Foto: Evakuimi në fshatrat e Delvinës

Kronikë

Nisin evakuimet në 3 fshatrat e Delvinës për shkak të zjarreve katastrofike

25 Korrik, 17:09| Përditesimi: 25 Korrik, 17:11

  • Share

Ekipet e emergjencave kanë nisur evakuimet në 3 fshatra të Delvinës që janë përfshirë nga zjarret katastrofike.

Evakuimet e fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz të Bashkisë Delvinë nisën pas urdhrit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të tëra toke, shtëpi e madje dhe një kishë shekullore.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës. Kurse nga terreni janë të angazhuar 60 trupa dhe 4 mjete


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?