Kronikë

Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë

8 Janar, 10:05| Përditesimi: 8 Janar, 17:14

  • Share

TIRANE-  Kamerat e sigurisë kanë filmuar dhunën brutale ndaj 48 vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë, të dielën e 5 janarit 2025.

Në pamjet e siguruara dhe nga Shqiptarja.com dhe Report Tv shihen 4 persona, të maskuar dhe pajisur me sëpatë, e leva të cilët hyjnë brenda e godasin në pjesë të ndryshme të trupit Adriatik Roshin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.

Adriatik Roshi, nuk është personazh i njohur as për publikun dhe as për policinë. Por organizatorët e dhunës, me në krye biznesmenin Luçiano Koçeku, e kishin identifikuar në mesin e grupit të sherrin masiv gushtin e 2024-ës në club Sin në Palasë, në dhunën që shpërtheu vetëm për një lagie aksidentale me shampanjë teksa performonte këngëtari i njohur grek Konstandinos Argiros.

Hetimet
Policia njoftoi dje se të arrestuar për këtë ngjarje janë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, ky i fundit nipi i Luçiano Koçekut, i njohur si Tur Koçeku, po ashtu i shpallur në kërkim me 3 të tjerë, Ronald Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin. Kokat e organizimit të dhunës barbare ndaj Roshit dyshohet të jenë 2 vëllezërit Tur Koçeku dhe Abedin Koçeku, si hakmarrje për rrahjen e tij në një lokal në Palasë në gusht të vitit të kaluar.

Nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit nr. 3 zbuluan rolet e secilit prej anëtarëve të fisit Koçeku të përfshirë në dhunë. Gani Koçeku dhe Ronald Koçeku janë 2 personat që kanë qenë në makinë duke vëzhguar lëvizjet e Roshit. Ledio Tusha, 31 vjeç, djali i motrës së Tur Koçekut, në makinën e të cilit u gjetën rroba dhe sende që dyshohet se u përdorën në ngjarje, maskë, kapele dhe xhup të zi. Në shtëpinë e tij u gjet një pistoletë me leje në emër të dajës së tij, Tur Koçeku. Gëzim Koçeku, ka ndihmuar për hapjen e rrugës për makinën e autorëve për t’u larguar nga vendngjarja. Si rezultat u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 1 armë gjahu, në shtëpinë e Abedin Koçekut, 2 makinë dhe veshje që dyshohet se u përdorën në ngjarje.

Por, pse Koçekët e dhunuan Roshin?
Më 25 gusht 2024, një sherr masiv shpërtheu në një lokal në Palasë ku këndonte këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros, në të cilin mbetën të plagosur biznesmeni Tur Koçeku dhe Fatbardh Aliaj, 42 vjeç. Koçeku pësoi dëme të rënda në kokë. Sherri dyshohet se nisi për një të parë shtrembër dhe shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar. Pamjet e sherrit u publikuan, ku dalloj që njëri prej tyre, Tur Koçeku, dhunohej barabarisht në tokë. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim Xhoni Spahon, 28 vjeç, Genti Balecin, 49 vjeç, Fatmir Bejon, 30 vjeç dhe Klajdi Cerrin, 32 vjeç. Pjesë e sherrit dyshohet se ka qenë edhe Adriatik Roshi, i cili në atë kohë nuk u identifikua nga blutë.

Gjatë operacionit të koduar 'Details" u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 1 armë gjahu, në shtëpinë e Abedin Koçekut, 2 makin dhe veshje që dyshohet se u përdorën në ngjarje. 

Të arrestuar
Gani Koçeku 24 vjeç
Ledio Tusha 31 vjec
Në kërkim
Luçiano Koçekut,
Tur Koçeku
Ronald Koçeku
Dino Koçeku
Gëzim Koçeku

Nga një kërkim në QKB, rezulton se Luçiano Koçeku ka  5 biznese, një kafe në Tiranë, një qendër sporti, përfshirë palestër, dhe një kompani Gav Invest, me materiale ndërtimi, ku administrator është nipi i tij Ledjo Tusha, i arrestuar për dhunën në berberhane. Ndërsa në 2 kompani, Ballenja dhe SDG, energji, me zyra qendrore në Bulqizë e Martanesh, Koçeku është bashkëortak me 10 dhe 30% të aksioneve.  

Ora 11:57
U dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane, Report Tv siguron FOTON e Adriatik Roshit

Report Tv ka mundur të sigurojë disa foto të Adriatik Roshit, 48 vjeçarit që u rrah barbarisht më 5 janar në një berberhane në kryeqytet.

Roshi nga video e siguruar nga Report Tv duket që qëllohet në mënyrë brutale nga disa persona me sende të forta, sëpata dhe leva.

Gjendja e tij në spitalin e Traumës pas rrahjes është e qëndrueshme megjithëse ka poltrauma, duke pasur thyerje kockash nga koka te këmbët.

Ngjarja mendohet se ka lidhje me sherrin masiv ne një klub nate në Palasë në gusht 2024, ku u rrah Tur Koçeku, biznesmen i njohur. Të afërmit e tij kryen sulmin ndaj Roshit në berberhane.

Ora 11:14
Në kërkim se organizoi dhunën barbare ndaj 48 vjeçarit në Tiranë, ja bizneset e Luçiano Koçekut! U dhunua në Palasë gushtin e kaluar

 

1736331479_dhunanepalase.jpg
 

(Foto: Dhuna ne Palase, gusht 2024)

Biznesmeni në kerkim, Luçiano Koçeku, i cili u dhunua ne gusht 2024 nga nje grup ne club Sin ne Palase, dhe akuzohet sot nga policia se organizoi bashkë me të vëllanë dhe anëtarë të fisit të tij dhunën barbare ndaj 48-vjecarit Adriatik Roshi.

Koçeku rezulton pronar i disa bizneseve.

‘Gav invest'  – zotërues  100% i aksioneve - Kryerje e veprimtarive tregtare në fushën e projektimit dhe te ndertimit,per prodhim dhe shitblerje te materialeve te ndertimit. Kryerja e aktivitetit per investimin ne fushen e ndertimit, ne komplekse civile, turistike, industriale, sociale, komplekse te tregtimit dhe te sherbimit, bar, restorant, hoteleri

Pronar I ‘Mazzo Bar lokal në Tiranë “ zotërues i 100 % të aksioneve
10% të aksioneve tek ‘Ballenja kompani’,- Subjekt në fushën e prodhimit dhe /ose shpërndarje e energjisë elektrike. Transmetimi i energjisë elektrike. Furnizimi publik me shumicë e pakicë i energjisë elektrike.

Infinity group – qendër sportive palestër etj zotërues 100% i aksioneve. 

S G D Energji' -  Prodhim, tregtim, furnizim, energji eletrike, zotërues I 30% të aksioneve.

Njëri nga të arrestuatit është Ledjo Tusha, nipi i biznesmenit i cili rezulton administrator në subjektin 'Gav Invest'

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

 

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

Kliko këtu për të lexuar ekstraktin

Ora 10:52
I shtruar te Trauma pas dhunës barbare nga familja Koçeku, Adriatik Roshi ka thyerje kockash nga koka te këmbët

Adriatik Roshi, i cili u dhunua barbarisht nga anëtarë të familjes Koçeku brenda berberhanes në Tiranë, është në gjendje stabël në Spitalin e Traumës, por ka politraumë dhe dëmtime në të gjithë trupin.

Thyerje kockash, nga koka te këmbët, përfshirë dëmtime në pjesën e barkut.

Gjendja stabël, është në pavion, por sipas mjekëve duhet mbajtur në kujdes të vazhdueshëm pasi mund të ketë përkeqësim të gjendjes nga momenti në moment.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kocek moterqiri: 08/01/2025 16:57

    s ka mbaru akoma

    Përgjigju
  • Iliri: 08/01/2025 15:44

    Malok jugu,të trashë,shpellar kriminelë.

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/01/2025 15:41

    Le tè na ndihmojè ndokush nga redaksia me pèrkthimin nè shqip tè turqizmave apo kinezèrive qè nuk janè pjesè e gjuhès sonè. Çfarè èshtè njè BERBERHANE apo BERBERHALE?

    Përgjigju
  • Nevruzi: 08/01/2025 13:23

    Me gjith ato pasuri! Turi së shpejti del nga lista e të kërkuarit! Janë bandat me uniformë dhe bashkpuntorë të krimit gjykat-prokurori që dota nxjerrin nga i kërkuar në detyrim paraqitje.kjo është drejtësia Shqiptare.

    Përgjigju
    • labo: 08/01/2025 16:56

      e po do ja qin motrenturit dhe kocekve moterqirave ju qifsha grat e fisiit

  • Tani: 08/01/2025 12:57

    As nuk e di arsyen e rrahjes por qr cfare dhjksash duke rahhur. Je njeri me leva qe eshte ne toke …

    Përgjigju
  • Zdēr Zdēri: 08/01/2025 11:48

    Kto lloi njerzish me Instinkte kafshe tani do jetoin me frik se mos han plumbin. Me njē fjal do jetoin me frik e ju rofshin lekēt kētyre lloi kafshve. O zot çfar njerzish kafsh me fytyr njeriu.

    Përgjigju
  • Gandi: 08/01/2025 11:37

    E vështirë eshte ta pranojmë po ne kemi probleme me edukimin,do vazhdojmë me kanun edhe 500vjet te tjera,ne na duhet psikolog per cdo njëri,jetoni e beni qejf o njerëz se me luft nuk behet jeta.

    Përgjigju
  • Skkaakjddk: 08/01/2025 11:03

    Vazhdon sherri me muaj me vite

    Përgjigju
  • Moderni: 08/01/2025 10:52

    Ca kafshesh.

    Përgjigju
  • Turi: 08/01/2025 10:45

    Do cohet ky tani dhe do vras organizatorin dhe u rofte shampanja o traper. Ca turpi na 50 vjec jan rota ka.i

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?