Foto ilustruese

Paris 2024/ Mungesa e kushteve, Koreja e Jugut largon gjashtë atletë nga Fshati Olimpik

27 Korrik, 09:39| Përditesimi: 27 Korrik, 09:42

  • Share

PARIS - Gjashtë notarë të Koresë së Jugut që garojnë në Lojërat Olimpike janë larguar nga Fshati Olimpik dhe janë zhvendosur në një hotel afër arenës së notit për të shmangur udhëtimin e gjatë me autobusët pa kondicioner, tha presidenti i Federatës Koreane të Notit (FSK).

Presidenti i FSK-së, Chong Chang-hoon tha se notarët e ekipit të stafetës 4x200 metra të stilit të lirë për meshkuj u zhvendosën në një hotel që është pesë minuta në këmbë nga 'Paris La Defense Arena', ku do të zhvillohen ngjarjet e notit.

Chong mori ankesa se autobusët që përdornin notarët për të udhëtuar në arenë nuk kishin ajër të kondicionuar, ndërsa dritaret ishin të mbyllura me shirit. Fshati Olimpik është gati 12 km larg nga arena e notit.

"Ne thjesht duam të sigurohemi që ata do të jenë pak më të rehatshëm", tha Chong. Midis notarëve të zhvendosur janë pretendentët për medalje Kim Uoo-min dhe Huang Sun-uoo, të cilët fituan respektivisht 400 metra stil i lirë dhe 200 metra stil i lirë, në kampionatin botëror në Doha në fillim të këtij viti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?