E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Shëndeti i zemrës
Avokado përmban acid oleik - një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës.
Ushqim për trurin
Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme dhe ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Rrit përthithjen e ushqyesve
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K. Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e saj në dieta të balancuara ushqimore.
Komente
