Politikë

Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita

10 Qershor, 07:34| Përditesimi: 10 Qershor, 13:52

  • Share

Pas gati 1 muaj mungesë, apo reflektimi për mandatin e katërt siç e cilëson ai, Edi Rama iu rikthye komunikimit “sy m’sy” me komentuesit në rrjetet sociale. Nga zyra e tij, kryeministri konfirmoi lajmin se së shpejti Shqipëria do të çelë një tjetër grupkapitull me Bashkimin Evropian.

“Urojmë, shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit të hapim edhe grupkapitullin e fundit, që t’i kemi të gjitha të hapura.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë një sukses të jashtëzakonshëm, për të cilin po flitet ende nëpër korridoret evropiane. Ai njoftoi edhe nisjen e punës për samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Nuk është herët, tha kreu i qeverisë, duke marrë parasysh se rëndësinë që ka një eveniment i tillë.

“Ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës. Topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit.", tha ai.

Njoftoi gjithashtu se janë në diskutime për të sjellë në Shqipëri “The Globe Soccer Awards”, një event qër vlerëson arritjet në futboll. Kreu i qeverisë tha se organizatorët janë në diskutime me Madridin dhe me Tiranën për zhvillimin e edicionit evropian, ndërsa shtoi se beson dhe ka shumë arsye që zgjedhja do të jetë kryeqyteti shqiptar.

“Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, shtoi kreu i qeverisë.

Nuk kurseu ironinë edhe ndaj opozitës. Thumboi Lulzim Bashën, i cili është “zhdukur” pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhje, teksa iu përgjigj një komentuesi që i shkruante nëse është gjallë.

“Gjallë jam. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”, iu përgjigj Rama.

Thumboi edhe Sali Berishën, duke thënë: “Mjafton të ndiqni të tjerë gjatë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull.”

Paralajmëroi gjithashtu edhe një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. 

“Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.

Ora 09:26
‘Plani i ri pastrimi në Tiranë’, Rama: I japim fund zaptimeve me trarë për parkimin e makinave! S’mund ta përdorësh pronën si të duash

 

Në komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. Pavarësisht se ke një pronë, Rama tha se nuk mund të përdoret sipas dëshirës, dhe ti vendoset trau qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi.

“Sa i përket atyre miniparqeve që i doni dhe i kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që ndërtohet aty ku ju doni një minipark, kini parasysh që ka dhe prona private. Janë të drejtat e pronarëve, nuk është se ti sheh një hapësirë atje dhe thua hajd se po i futemi dhe po i bëjmë, se ajo hapësira ka pronarë. Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.

Ora 09:21
Sezoni turistik/ Rama: Kemi një plan ambicioz, plazhet s’do të jenë më ekskluzivitet i atyre që...

1749537902_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, tha se do të organizojnë një fushatë promocioni dhe informimi të saktë për mënyrën se si mund të aplikohet për “Paketën e Maleve” dhe për strategjinë që kanë për zhvillimin rural. Për këtë tha kreu i qeverisë do të zhvillojnë konsultime nga fermerë, ekspertë të fushës dhe akademikë për të marrë sugjerime dhe opinionet e tyre.

Sa i përket hapësirës publike në plazhe, Rama tha se çdot vit e më shumë po vënë më shumë disiplinë. Duke iu përgjigjur një komentuesi, Rama tha se me planin që d të vënë në zbatim këtë vit, do të ketë ndryshim radikal nga një vit më parë.

"Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë, krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë mundësi apo duan që të shërbehen në hapësira të administruara privatisht dhe mbi të gjitha plazhet duhet të ofrojnë mundësi për ata që duan të jenë të lirë dhe të pa cenuar në të drejtën për të marrë kënaqësinë e tyre nga një aset publik, duke shfrytëzuar hapësirë publike. Dhe plani që do të zbatohet knga ky vit është ambicioz dhe ka ndrysim radikal nga vjet, dhe jemi duke e ndjekur sapo ka filluar. “, tha Rama.

Ora 09:14
Rama: Muze për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, në diskutime për të marrë edhe një muze të madh europian në Tiranë

 

Në komunikimin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht te zhvillimi i kulturës dhe sportit në vend. Duke iu përgjigjur një komentuesi që iu ankua për mungesë kinemash, teatrosh e muzesh, kryeministri Edi Rama i listoi disa prej tyre. Ndërsa zbuloi se bashkë me Bashkinë e Tiranës po punohet për të hapur një muze tjetër për etnografinë dhe artin e periudhës islamike, ndërkohë që Muzeu Kombëtar do të transformohet tërësisht. Rama tha se jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.

“Tirana ka kinema, jo një por disa. Informohu dhe shko shiko filma në kinema, nëse ke dëshirë. Tirana ka teatër, informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet dhe teatri i ri kombëtar, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galeri kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për galerinë kombëtare që do jetë e transformuar. Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë i transformuar. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës për një muze tjetër, etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa po në Tiranë. Më duket se Tirana ka edhe muze dhe do ketë edhe me shumë muze. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë. Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet. Jemi duke punuar për parkime të reja, ka një sërë parkimesh nëntokësore. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë që të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira”, tha Rama.

Ora 09:13
‘Shyqyr që u zgjove pas zgjedhjeve’, Rama i kthehet komentuesit: Mos ma ki fare merak, më qaj hallin që s’më zë gjumi

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi, i cili i tha “shyqyr që u zgjove nga gjumi”. Rama iu përgjigj duke thënë komentuesit që mos ta ketë merak fare, por t’i qajë hallin që për periudha të tëra nuk e zë gjumi fare.

“Rri i sigurt që unë i zgjuar jam, në kuptimin rri zgjuar se kështu më takon, deri kur ti bie të flesh dhe zgjohem para se ti të zgjohesh, sepse e ndjej se këtë detyrim kam pavarësisht nëse ti më kë votuar ose jo, unë jam këtu për ti shërbyer të gjithëve. Mos ma ki fare merak, nëse do të më qash hallin, qaj hallin që për periudha të tëra nuk më zë gjumi fare”, iu përgjigj Rama.

Ora 08:50
‘Unë gjallë jam, po Luli?’, Rama thumbon Berishën: Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën teksa po i përgjigjej një ndjekësi. Teksa ndjekësi i shkruante nëse është gjallë, Rama ia ktheu: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

Kreu i qeverisë thumboi edhe Sali Berishën, i cili ka qenë i “zënë” për të dokumentuar vjedhjen e zgjedhjeve. Rama, duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi, tha se mjafton të shohë se në çfarë "derexheje mendore" janë katandisur të tjerët. 

“Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh. Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull.”, u shpreh Rama.

Ora 08:48
'Në diskutime për të sjellë Globe Soccer Awards në Shqipëri', Rama: Do ishte fantastike që çmimin e futbollistit të vitit Lamine Yaman t’ia japim në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, njoftoi se janë në diskutime për të sjellë në Shqipëri edicionin evropian të “Globe Soccer Awards”. Ai tha se janë në “garë” me Madridin për të mbajtur eventin ku vlerësohen arritjet në futboll, teksa tha se ka shumë arsye për të besuar se zgjedhja do të jetë Tirana.

Rama shtoi se do të ishte fantastike nëse çmimit i futbollistit më të mirë do t’i jepej Lamine Yamal në Tiranë.

"Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit, eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.

Gjithashtu Rama foli edhe për investimet e huaja duke thënë se janë në diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, teknologjisë si edhe inteligjencës artificiale. Rama tha se po punojnë për projekte për të shtrirë edhe disiplina të tjera sportive në shkolla.

“Ka gjëra shumë të nevojshme sa i përket të rinjve, apo fëmijëve, konkretisht për sportin në shkolla që siç kemi folur gjatë fushatës do të shtrijmë aktivitetin në shkolla, edhe në fusha të tjera. Do të punojmë për të krijuar hapësira për talente për disiplina të tjera. Disiplina për sportin individual të mundjes peshëngritjes tek shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit në një star, shqiptar një djalë i ri emigrant në Republikën Çeke, i cili së bashku me një grup ku ka dhe shqiptarë të tjerë, zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984. Ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika”, tha ai.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 10/06/2025 19:42

    Z. Kryeministër, meqë keni marrë një zotim ambicioz, dhe uroj shumë të bëhet real, duhet që përkrah mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027, të keni rritur edhe pagat në një mesatare të Bashkimit Europian. Ose të paktën duhet të jenë çmimet të tilla që për ushqime të shpenzohet njëlloj sa shpenzojnë edhe qytetarët në BE. Këtu për momentin vetëm për ushqime shpenzohet më shumë se 50-60% e pagës. Ndërsa një qytetar në BE nuk kalon më shumë se 25-30% të pagës. Kështu që mendoj që bashkë me mbylljen e negociatave të përafrohet edhe ky raport pagë/çmim jetese. Dhe besoj ose duhen rritur rrogat ose duhen ulur çmimet. Meqë çmimet në një sistem të tregtisë së lirë nuk i vendos shteti, atëherë mbetet vetëm rritja e rrogave në mesataren e BE-së.

    Përgjigju
  • Real: 10/06/2025 10:59

    Po per te mbyllur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket situata e trafikut në vend?