Kronikë

Pamje apokaliptike nga Delvina, merr përmasa të mëdha zjarri në fshatrat Vergo e Palavli, digjen shtëpi (VIDEO)

25 Korrik, 15:18| Përditesimi: 25 Korrik, 15:28

  • Share

 

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur disa banesa.

Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë për një situatë apokaliptike, ku flakët e zjarrit i janë afruar rrugës nacionale.

Zjarri në Delvinë vazhdon prej disa ditësh, ku dëme të mëdha ka shkaktuar edhe në fshatin Senicë, ku u dogj kisha shekullore e Shën Dhimtrit dhe 4 banesa.

Forca të shumta zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?