Report TV kreu sot një vëzhgim në zyrat qendrore të Bankers Petroleum në Fier dhe në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku u konstatua se puna vijon normalisht, një ditë pas arrestimit të drejtorit dhe punonjësve të tjerë për evazion fiskal.
Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao. Ai drejton prej disa vitesh, aktivitetin e Bankers Petroleum. Drejtuesë të tjerë të niveleve të larta po ashtu janë arrestuar. Në total bëhet fjalë për 9 persona ndaj të cilëve gjykata kishte firmosur urdhërat e arrestit, mes të cilëve 4 në arrest shtëpie. Ndërkohë, 5 të tjerë, të gjithë kinezë, të emëruar nga kompania mëmë, janë shpallur në kërkim. Bie në sy arrestimi po ashtu dhe i ish-drejtorit, Leonidha Çobo.
Lajmi kryesor:
Bankers nuk pagoi tatimet për 20 vite, Prokuroria jep detajet: Shiti 532 mld lekë naftë, por deklaroi 11.7 mld lekë humbje! Miliona euro dëm shtetit nga kthimi i TVSH
SI.E./r.k./ReportTv.al
