Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht

31 Mars 2023, 07:03| Përditesimi: 31 Mars 2023, 22:06

  • Share

Donald Trump, ish-presidenti amerikan, është paditur tashmë, duke shënuar histori si ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza mbi çështje. Një juri në Manhatan ka votuar për të paditur Doland Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka hetuar ish-presidentin për ngjarjen që lidhet me pagesën  prej 130.000 dollarësh ndaj yllit të pornos Stormy Daniels që të heshte pasi kaluan natën bashkë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale.

Prokurorët thanë se po punonin për të çuar për gjykim ish-presidentin Donald Trump javën e ardhshme. Ata nuk thanë nëse synonin të kërkonin burg në rast të një dënimi, gjë që nuk do ta pengonte Trump të kërkonte dhe të merrte presidencën.

Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklerate në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”.

Ish-Presidenti Trump tha në dekleratë se, demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale.

“Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë Trump-in. Por tani kanë bërë të paimagjinueshmen, duke ngritur padi ndaj një personi plotësisht të pafajshëm, në një akt flagrant të ndërhyrjes në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e zotit Trump.

 Në një deklaratë që konfirmon akuzat, avokatët mbrojtës Susan Necheles dhe Joseph Tacopina thanë se Trump "nuk ka kryer ndonjë krim. Ne do ta luftojmë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”. Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës.

Ngritja e padisë ka të ngjarë të nxisë kritikët që thonë se zoti Trump bëri manipulime deri në marrjen e Shtëpisë e Bardhë, por nga ana tjetër, kjo do të angazhojë mbështetësit e tij, të cilët thonë se republikani Trump po vihet padrejtësisht në shënjestër nga një prokuror demokrat.

“Prokurori i Mahatanit Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një turp. Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që ka pushtuar qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden-it”, shprehet zoti Trump në deklaratën e tij të postuar në rrjetin ‘Truth Social”.

Hetimi i prokurorit u përqendrua tek paratë e paguara aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels dhe ish-modeles së revistës “Playboy” Karen McDougal, për të cilat ai druhej se do t’i shprehnin publikisht pretendimet se kishin patur mardhënënie intime me të.

Trump, i cili ka hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur hetimin si të motivuar politikisht, pritet t'u dorëzohet autoriteteve javën e ardhshme, megjithëse detajet janë ende duke u përpunuar, sipas një personi anonim që ka njohuri për çështjen.

Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, po ndërmerr një hap të pazakontë. Rasti në fjalë u hetua nga dy prokurorë të mëparshëm, të cilët refuzuan të ndërmarrin hapin me peshë të madhe politike për të kërkuar ngritjen e padisë ndaj zotit Trump.

Trump përballet me një sërë hetimesh të tjera, ndërsa ai po bën fushatë për një mandat tjetër në 2024, duke përfshirë një hetim penal mbi dokumentet sekrete të gjetura në pronën e tij në Florida, një hetim në Uashington në përpjekjet e tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe një hetim në Gjeorgji duke kërkuar nëse ai dhe aleatët e tij ndërhynë ilegalisht në zgjedhjet e vitit 2020.

Ora 22:43
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?

1676970453_1382445.jpg

Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit të Nju Jorkut duke i pyetur se çfarë mendojnë lidhur me vendimin e prokurorit të Qarkut të Manhatanit për të ngritur akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Joshua është banor i qytetit të Nju Jorkut.

“Nuk di çfarë të them. Prangosja e një ish-presidenti është e rëndë”.

Një tjetër banore e Nju Jorkut, Carlonie, ka mendim tjetër.

“Përfundimisht gjë e mirë. Ndaj tij duhet të ishin ngritur padi për miliona gjëra. I erdhi koha. Duhet të kesh besim tek drejtësia e cila besoj se do të vihet në vend. Mund të ketë trazira, gjëra që ndodhin. Kemi një forcë të madhe policore dhe njerëz që na mbrojnë dhe jemi gati”, thotë Carolina.

Steve është vizitor nga Çikagoja.

“Mendoj se është akuzë pa kuptim. Amerika duhet të përqendrohet në gjëra më të rëndësishme se sa të ndjek një mi nëpër kuzhinë. Por në të vërtetë ai ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për vendin. Ata po mundohen të gjejnë diçka, sepse ai gëzon mbështetje të madhe. Përfundimisht, mendoj se vendi ishte në gjendje të mirë kur ai ishte president”.

Christina dhe Flynn janë vizitore nga Kalifornia.

“Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha. Patjetër. Ai ka patur një sjellje kriminale për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund kjo po vërtetohet”.

Tom është banor i shtetit Kënektikat.

“Mendoj se ai është fajtor. Nuk është çështje e drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. Për shkak se dikush është i rëndësishëm, ka pushtet dhe famë, nuk do të thotë se je mbi ligjin”.

Nick është nga Kalifornia.

“Kjo nuk ndikon tek unë personalisht. Por ai nuk do të dënohet, sepse kështu anashkalon gjithçka. Ai do të nxjerrë në pah se sa budallenj janë ata”.

Por a kishte një proces të drejtë ndaj tij, pasi disa thonë të kundërtën.

Patjetër që nuk kishte. Aktualisht asgjë nuk është drejtë në Amerikë. Ata tani po mundohen të peshkojnë për çdo gjë që mund të kapin. Duken përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur diçka”, thotë Nick nga Kalifornia.

Oscar është banor i qytetit të Nju Jorkut.

“Kjo është ndoshta ajo që duan. Fushata e Trump-it e dëshiron këtë. Është marketing falas. Gjithë vëmendja është tek ai”.

Oscar thotë se ka votuar dy herë për zotin Trump.

“Njerëzve me të cilët kam folur nuk u intereson, përveç medias dhe atyre që e urrejnë atë për ndonjë arsye. Do të jetë një shfaqje teatrale për të. Foton e arrestimit ndoshta do ta shesë nëpër bluza dhe të grumbullojë fonde për fushatën”.

Choni është vizitore nga Spanja.

“Mendoj se nuk është mirë për vendin dhe demokracinë. Nuk e kisha menduar kurrë se presidenti amerikan do të vihej përballë kësaj situate. Askush nuk mund të jetë i kënaqur nga kjo situatë”.

James është banor i shtetit Kënektikat.

“Aktakuza tregon se jetojmë në një shoqëri civile dhe askush nuk është mbi ligjin. Shpresoj se nëse ka kryer krime, ai të mbahet përgjegjës”./VOA

Ora 07:51
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?

1680241898_4d74aad76bf34d62b70322927de6663d.jpg

Në vitin 2016, ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat duke i ofruar të shiste llogarinë e saj me informacionin se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen, të dhënat për pagesën thonë se ishte për tarifat ligjore. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje - një vepër penale - në Nju Jork.

Prokurorët gjithashtu mund të pretendojnë potencialisht se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj Daniels ishin të motivuara nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të. Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat do të ishte një krim, që është një akuzë më e rëndë.

Edhe avokatët e ndjekjes penale pranojnë se sido që të jetë, ky nuk është aspak një rast i qartë. Ka pak precedent për një ndjekje të tillë dhe përpjekjet e kaluara për të akuzuar politikanët për kapërcimin e kufirit midis financimit të fushatës dhe shpenzimeve personale kanë përfunduar në dështim.

Ora 07:45
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin

1680241557_nacny.JPG

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij dhe ka pasur pak përgjigje zyrtare nga Komiteti Kombëtar Demokratik.

Por disa demokratë kanë folur hapur, duke përfshirë figurën e lartë të partisë Nancy Pelosi, prej kohësh një nga kritikët më të vendosur të Trump.

Ajo shkroi në Twitter: “Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë.

"Shpresojmë se ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin, i cili i jep atij këtë të drejtë," tha ajo, duke shtuar se juria e madhe që kishte votuar për aktakuzën "veproi sipas fakteve dhe ligjit".

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taqi: 31/03/2023 12:03

    Ky njeri ,kllouni Donald Trump,me voten e ruraleve qe komandohen nga miliarderet republikan te tokave dhe me voten e emigranteve kubanez,latinoamerikan dhe me voten e emigranteve lindor ,qe modelin e tyre udheheqes kane populistet alla Kastro dhe atyre lindore,katapultoi ne Presidence dhe polarizoi politiken dhe shoqerine Amerikane deri ne ate fare feje,sa sot po vuan gjithe Amerika dhe bota perendomore pasojat e kesaj ndodhie. Jane institucionet e forta ligjzbatuese Amerikane,që bllokuan këtë aventurier,i cili duhet dhe meriton te izolohet përfundimisht me atë çfar i bëri Amerikës.

    Përgjigju
    • e drejta: 01/04/2023 11:31

      BRAVOOOOOOO..............

    • Taqi me shume...: 31/03/2023 20:53

      Sot po vuan America dhe mbare bota???? Pa na thuaj nje gje te keqe qe ky I beri Amerikes???? Dhe na thuaj dhe nje gje te mire qe ka bere ky kukulla qe nuk di as te lexoj??? Jeni mesuar nen komunizem dhe ashtu do vdisni....

  • Koli: 31/03/2023 08:09

    Fillimi i fundit te vemjeve te Sorosit.

    Përgjigju
  • Maks: 31/03/2023 07:36

    Ca te duhej o qyq qe the po te vije ti president lufta mbaran per 24 ore Tani pregatitu mir qe te rrish me pushime ne Guantanamo nja 4 vjete pas rizgjedhjes se plakut biden

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?