Politikë

Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza. Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)

21 Korrik, 16:25| Përditesimi: 21 Korrik, 20:32

  • Share

Qeveria do të nisë një reformë në territor për t’i dhënë fund ndërtimeve abuzive, zaptimeve të hapësirave publike, dhe rregullimit të hapësirave të përbashkëta.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në takimin e dytë që zhvilloi me deputetët ekzistues, ata që ishin kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, si dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.

Reforma në territor do të zhvillohet përmes dy fazave; E para duke nxjerrë një sërë aktesh normative, dhe faza e dytë duke ndryshuar disa ligje, përfshirë edhe ligjin e ndërtimit.

“Paketa e re e reformës së territorit do të ketë 2 faza. Qeveria do ndërhyjë në kushtet e emergjencës me një numër aktesh dhe akte normative që do jetë paralelisht dhe me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe mbetjet. Do të jetë pastaj një fazë të dytë më mbrapa ku do rishikohen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me territorin, duke filluar nga ligji për ndërtimin që është shumë i vjetër, është prekur në 2-3 raste, por mbetet jashtë kohe. Jemi duke diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme”.

 

Kryeministri bëri edhe një paralajmërim të fortë për ndërtuesit abuzues, duke thënë se do të krijohet me ligj një listë e zezë ku do të përfshihet e gjithë kjo kategori investitorësh.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket legalizimeve të ndërtimeve pa leje për qëllime fitimi, Kryeministri theksoi se do të konsiderohen të gjitha të pavlefshme.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”.

Kreu i qeverisë bëri me dije se deri më tani, vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë janë inventarizuar 1463 problematika, nga më të ndryshimet, por pjesa më e madhe lidhen me lirimin e hapësirave publike.

Numri një i qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë durim në pritjen për zgjidhjen e problematikave të shprehura, ndërsa u kërkon të mos ndalojnë ankesat. 

"Një rilindje urbane 2.0. Kjo përmbledhje këtu ka 1463 çështje të identifikuara. Shumica janë të lidhura me zonën e hapësirës publike dhe prekin praktikisht jetën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Bashkinë e Tiranës. Dua të falenderoj IKMT Tiranë që po bën një punë intensive dhe po përpiqet që t’i adresojë problematikat në mënyrën e duhur. Volumi është tejet i madh dhe duhet t’u them edhe qytetarëve që është shumë e qartë që kanë krijuar një lloj pritshmërie dhe çojnë vazhdimisht ankesat e tyre. Të gjitha do të adresohen, por duan pak kohë, edhe për faktin që edhe në shumë raste kur IKMT duhet se erdhi në bllok, bëri gjë, lihet procesverbal, njoftime, u lihet mundësia që atyre që largohen, t’i çmontojnë vetë. Ka filluar e njëjta gjë edhe një pjesë te qytetet e tjera, Durrës, Shkodër, që i kam parë edhe më afër edhe për shkak të detyrimit si deputet dhe për shkak të situatës që ngriti siparin e kësaj përpjekjeje që u krijua me ndërtimet e paligjshme në Theth. Për të mos u zgjatur nga ana ime në këtë pjesë, dua vetëm t’ju informoj që kemi një axhendë të ngjeshur, pasi kemi disa grupe pune. Është në radhë të parë ky grup i madh i këtyre deputetëve që janë kthyer në terren. Përveç kësaj skuadre janë edhe një sërë të tjera, janë disa grupe pune: një grup që drejtohet nga zv.kryeministri në lidhje me analizën e shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, një grup që koordinohet nga Ministria e Financave lidhur me analizën e financave, një grup që koordinohet nga drejtues",- tha Rama.
 

Ky është takimi i dytë i Kryeministrit Rama me deputetët dhe drejtuesit e Bashkisë Tiranës. Takimi zhvillohet në Hotel Tirana.

 

Ora 19:16
Rama: Do të krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, me përfaqësi në çdo rajon

1753118525_EDIRAMA.JPG

Në takimin me deputetë të Tiranës dhe drejtues të bashkisë së pushtetit vendor në kryeqytet, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

“Do të procedojmë më pas në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit si një agjenci me shtrirje në territor dhe me përfaqësi në çdo rajon. Të gjitha bashkitë do ta kenë më të lehtë për sa i përket planifikimit dhe zhvillimit të territorit, gjë që do t’i ndihmojë shumë bashkitë e vogla sidomos”.- tha Rama.

Ora 19:15
Kryeministri Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet për godinat me qëllime përfitimi

Të gjitha ndërtimet pa leje për qëllimi përfitimi që janë legalizuar, do të anulohen. Kështu ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar pas vitit 2020 për qëllime fitimi, nuk do të legalizohet.

“Legalizimi, është një terminologji abuzive e përdorur nga individë, subjekte që për qëllim fitimi fillojnë zaptime të hapësirave publike dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces legalizimi. Procesi i legalizimit me ligj është mbyllur në vitin 2020, që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet.

Do t’i konsiderojmë të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, dhe interesi publik do prevalojë në të gjitha rastet kur do duhet të bëhet një ndërhyrje dhe askush nuk mund të nxjerrë një copë letër të thotë jam në proces”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.

Ora 19:03
Rama: Konfiskojmë objektet e braktisura nga 90' dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

 

Në takimin me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe procesin e Rindërtimit, që vijon ende prej vitit 2019.

“Ne kemi bërë disa ndërhyrje të arsyeshme në legjislacion pas tërmetit, por ka pasur devijime. Por këto devijime kanë rol disa kategori, përfshirë edhe ndërtuesit. Për këtë arsye do të adresojmë problematikën e sigurisë së ndërtimeve, jo vetëm si siguri ndaj tërmeteve, por si siguri në funksion në marrëveshje me shtetin për lejen e ndërtimit. Bashkë me sigurimin jemi duke diskutuar dhe një garanci bankare për të gjithë ata që marrin leje ndërtimi”,- tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve 90’. Gjithashtu ai theksoi se do të konfiskohen edhe objektet në të cilat është shkelur leja e ndërtimit përtej masës 2% të kufirit të parashikuar në leje.

“Nga ana tjetër, do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90, që qëndrojnë si karakatinë dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anë e kanë shkelur edhe të ligjshme edhe të ndërlikuara, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me 2% të kufijve të lejes. 2% është krejtësisht e arsyeshme që është edhe në vende të tjera të botës, por kur ky 2% kapërcehet, kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese. Paligjshmëria është e plotë sepse shkelje në ndërtim dhe ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi bëhen në vetëdije dhe janë një shkelje në vazhdim e ligjit. Kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në dyert e shtetit”,- tha Rama.

Numri një i qeverisë kritikoi edhe kantieret e ndërtimeve në vend, të cilat tha se janë ngritur në mosrespektim të asnjë kriteri sigurie apo të mbrojtjes së mjedisit.

“Kantiere që nuk kanë lidhje fare me asnjë lloj rregulli, as për të tjerët rreth e rrotull, as për mjedisin, as për hapësirën, as për sigurinë. Kantiere që nuk janë kantiere. Për këtë arsye do të bëhet edhe një ndërhyrje kuptimplote edhe në raport me kantierët e ndërtimit, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një kantier ndërtimi. Ka edhe një “sport tjetër”: ku ata ndërtues apo zhvillues që marrin një leje, po ende pa marrë dokumentin, kuturisen të fillojnë të hapin gropa, me demek që po hapin kantier, e me abuzim përdoret neni 6 a 7 për ndërtime praprakë”,- tha Rama.

Ora 19:03
Rama: Kush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do konsiderohet vepër penale

1753115814_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dorë të hekurt ndaj kujtdo që bllokon rrugë apo vendos tra në hapësira të përbashkëta mes pallateve, me pretendimin se është pronë e tij, do të konsiderohet vepër penale.

Në fjalën e tij në takimin e dytë në Tiranë me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, Rama tha se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë.

“Është okupuar një territor brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin se është prona ime. Kjo do konsiderohet vepër penale. Në rast se dikush vendos tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty se është prona e vetë mes pallateve, kjo është vepër penale. Çdo lloj okupimi tjetër, zënie tjetër e rrugës, çdo lloj bllokimi që u shkaktohet njerëzve, është vepër penale, e kemi konsultuar me të gjitha legjislacionet dhe nuk ndodh në një qytet me rend ligjor që dikush në emër të pronës së vetë të bëjë ç’të dojë kur nuk është në pyll, por është në qytet. Kemi adresuar me ligjin e fundit për bashkëpronësinë, një element shumë të rëndësishëm që prej kohësh nuk është adresuar dhe prandaj ka prodhuar probleme, elementin e bashkëpronësisë përreth truallit të një godine”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ora 19:01
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron inspektorët: Të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

 

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, tha se ata inspektorët e mbrojtjes së territorit, duhet që të mbajën përgjegjësi në rastet kur kanë lejuar ndërtime pa leje.  

‘Në këto masa do të vendoset edhe përgjegjësia e inspektorëve të mbrojtjes së territorit dhe e shefave për çdo lloj ndërtimi pa leje që si ka rënë në sy. Sepse është pa kuptim që të vendosësh përgjegjësinë penale për një ngjarje, por kur bëhet fjalë për zhvillime që ndodhin me javë dhe me muaj me radhë në sytë e të gjithëve dhe askush si denoncon, atëherë këtu kjo është bashkëjafësi. Njerëz që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta në këtë farë feje, prandaj dihet të marrtin përgjegjësinë e tyre dhe të mbulojnë territorin sipas përgjegjësive që kanë.

Policia e shtetit duhet që të informohet ka ose jo leje ndërtimi, pastaj po e zbaton lejen apo jo kjo është çështje e policisë bashkiake dhe e atyre që bëjnë akt kontrollet nga ana e bashkisë, që janë të gjithë për ndjekje penale sepse firmosin akt kontrolle sipas qejfit të ndërtuesit’, tha ai.  

Ora 18:48
Rama: Listë të zezë për ndërtuesit abuzues, do të humbasin të drejtën për të marrë leje ndërtimi

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria, në kuadër të reformës së territorit.

“Kemi diskutuar dhe do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të ndërtuesve dhe investitorëve që abuzojnë me territorin dhe shkelin lejet e ndërtimit. Kush hyn në listën e zezë do humbasë të drejtë të marrë leje ndërtimi dhe do penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit. Do marrim masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit te zona ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, që nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo edhe të tjerë si ata, që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore, ose duke bërë edhe shitje të dyfishta. Masat për këtë kategori do jenë drastike dhe ju bëj thirrje të vrapojnë ta zgjidhin këtë problematikë sa pa dalë së shpejti ky akt normativ, se pastaj do gjejnë një bela që do ta kenë shumë të vështirë”.

S.B/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • mondi: 21/07/2025 16:41

    Propozojme ta shkrish pushtetin vendor me ate qendror. mbreteri me mire.

    Përgjigju
    • Pali: 21/07/2025 17:11

      jeni ok shoku Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?