Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se armëmbajtja pa leje është një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit.
Ndër të tjera, Balla shprehet se Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”.
"Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjezit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit",- shprehet Balla.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ FNSH dhe forcat operacionale pika kontrolli në hyrje të autostradës së Vlorës
K.M/ReportTv.al