioksidantët e shumtë tek to, luftojnë inflamacionin dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke përmirësuar regaimin e trupit tuaj ndaj insulinës.

Mjedrat 

Mjedrat janë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe janë gjithashtu të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra. Në mënyrë të veçantë, ato ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak pas konsumit të vaktit.

Boronicat 

Boronicat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës të fuqishëm që japin përfitime miqësore ndaj sheqerit në gjak. Këto kokrra janë të fuqishme falë vitaminës C, vitaminës K dhe antocianinës, të cilat kontribuojnë në uljen e rrezikut të diabetit.

Qershitë 

Edhe qershitë janë po aq të pasura me lëndë ushqyese sa frutat e përmendura më lart. Plot e përplot me vitaminë C, kalium, magnez dhe një burim i pasur i polifenoleve, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Të gjitha këto vlera të qershive të ngrira mund të ndihmojnë në menaxhimin e diabetit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?