Politikë

Rama ‘thumb’ Metës nga Skrapari: Bufi erdhi në pushtet në 2005-ën, pas tradhtisë brenda së majtës! Në mandatin e katërt, rruga Berat-Skrapar do jetë vetëm 30 minuta (VIDEO)

23 Prill, 16:27| Përditesimi: 23 Prill, 20:22

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama e nisi takimin me socialistët e Skraparit duke premtuar se shumë shpejt do të nisin punimet për rrugën Berat-Skrapar, një investim që do ta lidhë për vetëm 30 minuta qytetin e Beratit me kanionet e Skraparit. Sipas Ramës, projekti synon zhvillimin e turizmit, duke e lidhur Beratin me Përmetin dhe më pas me Janinën dhe Tiranën. Kreu i PS tha se me nisjen e punimeve do të rritet vlera e tokave dhe pasurive përgjatë aksit. 

“Në mandatin e katërt ka ardhur dhe koha e rrugës Berat–Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjmë lidhjen që sot është e vështirë. Se nuk është fort e lehtë ta bëjmë në 30 minuta Beratin me Skraparin dhe njëkohësisht të bëjmë lidhjen e Beratit me Përmetin. Edhe kështu ju këtu me kanione të keni një destinacion turistik të Shqipërisë. Edhe pastaj e zgjidhni vetë sesi doni për dy orë në Janinë, për dy orë në Tiranë. Jam i bindur se me të gjitha zhvillimet e turizmit, me fillimin e punës për rrugën e re do të shtohen vlerat e tokave dhe pasurive. Disa nga ju këtu më thoshin: ‘premto rrugën, premto rrugën’, por unë u thosha: ‘nuk e premtoj se po e premtova këta sta falin’. Pastaj thashë: ‘Ju skrapalinjtë jeni shumë, ju gjeni nga të gjitha anët e botës. Kështu që nuk është një premtim, kjo është pjesë e programit tonë.’” - tha Rama.

Pasi u premtoi skrapalinjve ndërtimin e rrugës, nga vendlindja e Ilir Metës që sot ndodhet në burg për korrupsion, kryesocialisti Rama i kujtoi tradhëtinë politike që solli në pushtet Sali Berishën. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Rama iu referua krijimit të LSI-së në vitin 2004, ndërkohë që Berisha u kthye në pushtet në vitin 2005.

“Në ‘92 populli shqiptar nuk kishte zgjidhje tjetër, pastaj ‘97 e dini, ndërsa në 2005 nuk ishte populli shqiptar, ishte përçarja brenda së majtës, tradhtia brenda së majtës e që e përmbysi rrugën dhe e solli bufin për herë të dytë, po buf për herë të tretë Shqipëria nuk merr më në krahë”, tha Rama.

Ironinë nuk e kishte vetëm për kundërshtarët e tij të vjetër me të cilët është përballur në shumë beteja elektorale, por edhe me të rinjtë. 

"Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë, jo bëhet, jo s’bëhet, jo bashkë. Ata mua më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit: Jepu votën e tyre dhe këtu nuk do të ketë më korrupsion, padrejtësi, asnjë problem, vetëm jepu për një vend në parlament",-tha Rama.

Rama solli në vëmendje edhe militanin Ilir Vrenozi, i cili e ofendoi kryetarin e PS gjatë takimit me Berishën në Korçë. Rama theksoi se ai është një 'lider' për PD-në, ndërsa shtoi se ngriti frymën në takimin e Korçës, gjë të cilën të tjerët nga “kënetat”, nuk e kanë bërë dot.

“Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën; ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi i vërtetë i Partisë Demokratike. Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua? Se kënetat e kanë shumë thellë kompleksin e inferioritetit. Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit.” - tha Rama.

Në fund Rama tha se në Skrapar është gjithashtu mundësia që të nxjerrin dy deputetë. Pas kësaj fjale, kryesocialisti nuk ka kursyer as batutat nga salla për gratë dhe burrat.

“Skrapari me dy deputetë do të ishte kryevepër. Prandaj jepini forcë, mblidhini të gjitha forcat. Sidomos gratë dhe vajzat këtu. E sigurt me dy, kur të dali kutia e votimit. E shikon burri: ‘mos e vrit mendjen, gratë nuk flasin, por ama bëjnë punën.’ Burri thotë: ‘mos ki merak, dy binjakë i ke. Ku i bën dot ti dy binjakë? Ti s’bën dot fëmijë, mor Lumadh; gratë s’flasin, por të nxjerrin dy binjakë.’” - tha Rama.

Ndërsa banorëve të Poliçanit, në një tjetër takim u premtoi rihapjen e Kombinatit të Armëve dhe municioneve që ka qenë një bazë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të zonës.

“Jemi duke punuar dhe në kuadër të rillidjes së industrisë ushtarake edhe kombinatin e Poliçanit e kemi pjesë të planeve tona. Jemi duke diskutuar me disa palë të interesura. Shpresoj se së shpejti do të kemi rezultate. Shpresoj se së shpejti do të hapim Kombinatin.” 

Gjatë vizitës në Skrapar, kryesocialsiti Rama inspektoi edhe teatrin e rikonstrukturar në godinën e vjetër të ish-Pallatit të Kulturës.

Ora 17:17
Rama replikon me një burrë nga salla në Skrapar: Ku i bën dot ti dy binjakë? Ja gratë s'flasin, por të nxjerrin dy binjakë

 

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur ditën e sotme në Skrapar lidhur me fushatën elektorale. Rama ka bërë batuta në fund të takimit duke replikuar me një burrë nga salla, i cili dëgjohet tek i thotë kryesocialistit ‘i kemi të sigurta dy depuete në Skrapar’.

Më pas Rama i ka thënë me humor, se ‘e sigurt është kur të dali kutia e votimit’. Më tej kreu i PS-së ka vijuar duke i thënë të pranishmëve ‘e shikon burri, që thotë mos e vrit mendjen, kurse gratë nuk flasin’.

'Skrapari me dy deputetë do ishte kryevepër. Prandaj jepini forca, mblidhini të gjitha forcat. Edhe sidomos gratë dhe vajzat këtu. E sigurt me dy kur te dali kutia e votimit. E shikon burri. Burri thotë mos e vrit mendjen, gratë nuk flasin por ama bëjnë punën. Burri thotë mos ki merak, dy binjak i ke. Ku i bën dot ti dy binjak? Ti s'bën dot fëmijë mor lumadh, gratë s’flasin por të nxjerrin dy binjakë. '-tha Rama 

Ora 17:14
Rama 'shigjeton' partitë e reja: Zogj të vegjël, më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit, luftojnë vetëm për vende në parlament

 

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk "kurseu" as forcat e reja dhe të vogla politike në vend, duke thënë se po mashtrojnë qytetarët vetëm për vende në parlament.

"Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë, jo bëhet, jo s’bëhet, jo bashkë. Ata mua më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit: Jepu votën e tyre dhe këtu nuk do të ketë më korrupsion, padrejtësi, asnjë problem, vetëm jepu për një vend në parlament",-tha Rama.

"Përveç atyre është dhe Luli. Ai të paktën është koalicion tekpull. Ai është i vetmi koalicion në histori që është tekpull. Kur e pyesin sa parti janë në koalicion, thotë: hyni në internet dhe e gjeni vetë. Ai është shumë i madh, do të na mungojë",-tha Rama.

Ora 17:05
Rama: Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së! E ekzaltoi gjithë sallën kur bënte aluzione erotike për mua

 

Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në takimin e socialistët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve dhe 11 Majit. Një ditë pasi demokrati Ilir Vrenozi foli në takimin e  Korçës, Rama e ka përmendur sot në Skrapar ku ka thënë se sipas tij ai arriti të ngrinte frymën në atë takim Rama ka sjellë në vëmendje sërish demokratin Ilir Vrenozi duke ironizuar partinë e drejtuar nga Sali Berisha, ku i tha skrapalinjve që salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë.

"Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi I vërtet I Partisë Demokratike. Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit.Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit."-tha Rama. 

Ora 16:57
Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë! Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, e 'forcuam' ne

 

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se drejtësia e re në Shqipëri është produkt i vullnetit të hekurt të Partisë Socialiste për një drejtësi të paanashme.

"Nëse populli shqiptar është njish për politikë, në Skrapar dhe disa pika të tjera janë “specialistë”, d.m.th. sikur unë të vëja gishtin te njëri nga ju, kushdo qoftë, është më i zoti se të gjithë ata analistë që shikoni në televizor në darkë",-tha Rama. 

"Sot, po t’ju pyes: a dini kush është Altin Dumani? Të gjithë e dini. Altin Dumani është një prokuror i ndershëm, me integritet dhe profesionist. Dhe sot e njihni sepse drejton SPAK-un, dhe SPAK-u ka bërë disa goditje që më parë ishin të paimagjinueshme. Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, nuk e sollën nga Hëna, ka qenë këtu, prokuror për vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Pse nuk thirri ndonjë drejtor policie dje dhe t’i thoshte: “Çfarë problemi ke me ligjin?” Si doli, ishte po ai, po si doli se ai dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë ishin nën pushtetin politik",-tha Rama.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?