Një shtet bektashi në Tiranë? Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman: 'Jo në emrin tim!'

24 Shtator, 18:05| Përditesimi: 24 Shtator, 18:10

  • Share

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.

Një grup shoqatash islame si  Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë po protestojnë sot në orën 17:00 para Komunitetit Musliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Protestuesit mbajnë në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht  “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin "Stop marrëveshjes me genocidin"

Në protestë fokusi është tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhej në njoftimin paraprak.

Në protestë pjesëmarrja është e vogël ndërsa vihet re dhe prezencë e policisë. 

 


Lajmi kryesor:

Protestë para KMSH-së kundër shtetit bektashi, Florian Arapi: Baba Mondi, levë në duart e Izraelit! Teqeja e tij sallë pritjeje për ushtarët izraelitë! Tradhtar i kombit


M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 24/09/2024 17:21

    Ja reagimet e para te “ tolerances fetare “!!

    Përgjigju
    • Bravo: 24/09/2024 17:57

      Kete nisme po e ndaluan vetem muslimanet do ta ndalojne...kete nisme satanike...une si i Krishter jam i zhgenjyer nga pala e Krishtere qe nuk ndihen por rrine dhe nuk çohen ne protesta per kete akt terrorist nga Kryministri Edmond Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?