Kronikë

Pamjet ekskluzive/ Report Tv në Dukat, flakët drejt një stani, banori: Na rrezikohen bagëtitë e shtëpitë

22 Korrik, 13:55| Përditesimi: 22 Korrik, 15:36

  • Share

Prej disa ditësh vijon zjarri në malin e Dukatit. Report Tv me gazetarin Armand Xhelili po ndjekin nga afër situatën, ndërsa situata është përkeqësuar dhe flakët kanë avancuar në drejtim të një stani, fare pranë shtëpive. Bashkë me forcat zjarrfikëse, janë bashkuar në ndihmë të zjarrfikësve edhe banorë të zonës për të shuar flakët.

Ndërkohë po punohet edhe nga ajroi për të shuar flakët, me helikopter dhe dy avionë të ardhur në ndihmë nga Greqia. Flakët rrezikojnë edhe Parkun e Llogarasë, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Një banor i zonë si tha Report Tv se flakët vijojnë prej 15 ditësh, ndërsa i rrezikohen bagëtitë e shtëpitë.

“Ka që më datë 15, ka pushuar 2-3 ditë, është aktivizuar prapë. Ne rrezikojmë bagëti. Rrezikohet shtëpitë e të gjitha.


Lajmi kryesor:

Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, 3 avionë nga Italia dhe Greqia! Vengu mbledhje urgjente në Dibër (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?