Anna Luca Hamori dhe Imane Khelif

Paris 2024/ 'Nuk kam frikë të ndeshem', flet kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane që shkaktoi debate në Olimpiadë

2 Gusht, 12:56| Përditesimi: 2 Gusht, 12:58

  • Share

Kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane Imane Khelif, e cila shkaktoi debate të mëdha në Olimpiadë për shkak të gjinisë së diskutueshme, tha se të shtunën, kur do të përballet me të, nuk do të tërhiqet nga gara.

Khelif fitoi kundër italianes Angela Carini pas 46 sekondash, pasi ajo u tërhoq nga gara për shkak të dy goditjeve të marra në fytyrë. Khelif ka lindur femër dhe është e regjistruar si e tillë në Algjeri, por është interseksuale, që do të thotë se kromozomet e saj janë XY.

Por, ndërsa autoritetet e boksit nuk e kanë lejuar të garojë mes femrave, për shkak të niveleve të larta të testosteronit, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e regjistroi si të tillë në Olimpiadë.

Pavarësisht kësaj, hungarezja Anna Luca Hamori, duket e pashqetësuar për takimin e së shtunës.

“Nuk jam e frikësuar”, citohet të ketë thënë ajo për gazetarët. “Nuk më interesojnë ato që shkruhen në media dhe rrjetet sociale. Nëse ajo, apo ai, është burrë, fitorja do të jetë edhe më e madhe për mua, nëse fitoj. Po përpiqem të mos përdor telefonin para ndeshjes. Nuk dua të shoh komentet apo lajmet, dua thjesht të përqendrohem te vetja”, shtoi ajo.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?