Fruta

Lifestyle

Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori

15 Korrik, 20:40| Përditesimi: 15 Korrik, 21:14

  • Share

Nëse mendoni se ngrënia e shumë frutave nuk do t’ju shëndoshë, atëherë e keni gabim. Është e qartë se një frut është shumë më i mirë se një akullore.

Por nëse konsumoni sasi të mëdha të diçkaje të shëndetshme gjithashtu, padyshim që do të jeni të ngarkuar me kalori shtesë. Pra, le të shohim sa kalori kanë frutat tona të preferuara të verës:

Shalqiri

Shalqiri është një frut me pak kalori me 38,9 kcal/100g. Pra, kjo do të thotë që ju mund të konsumoni sasi të mëdha pa frikë. Sigurisht, mos e teproni me kombinimet e tij.

Për shembull, shalqiri klasik me feta ka shumë kalori për shkak të fetës! Megjithatë, mund ta shtoni në smoothie, lëngje, madje edhe ëmbëlsira.

Kajsi

Kajsia ka pak më shumë kalori se shalqiri. 45,9 kcal/100 g. Pra, 3-4 – të paktën – kajsi janë një rostiçeri e mirë për zyrën. Mund ta kombinoni me kos në mëngjes apo pasdite, në smoothie, në sallata frutash, ndërsa përshtatet në mënyrë perfekte edhe në tarte, por duke rritur kaloritë.

Gjithashtu, mund të bëjmë reçel kajsie , sigurisht duke kontrolluar sasinë e sheqerit sa të mundemi, në mënyrë që kaloritë të mos shpërthejnë.

Pjeshkë

Me 46,1 kcal/100 g për pjeshkën e bardhë dhe 46,3 kcal/100 g për pjeshkën e verdhë, ajo renditet e treta ndër frutat e verës me më pak kalori. 1 pjeshkë (ose 2) është gjithashtu një ide e mirë për një vakt në zyrë. Shkon shumë mirë me lëngje dhe smoothie si dhe me sallata frutash. Në versione jo shumë të shëndetshme, është perfekt në tarta, sallata dhe sigurisht në reçel!

Pjepri

Në ndryshim nga shalqiri, pjepri ka shumë më tepër kalori. Me 62,7 kcal/100g, pjepri ka avantazhin e të qenit “ngopës” dhe krijon ndjenjën e ngopjes. Përveç kësaj, si shalqiri, ai tejmbushet me ujë, gjë që është ideale në verë, kur trupi ynë ka kërkesa të larta për ujë.

Si ta konsumojmë? Përtej thjeshtësisë, shkon mirë me sallatat e frutave verore dhe smoothie-t. Gjithsesi shkon mirë me sallatat e kripura, por më së shumti na jep ëmbëlsira të këndshme .

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?