Një prej banorëve të Ksamilit ka denoncuar në Report Tv edhe me video, sesi dy hajdutët janë futur në banesën e tij dhe kanë grabitur.
Siç shihet edhe nga pamjet, dy hajdutë të maskuar ecin qetësisht përbri murit të banesës dhe drejtohen për tek kamera e sigurisë të cilat i thyejnë.
Pronari i një prej banesave të grabitura thotë se janë vjedhur brenda një jave 4 benesa, ku janë marrë orendi, para dhe bizhuteri.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vinin nga Kosova në Ksamil për të grabitur banesat, arrestohen 3 persona! 'Koka' e grupit pronar i një hoteli, strehonte hajdutët dhe përzgjidhte vendin ku do të vidhnin
M.Q./ReportTv.al